Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryedemokrati u shpreh se çmimet në vendin tonë janë gati 20% më të larta sesa mesatarja e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se rrogat dhe pensionet, janë më të ulëtat në rajon, ndërkohë akuzoi qeverinë për vjedhje të fondeve publike dhe pasurive publike në këtë vend.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë po përballen me një krize të rëndë ekonomike si pasojë e korrupsionit. Duke folur gjatë një takimi me Departamentin e Çështjeve Sociale, Lideri i opozitës theksoi se më shumë se 40% e shqiptarëve përballen me vështirësi ekonomike që prekin kafshatën dhe shëndetin e tyre.
Kryedemokrati u shpreh se çmimet në vendin tonë janë gati 20% më të larta sesa mesatarja e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se rrogat dhe pensionet, janë më të ulëtat në rajon, ndërkohë akuzoi qeverinë për vjedhje të fondeve publike dhe pasurive publike në këtë vend.
"Ne së bashku debatojmë për një problem i cili intereson jetën e më shumë se 40% të shqiptarëve. intereson kafshatën, shëndetin, e gjysmës së popullatës në këtë vend. Shqipëria ka një situatë dramatike në raport me shpërndarjen e të ardhurave, ka një situatë dramatike në raportin e rrogave me çmimet, ka një situatë, është vendi i vetëm që nuk ka të përcaktuar një minimum jetik. Ndërkohë, ndërkohë çmimet në këtë vend janë 10, gjer në 17, 20% më të larta sesa mesatarja e çmimeve në vendet e Bashkimit Europian.
Faktikisht, nuk ka një vend tjetër me jetë të papërballueshme siç është Shqipëria. Zhvillimet e këtyre 12, 13 viteve të fundit i shndërruan shqiptarët nga qytetarët me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, në qytetarët me rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon. Rrogat dhe pensionet në Shqipëri, përveç se disa kategori, e vërteta është që nuk ndoqën as indeksimin e çmimeve.
Rrogat dhe pensionet, pavarësisht nga ndërhyrjet e shpallura, sot janë më të ulëtat në rajon. Në rast se bëjmë një krahasim gjejmë se në këtë hark kohor ato janë katërfishuar. Ato janë trefishuar sipas vendit. Kurse në Shqipëri nuk ka njohur as dyfishim po të kemi parasysh indeksin e çmimeve. Faktor më themelor i kësaj rrokullisje të madhe të gjendjes së financave, të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, është korrupsioni. Është vjedhja e papërmbajtur e pasurive, e fondeve publike dhe pasurive publike në këtë vend," tha Berisha./Dosja.al
pamje nga takimi TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvillua...
Aleksandar Nikolovski, Ilir Meta MAQEDONI E VEIUT- Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit shqiptar Ilir Meta është disku...
Anu Prattipati E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë ...
Blendi Gonxhja TIRANË- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se ndryshimet në administrim dhe menaxhim në ...
Anëtarët e rinj të KQZ-së duke bërë betimin para presidetes së Kosovës, Vjosa Osmani KOSOVË- Nëntë a...
Albulena Haxhiu Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze nëse partitë duan që për...
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të ta...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, një ndër rastet më të rënda të ndërhyrjes...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, për përfshirje në çështje q&eu...