LIVE UPDATES
Politike

REL pasqyron protestën e Opozitës: Kërkojnë largimin e Qeverisë Rama

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit para protestuesve, akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion dhe zhytje të vendit në varfëri. Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos e mbështesin kreun e Qeverisë shqiptare.

12 Nëntor 2022, 20:59 Nga DOSJA
REL pasqyron protestën e Opozitës: Kërkojnë largimin e
Protesta e Opozitës

TIRANË- Në protestën e thirrur nga dy parti opozitare shqiptare, qytetarë të shumtë protestuan në Tiranë kundër ekzekutivit të udhëhequr nga Edi Rama. Protestuesit nga Tirana dhe rrethet e tjera u grumbulluan fillimisht para selive të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL) të PD-së, për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit para protestuesve, akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion dhe zhytje të vendit në varfëri. Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos e mbështesin kreun e Qeverisë shqiptare.

“Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse ai është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve”, theksoi Berisha.

Në fund të fjalës së tij, protestuesve iu kërkua të ndiznin qirinj për ata që i cilësuan viktima të pushtetit. Konkretisht për Ardit Gjoklajn, adoleshenti që humbi jetën më 2016 në deponimin e mbeturinave në Sharrë të Tiranës si dhe Klodian Rashën, i cili u vra nga një punonjës policie pasi theu orën policore gjatë pandemisë së koronavirusit më 2020, dhe Lear Kurtin i cili mbeti o vdekur në rrethana të paqarta gjatë shoqërimit të tij në polici muajin tetor. Fillimisht protestuesit nuk u lejuan nga policia të ngjiten në shkallët e Kryeministrisë për të ndezur qirinj, por më pas arritën të thyenin kordonin e policisë, dhe kjo u shoqërua me disa momente tensioni.

Një person u shoqërua nga policia. Para Kryeministrisë u vendos edhe një gomone, për të simbolizuar emigrimin e shqiptarëve, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, para protestës tha për mediat se Qeveria nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët në këtë protestë.

“Kjo është pranverë demokratike që nuk ndalon. Protesta dhe zgjedhje. E vetmja rrugë është largimi i Edi Ramës", tha Meta.

Ndërkaq, para të protestuesve, Meta akuzoi Qeverinë shqiptare se ka në agjendë "vjedhjen, shkombëtarizimin dhe shpopullimin". Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara, dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe pankarta të ndryshme si: “Rama është brand…në korrupsion”. Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, pas asaj që u zhvillua më 7 korrik. Ndryshe, Rama nuk ishte në Shqipëri në kohën e mbajtjes së protestës, pasi ka marrë pjesë në Forumin e Paqes të mbajtur në Paris të Francës.

Në protestë morën pjesë edhe deputetë të PD-së, që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës, ish-kreut të demokratëve. Ambasada e SHBA në Tiranë më herët gjatë të shtunës u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të shmangin lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi ka paralajmëruar se mund të ketë akte dhune. Në ndërtesën e Qeverisë u ndërmorën disa masa. Dyert e saj u veshën me materiale të forta, ndërsa rreth ndërtesës u vendosën një numër i madh forcash të policisë, por edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po ashtu kishte edhe automjetet ujëhedhëse.

Në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën u angazhuan rreth 1.000 forca policore. Prej orës 15:00 u bllokuan për qarkullimi të automjeteve akset kryesore, si: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II” e të tjera. Në fletushkat që u janë shpërndarë qytetarëve para protestës u listuan dhjetë arsyet pse duhet të protestojnë kundë Qeverisë Rama. Sipas PD-së, kushtet ekonomike janë ndër më të rëndat në rajon, emigracioni është i lartë, korrupsioni në nivele alarmante, ndërsa nismën rajonale, Ballkani i Hapur, e cilëson projekt serbo-rus dhe anti-shqiptar. Nga ana tjetër janë renditur dhjetë masat që PD-ja parashikon të ndërmarrë në një paketë anti-krizë.

Marrë nga REL

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron