13 Nëntor 2022, 13:30
Nga I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës para kryeministrisë. Me anë të një postimi në TikTok, Berisha ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, ndërkohë që ka theksuar se me pjesëmarrjen e tyre e kanë bërë këtë protestë të jashtëzakonshme. Po ashtu Berisha ka shtuar se së bashku ata janë njerëz të rekordeve dhe se treni që është nisur nuk ka për tu ndalur më.
"Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!", tha Berisha.
Për tre orë rresht, Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë zhvilluar një protestë paqësore. Ditën e djeshme në orën 16:00, mijëra qytetarë u grumbulluan para Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkuan rrëzimin e qeverisë e kryeministri Edi Rama. Në total folën 20 persona, pedagogë, aktivistë e deputetë. Të gjithë numëruan dështimet e qeverisë dhe kërkuan ndërrimin e pushtetit. Vetë kryedemokrati Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shprehur se Rama do të vendoset para drejtësisë e do të përfundojë në burg për vjedhjen e qytetarëve. Të dy krerët e partive opozitare premtuan ndryshime rrënjësore në vend.
sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022
Politike
13 Nëntor 2022, 12:22
A.B
Te pranishmit
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar një ceremoni përkujtimore në Tiranë për ushtarët brit...
Politike
13 Nëntor 2022, 11:33
A.B
Nard Ndoka
TIRANË- Protesta e djeshme e Partisë Demokratike, bëri bashkë politikanë të shumtë. Mes tyre ishte dhe Nard N...
Politike
12 Nëntor 2022, 22:13
I.A
Damian Gjiknuri dhe Frida Krifca
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka bërë një ...
Politike
12 Nëntor 2022, 21:56
F.M
Protesta
TIRANË- Washington Post i ka kushtuar një artikull protestës së sotme në Tiranë që u zhvillua nga Opozita e Bas...
Politike
12 Nëntor 2022, 21:09
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se do të ketë protesta të njëpasnj&eu...
Politike
12 Nëntor 2022, 21:06
F.M
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula kanë folur sot pasi ishin të pranishëm në prote...
Politike
12 Nëntor 2022, 20:59
Protesta e Opozitës
TIRANË- Në protestën e thirrur nga dy parti opozitare shqiptare, qytetarë të shumtë protestuan n&eum...
Politike
12 Nëntor 2022, 19:32
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Me anë të nj&eum...
Politike
12 Nëntor 2022, 19:24
k.m.
Taulant Balla
TIRANË- Pas mbylljes së protestës së opozitës, ka ardhur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialist...
Politike
12 Nëntor 2022, 19:14
I.A
Gent Strazimiri
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar shoqërimin e protestuesit nga policia. Duke folur pë...