LIVE UPDATES
Politike

"E ngritur mbi një tokë në pronësi të Komunitetit Mysliman Shqiptar", VOA: Rama dhe Erdogan inaugurojnë Xhaminë e Namazgjasë

E ngritur mbi një tokë në pronësi të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, u financua nga Komiteti për Çështjet Fetare në Turqi dhe fondacioni fetar, Diyanet, të cilët ofruan 30 milionë euro. Punimet kanë kohë që kanë mbaruar, por inaugurimi i Xhamisë u pengua për disa vite.

10 Tetor 2024, 20:44 Nga M.B
"E ngritur mbi një tokë në pronësi të Komunitetit
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

TIRANA- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përuruan së bashku të enjten Xhaminë së Namazgjasë në Tiranë. Ndërsa zoti Rama theksoi faktin se me këtë vepër, edhe Komuniteti mysliman, ashtu si dhe komunitetet e tjera fetare do të ketë objektin e tij qendror të kultit, presidenti Erdogan, shfrytëzoi fjalën e tij në ceremoni duke evokuar lidhjet shekullore të Turqisë me Ballkanin, për të përfunduar me akuza të forta ndaj Izraelit për konfliktin në Gazë duke folur për “terrorizëm shtetëror ndaj Palestinës”.

E ngritur mbi një tokë në pronësi të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, u financua nga Komiteti për Çështjet Fetare në Turqi dhe fondacioni fetar, Diyanet, të cilët ofruan 30 milionë euro. Punimet kanë kohë që kanë mbaruar, por inaugurimi i Xhamisë u pengua për disa vite. Autoritetet turke i kanë konsideruar drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, si nën ndikimin e rrjetit të klerikut Fetah Gylen, i cilësuar nga Ankaraja si përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.

Në ceremoninë e sotme, drejtuesit e lartë të Komunitetit mysliman shqiptar, nuk ishin të pranishëm. Ky Komunitet u përfaqësua nga Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili megjithatë nuk pati rol në ceremoninë e cila u mbyll nga një imam turk. Myftiu Teqja mësohet se do të jetë dhe drejtuesi i Xhamisë së Namazgjasë. Ajo parashikohet të administrohet nga një fondacion i drejtuar po nga imami i saj Teqja, por në përbërje të tij do të ketë dhe përfaqësuesë nga Turqia.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi harmoninë fetare në Shqipëri, ndërsa duke ju referuar Kuranit, ai përdori citime të një figure të njohur të vendit Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu, një nga arkitektët e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 nga Turqia. “Kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror të më në fund shpalosur të identitetit tonë të mbështjellë brenda tij. Flamur që lind Shën Konstandinin, pajton islamin dhe krishterimin, shpall mes feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin”, u shpreh zoti Rama i cili e mbylli fjalën e tij duke përmendur “flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”.

Presidenti turk Erdogan, vuri disa herë në dukje se Xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan, rajon me të cilin, lidhjet e Turqisë datojnë me shekuj, kujtoi ai, duke evokuar të shkuarën e perandorisë osmane. “Xhamia e Namazgjasë, një xhami më e madhja në Ballkan që tashmë do të zërë vendin e saj në kujtimet tona të cilat i kanë rrënjët shumë të thella duke tejkaluar dhe 6 shekuj. Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj mbart, transmeton vlerat që nga tradita për në të ardhmen, integron pra vlerat e tjera të lashtësisë dhe historisë sonë dhe deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit dhe sidomos, siç e shikoni, serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan”.

Menjëherë më pas ai shfrytëzoi sërish rastin për të sulmuar ashpër Izraelin për konfliktin në Gaza duke folur për “gjenocid” dhe “terrorizëm shtetëror që aplikohet në Palestinë’, e duke nënvizuar se “është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra”.

Lufta në Gazë u shkaktua nga militantët e udhëhequr nga Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, i cili sulmoi një vit më parë, pjesën jugore të Izraelit duke vrarë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Rreth 100 pengje vazhdojnë të jenë në duart e militantëve, një e treta e të cilëve mendohet se kanë vdekur. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të vdekurve që prej fillimit të luftës i ka kaluar të 42,000 personat, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim mes viktimave civile dhe militantëve./ VOA

xhamia e namazgjase

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet