LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Duhet vendosur urgjentisht minimumi jetik 200 euro dhe duhet rritur vit pas viti sipas dinamikave për të zhdukur varfërinë ekstreme

Ai theksoi ndër të tjera, se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, në të cilin euro ka pësuar një zhvlerësim dramatik prej 35 përqind, ndërkohë që në çdo vend tjetër, euro ka shkuar duke u rritur lehtësisht.

27 Mars 2026, 18:57 Nga E. D
Berisha: Duhet vendosur urgjentisht minimumi jetik 200 euro dhe duhet rritur vit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se duhet vendosur urgjentisht minimumi jetik 200 euro dhe duhet rritur vit pas viti sipas dinamikave për të zhdukur varfërinë ekstreme. Duke folur gjatë një takimi me Departamentin e Çështjeve Sociale, Lideri i opozitës tha se pensionistët shqiptarë janë njerëz më të keqtrajtuar, gjë të cilën nuk e meritojnë kurrë.

Ai theksoi ndër të tjera, se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, në të cilin euro ka pësuar një zhvlerësim dramatik prej 35 përqind, ndërkohë që në çdo vend tjetër, euro ka shkuar duke u rritur lehtësisht. Sipas tij, minimumi jetik është përgjigjja më minimale dhe më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite.

"Nuk ka njerëz më të keqtrajtuar, më të shpërfillur se pensionistët shqiptarë, gjë të cilën nuk e meritojnë kurrë këtë. Edhe ata, të cilët jo vetëm që nuk u rriten pensionet, por edhe ata që mbaheshin dhe mbahen me ndihmën e familjarëve të tyre jashtë shtetit, edhe atyre 35 përqind të parave ua mori droga sepse e zhvlerësoi euron.
Euro, në Shqipëri është i vetmi vend në Europë, në të cilin euro ka pësuar një zhvlerësim dramatik prej 35 përqind, ndërkohë që në çdo vend tjetër, euro ka shkuar duke u rritur lehtësisht. Por baronët e drogës, me eurot që fusin, edhe remitancat pothuaj i përgjysmuan si vlerë.

Vjedhja e fondeve të buxhetit është ligj themelor i këtij shteti. Në rast se do të respektohej trendi i ndërmarrë në vitet 2005-2013, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ato duhet të ishin sot të paktën tre herë më të mëdha se sa ç’janë. Duhet të ishin tre herë më të mëdha se sa ç’janë! Në vendet që kanë ndjekur këtë trend, ato janë tre dhe katër herë më të larta se sa ç’ishin në vitin 2013. Por kjo rritje në Shqipëri ka ndodhur vetëm me rrogat më të larta, kurse rrogat më të ulëta, në qoftë se proporcionohen me inflacionin, nuk janë as dyfishuar. Jo, shumë më pak se dyfishuar.

Pra, kjo është një situatë ku sirenat e urisë bien në të katër anët e vendit dhe këta qeveritarë kanë një përgjigje: në Shqipëri nuk vuan kush për bukë. Po t’i dëgjosh, kjo është përgjigja e tyre për ata të cilët e ngrysin ditën me 2 euro apo ata të cilët e ngrysin ditën me m pak se 5 euro. Në të vërtetë, ata janë në varfëri të thellë, kurse të tjerët janë thellësisht të kërcënuar nga varfëria. Në këto rrethana, PD ka shpallur dhe qëndron për vendosjen e minimumit jetik.

Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite. Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot. Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik. Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate. Minimumi jetik do shoqërohet me një seri masash të tjera sociale, të cilat garantojnë shqiptarët një jetë në minimumin e saj të mjaftueshëm për ushqimin, veshjet, ilaçet, lëvizjen.

Pra, është një përgjigje emergjente, e cila duhet të vendoset sa më parë dhe duhet të njohë dinamikën e vet dhe të rritet vit pas viti, të ndjekë të gjithë treguesit në mënyrë që varfëria ekzistuese të marrë një përgjigje përfundimtare. Nuk mund të ketë Shqipëria kurrsesi varfëri ekstreme. Varfëria ekstreme është krim shtetëror sot sepse është e tëra një situatë e pranuar nga qeveria. Dhe të pranosh të lësh qytetarët në varfëri ekstreme, në një kohë kur është çdo mundësi që ajo të mos ekzistojë, sikundër nuk ekziston në vendet e tjera, në shumicën dërrmuese të vendeve të tjera, pra, minimumi jetik i jep përgjigje përfundimtare zhdukjes së varfërisë ekstreme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë