21 Shtator 2022, 22:11
Nga DOSJA

ITALI- Nga e kaluara te Juventus, në të tashmen dhe të ardhmen në Romë. Paulo Dybala flet nga grumbullimi me Kombëtaren argjentinase. Sulmuesi ndodhet në Miaimi, edhe pse ende jo plotësisht i disponueshëm për shkak të atij problemi me pulplën e këmbës së majtë që e detyroi të humbasë ndeshjen kundër Atalantës.
"Te Roma u ndjeva përsëri i rëndësishëm. Vitet e fundit te Juventus nuk kanë qenë të lehta, një ndryshim i ambjentit më bëri mirë. Mourinho më thirri dhe brenda pak minutash vendosa. Ai si dhe drejtori sportiv Tiago Pinto më treguan për projektin. Të qenit protagonist në një ekip si ky më ndihmon shumë. Mirëpritja e tifozëve? Ishte e pazakontë. Tifozi i Romës është i ngjashëm me tifozin argjentinas për nga pasioni."
Mourinho ka shtyrë fort që të ketë Dybalan në merkaton e verës. Argjentinasi në intervistë zbuloi një detaj të veçantë për transferimin e tij te Roma: "Sezonin e kaluar kur isha te Juventus, skuadra po fitonte në Romë 4-3 dhe trajneri më largoi. Mourinho iu afrua pankinës për të më përshëndetur dhe më tha: "Ti je një fenomen." Ky episod më mbeti në mendje, por nuk mund ta dija se çfarë do të ndodhte me rinovimin te Juve.
Kur më thirri për herë të parë, më pyeti nëse e mbaja mend atë moment. Unë: "Sigurisht, si mund ta harroja. Ishte një nder." Pastaj më tha: "Epo tani duhet ta bësh për mua." Më thirri edhe në ditët në vijim dhe ishte e lehtë për të vendosur. Puna me të është e lehtë, flet për gjithçka, i njeh të gjithë lojtarët, nga elita deri te kategoria e tretë. Ai ka një grup njerëzish që punojnë shumë mirë. U habita nga përulësia e Mourinhos, ai i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë. Ndonjëherë ai mund të japë një ' imazh ndryshe për atë që shihni në fushë, pastaj e pashë edhe të zemëruar. .. Jam shumë i lumtur te Roma, kur ndihesh mirë është më e lehtë”.
E.Ç (Dosja.al)
juventus dybala roma
Sport
21 Shtator 2022, 22:01
ITALI- Pas humbjes në Udine, Interi rifilloi stërvitjen në Appiano Gentile të mërkurën. Me mungesën e 15 lojtarëve p&e...
Sport
21 Shtator 2022, 21:31
SHBA- Sergio Busquets pas 17 vitesh është gati t'i japë lamtumirën Barcelonës. Kontrata e 34-vjeçarit do të përfundo...
Sport
21 Shtator 2022, 21:25
ANGLI- Chelsea e kishte punësuar për më pak se një muaj, por befas vendosi ta pushonte në vend. Megjithatë, tani është...
Sport
21 Shtator 2022, 17:54
SHBA-Imazhet e fundit të Mike Tyson kanë trembur jo pak fansat. Ish-kampioni i botës në boks u fotografua në një karrige me rrota,...
Sport
21 Shtator 2022, 16:41
FRANCE - Edhe tre vjet pas aksidentit, që vrau Emiliano Sala, atëherë sulmuesi i Nantes që kishte nënshkruar me Cardiff, vazhdojn&eum...
Sport
21 Shtator 2022, 16:03
PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit njoftoi këtë të mërkurë largimin e Pepes nga kombëtarja me urdhër të trajne...
Sport
21 Shtator 2022, 15:48
TIRANE - Pas një periudhe armëpushimi mes përfaqësueses së Dardanëve dhe Kombëtares kuqezi, duket se zgjedhja e dy mesfusho...
Sport
21 Shtator 2022, 15:30
GJERMANI - Kombëtarja e Gjermanisë ka njoftuar dy raste pozitiv me Covid-19. Portieri Manuel Neuer dhe mesfushori Leon Goretzka, të dy nga...
Sport
21 Shtator 2022, 15:16
FRANCE - Sipas një shënimi të lëshuar nga revista ‘France Football’ dhe gazeta ‘L'Équipe’, organizatorë...
Sport
21 Shtator 2022, 15:00
FRANCE - Sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappé, do të përfshihet në rastin...