Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin investimet publike zhduken nga 90 në 100 përqind të tyre.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Belinda Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro, ku vetëm 1 miliard janë investuar dhe të tjerat janë zhdukur.
Gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin investimet publike zhduken nga 90 në 100 përqind të tyre.
Lideri demokrat tha se 60 përqind, shqiptarët janë qytetarët që paguajnë më shumë në Evropë nga xhepi i tyre për shëndetin e tyre. Ai tha se për pensionistët është gjetur një formulë mashtrimi elektoral. Sipas tij ata marrin 50 euro për vota e tyre në zgjedhjet lokale dhe 100 euro vota e tyre në zgjedhjet e përgjithshme.
Sali Berisha: Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë, nuk mund të them me siguri se është, në të cilin investimet publike zhduken nga 90 në 100 përqind të tyre dhe këto janë të dokumentuara. Pra, plaçkiten nga zyrtarët më të lartë të vendit. Asgjë nuk mund të mbulojë, nuk mund të mbyllë gropën më të zezë të ekziston në historinë e këtij vendi, në kryeqytetin e vendit, djegësin e Tiranës. 130 milionë euro të zhdukura pa nam dhe nishan.
Të zhdukura nga një kompani e përzgjedhur nga Edi Rama, e cila vetëkuptohet ka marrë vetëm shpërblimin e emrit, se 130 milionë euro i morën ata që i nxorën nga thesari i shtetit dhe i dërguan në bankat offshore. Për 5 vite, në këtë vepër publike, pavarësisht se nga thesari i vendit disbursoheshin dhjetëra milionë në vit, nuk u hodh një tullë dhe në krye të 6 viteve nuk ka një themel. Dhe prokuroria nuk ka arritur të gjejë, të rikuperojë as dhe një qindarkë.
Nuk është si shumë në vlerë më i madhi djegësi i Tiranës, por është më i dukshmi, më i qarti. Shuma kolosale, qindra e qindra milionë janë vjedhur në vepra të tjera publike, miliarda. Vetëm Lubi Balluku ka disponuar gjatë periudhës së saj si ministre dhe zëvendëskryeministre, 12 miliardë euro. 12 miliardë euro, në mënyrë absolute, në çdo lloj kontrolli, nuk shkojnë kurrë më shumë se 1 miliard investime në publike, të cilat janë shembur njëra pas tjetrës. Janë zhdukur.
Ndërkohë, shqiptarët varfëroheshin dhe varfërohen çdo vit e më shumë. Shqiptarët sot 760 mijë pensionistë, përveçse një grup i vogël, nuk mund të përballojnë në mënyrë absolute mjekimin me ilaçet e përditshme. Nuk i marrin dot. Me ilaçet, me çmime stratosferike. 60 përqind, shqiptarët janë qytetarët që paguajnë më shumë në Evropë nga xhepi i tyre për shëndetin e tyre.
Kudo paguajnë njerëzit, qytetarët për shëndetin e tyre, por paguajnë një përqindje të caktuar. Dhe kjo përqindje në Shqipëri iu është rritur dhe është sot më e larta, çka do të thotë se kanë si alternativë pamundësinë e mjekimit, pamundësinë e blerjes së ilaçeve. Për pensionistët është gjetur një formulë mashtrimi elektoral. 50 euro vota e tyre në zgjedhjet lokale, 100 euro vota e tyre në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkohë, kontot bankare të qeveritarëve shkojnë qindra milionë dhe miliarda./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë po përballen me një krize t&eum...
pamje nga takimi TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvillua...
Aleksandar Nikolovski, Ilir Meta MAQEDONI E VEIUT- Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit shqiptar Ilir Meta është disku...
Anu Prattipati E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë ...
Blendi Gonxhja TIRANË- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se ndryshimet në administrim dhe menaxhim në ...
Anëtarët e rinj të KQZ-së duke bërë betimin para presidetes së Kosovës, Vjosa Osmani KOSOVË- Nëntë a...
Albulena Haxhiu Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze nëse partitë duan që për...
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të ta...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, një ndër rastet më të rënda të ndërhyrjes...