LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama na e hodhi dorashkën ne dhe BE-së"/ Berisha: Është koha që intelektualët të ngrihen e të mbrojnë interesin publik

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha bëri thirrje që intelektualët, mësuesit, mjekët dhe pedagogët të ngrihen për të mbrojtur interesin publik.

28 Mars 2026, 13:55 Nga I.A
"Edi Rama na e hodhi dorashkën ne dhe BE-së"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka përdorur pushtetin e tij në mënyrë kriminale dhe ka shpërfillur interesin publik, duke i “hedhur dorashkën” edhe Bashkimit Europian. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha bëri thirrje që intelektualët, mësuesit, mjekët dhe pedagogët të ngrihen për të mbrojtur interesin publik.

Berisha theksoi se kjo ndihmon dhe qytetarët që të kuptojnë pasojat e qeverisjes së Ramës, duke e quajtur atë një organizatë kriminale dhe një diktaturë që përdor korrupsionin dhe drogën për të mbajtur pushtetin.

"Për ta mbyllur këtë bisedë, duke ju falënderuar përzemërsisht për pyetjet, komentet dhe çështjet që ngritët, ju ftoj në mënyrë më miqësore të ngrihemi, të bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar shqiptar që rri në heshtje, që konformohet, të dalë nga heshtja e tij, të dalë nga konformizmi i tij. Kurrë ndonjëherë në një vend me pluralizëm, ato që ka bërë Edi Rama kreu i organizatës kriminale nuk i ka bërë njeri. Është detyra jonë të dashur demokrate e demokratë, militante e militantë, të bindim qytetarët, të heqim para syve të tyre, perden e tmerrshme që i pengon të shohin, murin e korrupsionit që ka ngritur Edi Rama para tyre.

Me durim t’u shpjegojmë se cilat janë pasojat katastrofale të mburojës Balluku. Se me mburojën Balluku, Edi Rama u tha shqiptarëve si askush tjetër, që unë ju kam vjedhur, do ju vjedh e do u vjedh dhe se për mua nuk ka ligj. Të ulemi me çdo qytetar që ka fëmijët e tij jashtë vendit, të shpjegoni se ata kanë ikur, jo se Shqipëria është vend shkretëtirë. Shqipëria është vendi më i pasur në pasuri natyrore, por është vendi më i plaçkitur, më i vjedhur, është vendi në të cilin qeveritarët ndajnë fondet publike dhe pasuritë me familjarët e tyre dhe me njëri tjetrin. Me hallat, me tezet, nipat, mbesat me të gjithë. Është vendi në të cilin droga bën ligjin, është vendi në të cilin ligji nuk ekziston për zyrtarët dhe qeveritarët. Me 4 mijë rrënjë kanabis u gjet drejtori i burgut të Peqinit. 4 mijë rrënjë kanabis mbillte drejtori dhe ua shiste sa frëngu pulën të burgosurve drogën e tij.

Ku është? Është i lirë, nuk ka ligj për qeveritarët. Është i lirë, por pse? Sepse paratë i ndante me ministrin, i ndante me Agasin, i ndante me kryeministrin. 
Unë dhashë vetëm këtë shembull, por ka sot me qindra e qindra shembuj të tjerë.
Sot toka publike merret e përvetësohet. Me 4 vendime të Edi Ramës është marrë toka e dhuruar nga pronarët fisnikë të Tiranës për gjimnaz, komunitetit, është marrë dhe i është dhënë Karlo Bolinos, një sikari, një xhelati të fjalës së lirë.
Një xhelati mafioz të fjalës së lirë, që shkarkon një nga gazetarët më të njohur të vendit sepse guxoi të thotë, më thoni një vepër publike të kësaj qeverie që qëndron. I gjendur para faktit të një shembje të 17 rrugëve, të gjitha rrugëve të ndërtuara gjatë këtyre viteve, dhe si atdhetar, si patriot shtroi një pyetje. Pra është koha jo të rrahim gjoksin këtyre qytetarëve, por të ulemi me njerëzi, të ulemi me ta. Ti ftojmë të bashkohen me ne. 

Është koha që çdo intelektual të ulet me kolegun e tij, pavarësisht nga bindjet politike. Të ndalojë në faktin se, cili është roli i intelektualit, misioni i tij ne një shoqëri. Sa herë që ta shqyrtojë, ai nuk duhet të harrojë, pavarësisht nga pasioni që ai ka, për të sëmurin dhe mjekësinë, për fizikën, për matematikën, për informatikën, për biologjinë dhe shkencat që aplikon. Në fund të gjithë kontributet e tij, të mos harrojë kurrë se aty është profesionist, kurse si intelektual ai ka mision të përgjithshëm mbrojtjen e interesit publik. Ai i duhet popullit të tij për të mbrojtur interesin publik të popullit të tij. Sepse ai është shkolluar, ai është mbështetur nga ky popull pikërisht për të qenë avokat i tij. Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka që këtë diktuturë, që Edi Rama hodhi dorashkën, na e përplasi në fytyrë dorashkën, përdori 83 mandatet e krimit dhe tha, nuk ju pyes unë ju, Lubia jam unë tha dhe drejtësia nuk ekziston për ne. 

Nuk na e bëri vetëm ne këtë, ua bëri partnerëve tanë më kryesorë. Nuk na e bëri vetëm ne këtë, ia bëri BE-së dhe i deklaroi se, unë nuk e dua këtë rrugë integrimi, unë dua rrugën e Vuçiçit. Unë vërtetë u premtova shqiptarëve pasaportën Europiane, por tani do të ju jap pasaportën e Serbisë atyre, sepse më duhet të qëndroj në pushtet. Atëherë, a ka mundësi, intelektual që mund të qëndrojë indiferent para kësaj situate. A ka mësues që mund të qëndrojë indiferent para kësaj situate. A ka mjek që mund të qëndrojë indiferent para kësaj situate. A ka pedagog që mund të qëndrojë indiferent para kësaj situate. Unë besoj se në rast se ne ulemi në dialog, ne do të ndihmojmë shqiptarët që të marrin vendimet e duhura. Me 17 Prill është dita e shqiptarëve, është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria. Faleminderit," tha Berisha./Dosja.al

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj