LIVE UPDATES
Politike

E propozuan dje strukturat, Luçiano Boçi e vendos, garon për Primaret e Elbasanit: Kam dakordësinë e grupit të Alibeajt

Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë PD, një ditë pasi demokrati u propozua nga strukturat e qytetit.

14 Nëntor 2022, 10:15 Nga k.m.
E propozuan dje strukturat, Luçiano Boçi e vendos, garon për
Luçiano Boçi

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka prezantar kandidaturën e tij për të garuar në Primaret e Elbasanit, një ditë pasi u propozua nga strukturat e qytetit. Mesa duket pas marrjes së propozimit, Luçiano Boçi ka vendosur që të marrë pjesë në proces, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë kundërshtar. 

Luçiano Boçi i cili shpalli sot kandidaturën e tij për Primaret në garën për kryetar të Bashkisë së Elbasanit tha se ka mbështetjen dhe dakordësinë dhe të grupit tjetër të PD që nuk mbështesin Sali Berishën lidhur me kandidaturën e tij, duke shtuar se gara me socialistët në këtë qark është e vështirë.

“Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do të jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit. Nuk kam raste që ka anëtarë apo njerëz të tjerë simpatizantë që janë kundër daljes së një kandidati se ai që propozon, propozon një e nuk vendos kushte që duhet patjetër që njëri të ketë përballë një tjetër. Procesi i përballjes është një proces natyral brenda një gare si janë primaret por dhe kandidimet e tjera. Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD. Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë. Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale.

Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit. Unë shpesh bëj refleksionet e mia, e më ngjan vetja shpesh në Elbasan si ai subjekti lirik i poezisë së Xhevahir Spahiut ‘Borxhet e mia’. I kam borxh mbështetjen, suksesin kohën, çdo njeriu që më ka mbështetur, borxh të rinjve të Elbasanit që sot përjetojnë shpopullimin e dyfishtë, borxh fermerëve, prindërve tanë për një jetë më të mirë, çdo fëmijë i kemi borxh për të sjellë një jetë më të mirë e më të qetë. Në atë frikën time, shqetësimin e kam parë gjithmonë Elbasanin që ka ecur vetëm në dy dimensione gjatë këtyre dy viteve. Nga e sotmja shkon drejt të shkuarës. Një ecje mbrapsht, ndaj dua të angazhohem bashkë me qytetarët e mi të përpiqemi me durim t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm. E di shumë mirë që beteja ime nuk është e lehtë, beteja ime është me Edi Ramën, me korrupsionin, me paratë e pista,“-tha ai.

Po ashtu, Boçi foli edhe për pasardhësin e tij në Kuvend, por nuk e ndau se në cilën anë ishte pasuesi, mbështetës i Sali Berishës, apo i grupimit të Enkelejd Alibeajt. 

“Mua më zëvendëson Qani Xhafa, njëri që respektohet në zonë. Nuk ka një pozicionimin e tij. Ka qenë gjithmonë për qytetarët. Qëndrimin e tij, ai do e artikulojë vetë në momentin që do të marrë mandatin,“-tha demokrati.

FJALA E PLOTE:

Të nderuar demokratë, të nderuar banorë të Elbasanit tim të dashur, kudo që jeni, ju përshendes.

Dua të ndaj sot me ju përndryshe nga çdo herë kur kam dalë në këtë foltore, përgjegjësinë time për të qenë pjesë e garës për kandidat për Bashkinë e Elbasanit.

E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve.

Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore.

E them ketë sepse e tillë ka qenë dhe mbetet lidhja ime me Elbasanin krejtësisht tokësore, e pandarë dhe pjesë e rëndësishme e fatit tim politik, fatit familjar dhe social.

Në mijëraditët e viteve të mia politike që nuk janë aq pak ditët gjatë të cilave e kam “tradhëtuar” Elbasanin numërohen me gishtat e dorës. Por shpesh dhe në këto raste për të mirën e tij.

Çdo sukses i imi, mban vulen e mbështetjes së pakufi dhe vlerësimit të patjetërsueshëm që më kanë dhënë bashkëqytetarë e mi pa asnjë dallim partiak, mban vulën e profesoreve të mi të nderuar, të kolegëve e studentëve të mi, e shokëve të fëmijërisë e rinisë, të lagjeve dhe fshatrave të tëra të Elbasanit.

Çdo arritje e imja ka në themel, punën, djersën e sakrificën e mijëra demokratëve që më kanë përkrahur pa asnjë interes, pa asnjë mëdyshje, por gjithmonë me besim të plotë e entuziazëm të sinqertë.

Prandaj sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë “Borxhet e mia”

Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:
I kam borxh suksesin
I kam borxh mbështjen
I kam borxh kohën
Përkushtimin, arritjet.
I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar
I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla cilësore
I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës
I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar
I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.

Dhe dua ti shlyej këto borxhe.
Ti shlyej duke punuar bashke me durim:
Që qytetin tia kthejme njerëzve
Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm
Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit
Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.
Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.
Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.

Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!

Aktualisht, Boçi mban pozicionin e kreut të Grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Deri më tani, interes më të lartë ka për Tiranën, pasi në garë janë 7 emra; 1. Adriana Kalaja, 2. Belind Këlliçi, 3. Enkelejda Fejzo, 4. Fatmir Merkoçi, 5. Gerti Bogdani, 6. Ilir Alimehmeti dhe 7. Julian Deda

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

luçiano boçi primaret ne pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj