LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po grabit portin e Durrësit, pasurinë numër një në vend, për të ndërtuar një port 6 herë më të vogël

Ndër të tjera, Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën, se jo vetëm i ka varfëruar shqiptarët, por edhe ka boshatisur Shqipërinë me mbi 1 milionë të larguar, sikurse projektet serbe për boshatisjen e Kosovës.

27 Mars 2026, 20:13 Nga E. D
Berisha: Rama po grabit portin e Durrësit, pasurinë numër
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për grabitje të pasurive publike dhe veçanërisht Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale, Lideri i opozitës duke folur për Portin e Durrësit, e cilësoi atë si një pasuri strategjike me vlerë shumë të madhe kombëtare, madje duke e krahasuar me Kaskada e Drinit.

Ndër të tjera, Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën, se jo vetëm i ka varfëruar shqiptarët, por edhe ka boshatisur Shqipërinë me mbi 1 milionë të larguar, sikurse projektet serbe për boshatisjen e Kosovës.

"Sot në propocion ne jemi kombi që braktisim më shumë vendin sa asnjë komb tjetër. Ne qëndrojmë në krye të boshatisjes së vendit. Vetëm në vitet 2014-2023, sipas EUROSTAT, janë larguar nga Shqipria 1 milionë e 99 mijë vetë, këta vetëm në zonën e Shengenit, pa llogaritur qindra mijëra të tjerë që janë larguar drejt Kanadasë, SHBA dhe zonave të tjera të planetit. Në fakt pra i bie mbi 45 përqind e shqiptarëve në 10 vite.  Kurrë nuk gjendet një pushtues që të ketë larguar kaq shumë shqiptarë nga Shqipëria.

Shqiptarët e larguar nga Shqipëria gjatë këtij regjimi janë dy herë më shumë se ata që u larguan nga Kosova në zbatim të platformës së Vaso Çubrilloviçit. Dhe cilido që lexon elaboratet famëkeqe, gjen se janë përdorur në Shqipëri pothuajse të njëjtat metoda që sugjeronte Vaso Çubrilloviç të përdoreshin ndaj shqiptarëve në Kosovë. Por në themel të të gjithë faktorëve që kanë krijuar këtë goditje të tmerrshme kombëtare, që u hoqën shqiptarëve, të jemi realistë, faktorin më kryesor të përballjes në sukses në ekzistencë me kombet e tjera, faktorin demografik, qëndron varfëria.

Varfëria në një tokë, në një vend, i cili për sipërfaqen që ka, mund të jetë toka dhe vendi i pasurive më të mëdha në Evropë ose kudo më gjerë. Nuk ka një vend të dytë, u them me bindje absolute, por edhe me të dhëna të padiskutueshme, që të ketë pasuritë përrallore të Shqipërisë në një sipërfaqe 28 mijë metra katrorë. Nuk gjendet një vend tjetër. Por ajo që ka ndodhur këto 12 vite, ka ndodhur ajo që në histori ka ndodhur me kombet e kolonializuara. Në vendet e kolonializuara, pasuritë kombëtare shndërroheshin në mallkim kombëtar sepse ato nuk ndryshonin jetën e qytetarëve, por grabiteshin, plaçkiteshin nga kolonizatorët, kurse qytetarët shfrytëzoheshin.

Në Shqipëri, e thatë shumë drejt, në këto 13 vite është vendosur sistemi i oligarkisë, është vendosur një sistem plaçkitje universale ku oligarkë dhe qeveritarë në një konglomerat gjigant plaçkisin çdo ditë qytetarët. Është vendosur një sistem i cili të mirat publike, pasuritë publike i shndërron në pasuri të grupeve të vogla dhe ua plaçkit qytetarëve. Do ndalem vetëm në një shembull, dhe kurrë nuk duhet të harrojë asnjë shqiptar, porti i Durrësit si vepër publike, është sot pasuria numër një në vlerë po ta vlerësosh edhe më e madhe se kaskada e Drinit. Në vlerë po ta vlerësosh në tërësi.

Ajo zhduket para syve tanë në mënyrën më të paimagjinueshme. Del një arap nga deti dhe thotë do ndërtoj Dubain e 1001 netëve me Edi Ramën. Vetëm sipërfaqja, trualli është 1 milion e 200 mijë metër katrorë. Pa llogaritur të gjithë investimin mijëravjeçar të shqiptarëve në hyrjen e portit, në kalata, etj me radhë. Ky tani zhduket. Do ndërtojmë një port tjetër. Zhduket se aty do ndërtohen 12 mijë apartamente të Dubait të Edi Ramës, gjashtë hotele, pesë pishina, etj me radhë.

Dhe, do ndërtojmë portin tjetër, normal, shtetet ndërtojnë porte. Por të lësh një port mijëravjeçar, të grabisësh një port mijëravjeçar me këto vlera, dhe të shkosh ta zëvendësosh me një port 6 herë më të vogël si kapacitet dhe tua shesësh shqiptarëve si porti më i madh i rajonit, në një kohë që është 40-50 herë më i vogël Porto Romano se Pireu dhe dhjetëra herëmë i vogël se Selaniku e me radhë, do të thotë të tallesh dhe të injorosh si pushtues qytetarët e këtij vendi. Dhe këtë port të ri do ta ndërtojnë po taksapaguesit shqiptarë, do e paguajnë këta që numërojnë kafshatën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj