12 Nëntor 2022, 21:09
Nga F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se do të ketë protesta të njëpasnjëshme në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Meta tha se do të garantojnë shumë shpejt llogaridhënien për Ramën. Ai u shpreh se protestat do të vijojnë pa mbarim.
“E kemi bërë të qartë protestat do vijojnë pambarim. Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta, Edi Rama pa asnjë diskutim është i detyruar të dëgjojë këngën e numërimit mbrapsht,nuk ka asnjë lloj legjitimiteti, është një shpresëvrasës, për popullin, për të rinjtë e të rejat. Kjo ndodh për shkak të kapjes së shtetit dhe goditjes që i ka dhënë pluralizmit politik. Sot jam i sigurtë se është hedhur një hap përpara për garantimin e llogaridhënies, për Ramën të parin e gjithsecilin,"- tha Meta.
Për tre orë rresht, Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë zhvilluar një protestë paqësore. Në orën 16:00, mijëra qytetarë u grumbulluan para Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkuan rrëzimin e qeverisë e kryeministri Edi Rama. Në total folën 20 persona, pedagogë, aktivistë e deputetë. Të gjithë numëruan dështimet e qeverisë dhe kërkuan ndërrimin e pushtetit. Vetë kryedemokrati Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shprehur se Rama do të vendoset para drejtësisë e do të përfundojë në burg për vjedhjen e qytetarëve. Të dy krerët e partive opozitare premtuan ndryshime rrënjësore në vend.
ilir meta protesta e opozites 12 nentor 2022
Politike
12 Nëntor 2022, 21:06
F.M
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula kanë folur sot pasi ishin të pranishëm në prote...
Politike
12 Nëntor 2022, 20:59
Protesta e Opozitës
TIRANË- Në protestën e thirrur nga dy parti opozitare shqiptare, qytetarë të shumtë protestuan n&eum...
Politike
12 Nëntor 2022, 19:32
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Me anë të nj&eum...
Politike
12 Nëntor 2022, 19:24
k.m.
Taulant Balla
TIRANË- Pas mbylljes së protestës së opozitës, ka ardhur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialist...
Politike
12 Nëntor 2022, 19:14
I.A
Gent Strazimiri
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar shoqërimin e protestuesit nga policia. Duke folur pë...
Politike
12 Nëntor 2022, 18:56
I.A
TIRANË- Qytetarët kaë gjuajtur me bujë të kuqe kryeministrinë në përfundim të protestës. Menjëher&...
Politike
12 Nëntor 2022, 18:50
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha nuk i ka kursyer kërcënimet drejtuar Edi Ramës. Sot, në protestën e opozitës, Be...
Politike
12 Nëntor 2022, 18:44
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje sot SHBA dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtare që t&e...
Politike
12 Nëntor 2022, 18:36
F.M
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, një nga kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, ndodhet sot në protest&...
Politike
12 Nëntor 2022, 18:36
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Foltorja e protestës, Sali Berisha tha se shqiptarët janë populli më i vj...