LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama ka lobuar te racistët në BE që ta stigmatizojnë korrupsionin dhe ta paraqesin si problem kulturor të shqiptarëve

Në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se Opozita ka vetëm një betejë atë për ta përmbysur nga pushteti Edi Ramën dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira.

28 Mars 2026, 12:54 Nga I.A
Berisha: Edi Rama ka lobuar te racistët në BE që ta
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka lobuar te racistët në BE që ta stigmatizojnë korrupsionin dhe ta paraqesin si problem kulturor të shqiptarëve.

Në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se Opozita ka vetëm një betejë atë për ta përmbysur nga pushteti Edi Ramën dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira.

"Të falënderoj për pyetjen dhe sugjerimet e drejta që bën. Me protesta të garantoj se kemi arritur shumë. Nuk kemi arritur qëllimin për largimin e tij, por kemi shndërruar në një çështje botërore, çështjen e korrupsionit Rama-Balluku, dhe kjo është një arritje e madhe Fatos. Ju jeni dëshmitarë se si, para vendimit famëzi të Edi Ramës, me 83 thikat e krimit në parlament, për të mbrojtur Balluku, reaguan jo vetëm një, por disa nga vendet kryesore të BE-së. Përveç kësaj, janë një seri dokumentash ndërkombëtare në të cilat Edi Rama stigmatizohet si autori i narkoshtetit të parë dhe si mbrojtës kryesor i korrupsionit. Pra, imagjino pak Fatos sikur të mos kishim dalë ne në protesta, a nuk do të ishte kjo një argument për ato racistë që siç i dëgjove dhe ju, të lobuar dhe të paguar nga Edi Rama duhet të paraqesin korrupsion si një fenomen të geneve të shqiptarëve. Unë e kuptoj se, protesta nuk kanë realizuar atë që protestat nuk kanë realizuar atë që do të doje ti, dhe shumica e shqiptarëve në maksimum, por asnjëherë mos harron se protestat kanë mbrojtur, nderin, dinjitetin, timin, tuajin dhe të çdo shqiptari.

Dhe protestat kanë vendosur në bangon e akuzës publike ndërkombëtare, Edi Ramën kreun e organizatës kriminale dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate. Ju dhe vetë e parë, por e rikthesoj përsëri se çfarë lobimi antishqiptar bën ky njeri, sa që tenton të bindë të tjerët sa nuk është faji i qeveritarëve që vjedhin, por është faji i shqiptarëve që pranojnë vjedhjen, se e kanë kulturë të tyre, e kanë gen të tyre, gjë e cila është absolutisht racizëm i pastër, antishqiptar dhe i pavërtetë. Pra, ne me protesta ja dolëm të realizojmë, të përfaqësojmë me dinjitet kombin dhe vendin tonë. Natyrisht diversifikimi i tyre është i domosdoshëm. Por Fatos dua të bëj me këtë rast një sqarim, lidhur me shprehjen time, kilometri i fundit. E kam thënë me bindje të plotë dhe e them përsëri se jemi në kilometrin e fundit. Cili ka qenë dhe cili është kuptimi i kësaj fraze, apo këtij koncepti.

Kuptimi është ky që vijon: Ne si opozitë në vitin 2021 ishim parashikuar nga Lulzim Brava dhe jo vetëm nga Lulzim Brava, por dhe nga të tjerë të ishim simotër e PS-së në qeveri. Kjo është e vërteta, unë e kam publike prej kohësh këtë propozim, çka do ishte drama më e madhe për këtë vend. Pasi kjo nuk realizua, u kalua në një seri masash të tjera, nga Edi Rama armik i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, armike e egër e demokracisë shqiptare por dhe e kombit shqiptar, e cila kishte te PD një kundërshtare të paepur të projekteve të tij antishqiptare, qoftë në ndryshimin e kufijve dhe copëtimin e Kosovës, qoftë në Ballkanin e Hapur, qoftë në denoncimin e organizatave kriminale të ekstremit të majtë, të spronsorizuara prej tij në Shqipëri. Pra kjo ishte një betejë që ne duhej ta bënim dhe ne e bëmë këtë betejë.

Në këtë betejë siç e di ti, u mor logoja dhe flamuri i partisë, u morë simbolet e saj nga gjykatës puthadorë, armiq të pluralizmit nën ndikimin direkt të Ramës dhe faktorëve Sorosianë në administratën e presidenti Joe Biden. Por përsëri ne ia dolëm, të rikthejmë me veprimet tona, ne ja dolëm. Prap kishim kilometra për të bërë sepse, për fat të keq, në vitin 2021, kur zgjedhjet u faktuan farsë dhe unë e kam thënë që të pasnesërmen e tyre, në shkrimin tim, ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’, ish kryetari në vend që të mbronte votën e qytetarëve, ai sulmoi Sali Berishën së bashku me Edi Ramën dhe vraponte drejt koalicionit me këtë të fundit. Pra ne ja dolëm që me librin e zi të zgjedhjeve lokale të 2023, të penalizojmë Edi Ramën, ta paraqesim para botës, jo vetëm si autori i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, por si njeriu i farsës së zezë elektorale. Dhe mbi këtë bazë, prap jemi në kilometra rrugë, u miratuan 4 rezoluta ndërkombëtare që dënonin farsën elektorale në Shqipëri dhe paralajmëronin farsën e 11 majit.

Farsa e 11 majit ishte farsa më e shëmtuar në historinë e vendit. Edi Rama dhe lobistët e tij bënë përpjekjet më të jashtëzakonshme. Shpenzuan dhjetëra milionë euro e mos më shumë, në mënyre që zgjedhjet e 11 majit të mos kualifikoheshin farsë. Ne bëmë të gjitha përpjekjet dhe ja dolëm me fakte, dokumente e argumente të pakundërshtueshme të faktojmë para shqiptarëve dhe botës, se zgjedhjet ishin farsa zgjedhore më e shëmtuar. Edi Rama bëri gjithçka për të ndryshuar raportin. Ne ja dolëm, në kilometrat tona që bëmë, ne ja dolëm që jo vetëm që nuk arritën të ndryshojnë raportin, por raporti përfundimtar ishte akoma më i plotë dhe më i përkeqësuar se raporti fillestar, ndaj të cilit luftoi Edi Rama. Pasi kryem të gjitha këto detyre në udhëtimin tonë, unë kam deklaruar se, tani jemi në kilometrin e fundit. Çfarë do të thotë kilometri i fundit? Do të thotë që kemi vetëm një betejë dhe kjo betejë është armiku është Edi Rama, për ta përmbysur nga pushteti dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira. Mos harro se gjer në kilometrin e fundit, ne u detyruam të zhvillojmë shumë e shumë beteja, beteja që ndofta në historinë e Europës nuk i ka zhvilluar asnjë forcë politike demokratike," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj