LIVE UPDATES
Politike

'DW' zbulon qëllimin e vizitës së Söder: Në Shqipëri do hapen zyra pune, shqiptarët mund të punojnë në Bavari

Kryeministri i Landit Federal të Bavarisë, Markus Söder, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Nënshkruhet një Deklaratë e Përbashkët për bashkëpunim në disa fusha.

14 Shkurt 2023, 13:45 Nga A.B
'DW' zbulon qëllimin e vizitës së Söder: Në
Markus Söder dhe Edi Rama

TIRANË- Në konferencën e përbashkët për shtyp (13.02.2023) mes kryeministrit të landit federal të Bavarisë, Markus Söder dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u bë e ditur se ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për bashkëpunim në ekonomi, drejtësi, teknologji dhe ngritjen e një komisioni të përbashkët qeveritar në të dyja vendet për këtë qëllim.

Kryeministri bavarez Söder foli në Tiranë për forcim të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë me vendet e Europës Jug-Lindore dhe solli shpresa për përshpejtim të procesit të hyrjes në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP ) mes tyre edhe Shqipëria.

"Kemi ndjesinë që në Europë ka boshte të tjera, shumë pak shihet drejt Europës Juglindore, drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të përforcohen ndjenjat e miqësisë dhe të fqinjësisë. Europa do të jetë e fortë vetëm nëse këto marrëdhënie përforcohen. Duhet ta bashkojmë sa më fortë të jetë e mundur Europën tonë. Ky bashkim është shumë i rëndësishëm edhe për Ballkanin Perëndimor”, tha në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri i Landit Federal të Bavarisë, Markus Söder duke lënë të kuptohet aspiratën e vendeve të BP për të hyrë në BE.      

Ai solli në vëmendje lidhjen historike të Bavarisë me Shqipërinë që prej vizitës së parë misterioze në 1984 në kohën e diktaturës komuniste, të kryeministrit të atëhershëm bavarez, Franz Jozef Strauss, kryetar i Unionit Kristian-Social të Gjermanisë që hapi rrugën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë së atëhershme komuniste dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

"Ne e shikojmë veten si hapës të dyerve, si fqinj, si ura lidhëse”, theksoi kryeministri bavarez Markus Söder.

Soder: Hapim dyert e ekonomisë bavareze për Shqipërinë

Me këto fjalë kryeministri bavarez, Markus Söder prezantoi qëllimin e vizitës së tij të planifikuar në Tiranë dhe lajmin për ngritjen e zyrës së zhvillimit të sipërmarrjeve bavarezë në Shqipëri. "Ekonomia dhe sipërmarrjet bavareze do të hapin në Shqipëri  një zyrë kontaktesh, që do të funksionojë në të dyja drejtimet, nga Bavaria në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas. Do të kemi mbështetjen e investimeve nga Bavaria në Shqipëri dhe nga ana tjetër mbështetjen e kualifikimeve të fuqisë punëtore në Shqipëri. Njerëzit nga Shqipëria mund të vijnë dhe të punojnë në Bavari në profesione të ndryshme. Është një situatë përfitimi nga të dyja palët”, tha kryeministri Söder në Tiranë.

Kryeminisri i Shqipërisë, Rama e vlerësoi ngritjen e zyrës së sipërpërmendur si "një kthesë të rëndësishme, një nivel tjetër në marrëdhëniet shumë të mira mes Bavarisë dhe Shqipërisë, si një ekuilibër ku të dyja palët përfitojnë, si një marrveshje win-win.”

"Kjo zyrë do t'i shërbejë thithjes së më shumë investimeve nga Bavaria por edhe lidhjes, njohjes më të afërt të të gjithë mënyrës së zhvillimit të sipërmarrjes me përfitueshmëri për të dyja vendet”, tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kryeministri bavarezMarkus Söder foli për bashkëpunim në bujqësi, arsim, polici por edhe kulturë. "Ne e pranojmë ofertën e Shqipërisë për të ngritur këtu një shtëpi bavareze, me kulturë bavareze”, tha Söder

Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike për kryeministrin bavarez Söder

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryeministri bavarez, MarkusSöder u nderua me këtë medalje të lartë nga kryeministri Rama për "mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duke mos kursyer asnjë përpjekje për të konsoliduar proceset integruese, për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e marrdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Bavarisë dhe Shqipërisë.” Kryeministri Rama, në fjalën e mbajtur me rastin e dhënies së medaljes, e vlerësoi Franz Josef Strauss si një personalitet "legjendar, si babain e Bavarisë moderne”./Marre nga DW

markus söder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet