6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimet e marra nga strukturat e drejtësisë në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka përbëjnë prova të qarta të ndikimit politik dhe të mbylljes së çështjeve sensitive me urdhër nga lart.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, një ndër rastet më të rënda të ndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimet e marra nga strukturat e drejtësisë në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka përbëjnë prova të qarta të ndikimit politik dhe të mbylljes së çështjeve sensitive me urdhër nga lart.
Ai theksoi se institucionet që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit po veprojnë në mënyrë selektive, duke mbrojtur individë të caktuar dhe duke shmangur përgjegjësinë ligjore. Berisha ngriti shqetësimin se ky rast dëshmon një standard të dyfishtë në drejtësi dhe mungesë transparence, duke e konsideruar situatën si një problem serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.
'Së fundmi, është dëshmia e turpshme e re e kontrollit total të Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Siç janë informuar shqiptarët, në kundërshtim flagrant me ligjin, me Kushtetutën, por edhe me një seri precedentësh të gjykatës së lartë, Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 5 mbiemra. Nuk ka shembull më të turpshëm. Nuk ka dëshmi më flagrante të kontrollit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama se sa rasti i Irenës me 5 mbiemra. Prokuroria e Përgjithshme ndejti dy vite gjoja për të vërtetuar vendimin penal të sjellë nga shteti grek me vulë apostile. KLGJ me urdhër të Ramës refuzoi të konsideronte vendimin me vulë apostile dhe ka nënshkruar në mbrojtje të Irenës sipas direktivës së Ramës, 4 përgjigje, duke thënë se do shprehej veç pasi të merrte konfirmimin me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme.
Por, pasi Prokurori i Përgjithshëm konfirmoi vendimin penal të Irena Gjokës, KLGJ ndryshoi qëndrim dhe ia kaloi ILD-së. Jo vetëm kaq, por raporti i PP shpallet top-sekret. Keni parë ju njerëz si këta? Skllevër të Edi Ramës. Çfarë mund të ketë për sekret, përveç frikës nga Edi Rama dhe vetëposhtërimin që nuk duan t’i bëhet publik Irena Ramës? Prokurori i Përgjithshëm nuk ka guxuar të shprehet as për dy dëbimet nga Greqia, as për prokurën që Irena ka lëshuar për të kundërshtuar dëbimet, as për falsifikimet sikur ishte minoritare, as për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, as për falsifikimin e formularit të vetingut, as për informimin e KLGJ siç e kërkon ligji. Prandaj fshehin raportin, nuk e jep raportin Olsi Rama, Olsi Çela dhe nuk ia japin palëve, ndonëse atyre me ligj u takon. Në Skapin e partisë janë bërë disa kallëzime penale në lidhje me veprat penale të Irena Gjokës, mosdeklarimin e dënimit penal në Greqi nga Irena Gjoka në formularët e dekriminalizimit përveç deklarimit që duhej të bënte për vete në KLGJ. Mosdeklarimin e dëbimeve të saj në formularët e dekriminalizimit. Shpërdorim detyre sepse asnjëherë nuk mori veprime laksative për deklarimin e këtyre rrethanave në KLGJ. Pra, të gjitha këto u mbyllën me urdhër të Edi Ramës.
Altin Troplini po me urdhër të Edi Ramës regjistroi procedim penal pa emër për të mbrojtur Irenën me 5 mbiemra, a thua se nuk dihej kush e kishte bërë dhe nuk guxoi të pyesë kallëzuesit, por e mbajti në sirtar dhe përdori veç letrat e falsifikuara të Irenës me 5 mbiemra. Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës mori përsipër, dëgjoni se çfarë kanë bërë, Irena me 5 mbiemra është shtetase shqiptare dhe ajo në Shqipëri gjykohet dhe vlerësohet vetëm nga ligji shqiptar. Dhe ligji shqiptar e detyron Irenën me 5 mbiemra që ajo të deklarojë çdo dënim që ka marrë në një vend tjetër. Por meqenëse se republika helenike, për arsyet e veta, dënimet 1 vit e poshtë, pas 15 vitesh i fshin, sipas Altin Troplinit, kjo nuk është e dënuar. Ky është një krim dhe turp i shëmtuar. Ajo nuk po gjykohet në Greqi, po gjykohet në Shqipëri. Autoritetet greke kanë lëshuar vendim me vulë apostile se ajo është dënuar 1 vit nga Gjykata e Janinës,' tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, për përfshirje në çështje q&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po kërkon të marrë n&eum...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se shteti e ka të pamundur të ndërhyjë në &...
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka folur për çështjen e trafikut të drogës në vendin tonë. Në një deklarat&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për situatën e drogës në Shqipëri dhe ndikimi i saj në sigurin&...
Foto Ilustruese TIRANË- Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, ...
Johan Vandeful GJERMANI- Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar tashmë kontakte indirekte dhe po përgatiten për bisedim...
TIRANË- Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Fredi Belerit e Pandeli Kokaveshit, të cilët kishin ankimuar vendimin e Apelit t&e...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se Bordi do të funksionojë deri sa &cce...
Edi Rama Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për t&eu...