LIVE UPDATES
Politike

Berisha njofton datën e protestës kombëtare: Me 17 prill e gjithë Shqipëria në Tiranë

Në bashkëbisedimin me qytetarët Berisha theksoi se opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj dhe se e vetmja rrugë për Ramën është të japë dorëheqjen.

28 Mars 2026, 12:11 Nga I.A

Berisha njofton datën e protestës kombëtare: Me 17 prill e

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lajmëruar sot protestën e madhe kombëtare që do të mbajë opozita në Tiranë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ditën e sotme, Berisha theksoi se më 17 Prill do të mbahet protesta. 

Berisha theksoi se opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj dhe se e vetmja rrugë për Ramën është të japë dorëheqjen. Mes të tjerash, Berisha ripërsëriti akuzat për korrupsion ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.


"Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që ndiqni këtë bisedë timen me ju në rrjetet sociale. Java që shkoi pati si kryelajm shqiptar dhe një nga kryelajmet botërore kryengritjen tonë paqësore të 22 marsit, me të cilën shqiptarët i faktuan kombit dhe botës se ata nuk pajtohen kurrë me vendimet për mbrojtjen e vjedhjeve dhe të korrupsionit të enturazhit të Edi Ramës. Se ata nuk pajtohen kurrë me asgjësimin e sistemit të drejtësisë apo vendosjen e tij në kontroll total dhe të plotë nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama. Protesta pati një jehonë të jashtëzakonshme, të menjëhershme ndërplanetare. I kam falënderuar dhe i falenderoj të gjithë ata që u bënë zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve, zëri i ndërgjegjes së njerëzve të lirë në mbarë botën, të cilët nuk mposhten, nuk nënshtrohen nga një organizatë kriminale me në krye Edi Ramën.

Por java u karakterizua nga një terror i plotë i narkoqeverisë mbi mediat, të cilat në tërësi, me ndonjë përjashtim të rrallë, e zhdukën nga fjalori i tyre në lajme, komente, studio, debate aferën e tmerrshme Rama-Balluku. Mediat në Shqipëri, në aktin më të turpshëm dhe më të papërgjegjshëm në histori, u përpoqën të rrëmojnë, të bëjnë kauzë të përbashkët me çdo gjë tjetër vetëm e vetëm që të mbulojnë me grumbullin e fjalëve të tyre vendimet e tyre antikushtetuese, grushtin e shtetit që kreu Edi Rama në mbrojtje të vetes së tij, Lubi Ballukut, Lindave të tij dhe hajdutëve të tij të tjerë. Ky përbën një zhvillim jashtëzakonisht për vendin dhe mbarë shqiptarët kudo që ndodhen. Terrori pati aspekte nga më të shëmtuarat.

Në Beograd, katër shqiptarët u arrestuan sepse njëri prej tyre postoi në Facebookun e tij personal një status me flamur në të cilin paraqiteshin portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit me një hartë të vizatuar nga Ismail Morina dhe thuheshin disa fjalë të papërshtatshme për Serbinë. Në Tiranë, vëllai i Vuçiçcit shkarkoi nga detyra një nga gazetarët më të pavarur, zërat e pavarur të medieve shqiptare, dhe e largoi nga një emisionet e shikuara për faktin e vetëm se guxoi të kritikojë qeverinë dhe të shprehet se të pyes të na thotë një vepër të saj që qëndrojnë. Dhe numëroi veprat e shembura apo të zhytura dhe damkosura në korrupsion. Këto akte, sado që në mijëra kilometra njëra nga tjetra, dëshmojnë një raport shumë të ngushtë të padronit me argatin në lidhjet e tyre shpirtërore në përpjekjet e tyre për të qëndruar në pushtet. Por java u karakterizua edhe nga një shpalosje e stilit enverist të qëndrimeve të Edi Ramës ndaj partnerëve tanë, të cilët ai i kërcënoi se mos përmendni drogën e Shqipërisë se keni drogën tuaj. Ky akt i turpshëm ishte përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur veten e tij pasi hetimet e agjencive më serioze ndërkombëtare e nxjerrin atë si një kryetar të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Ndaj dhe u përpoq të mbrohet pasi i vëllai i tij qarkullon në dosjen Xibraka si eksponent kryesor i atij klani. Pasi vetë ai ka pritur në zyrë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, Sinaloas së Meksikës. Pasi ka dërguar me avion të posaçëm në Aruba, ministrat apo ka shkuar edhe vetë, këtë nuk mund ta them, për t’u takuar me trafikantë kryesorë. Pasi ka emëruar ministrat të lidhur këmbë e kokë me trafiqet e drogës dhe i kanë kapur në flagrantë agjencitë e huaja. Pasi ka shndërruar në politikë zyrtare mbjelljen e kanabisit në Shqipëri dhe ka shndërruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të krimit në botë. Pasi ka dorëzuar territorin dhe lejet e ndërtimit këtyre klaneve me të famshmen Adelajda Roko, zëvendësen e tij në çështjen e territoreve dhe lejeve të ndërtimit, motër e dy vëllezërve, lejtnantë kryesorë të Suel Çelës. Pasi është kapur në flagrancë me Ergys Agasin e tij që koordinonte bandat dhe kartelet, që për llogari të kunatit të tij merrte peng biznesmenë në AKSHI-n e Lindave të tij, tani Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë.
Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj