All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Në emër të lirisë"/ Ekspozitë me veprat Rexhep Selimit, Rama premton pasaporta për bashkëshorten dhe fëmijët

Rama theksoi se Rexhepi, ashtu si dhe 3 komandantët e tjerë të ndodhur në Hagë janë thirrur të paguajnë për një çmim që nuk e meritojnë.

16 Shkurt 2023, 18:49 Nga A.B
"Në emër të lirisë"/ Ekspozitë me veprat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ekspozitën me veprat e Rexhep Selimit, ish-pjesëtarit të UÇK-së në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Rama theksoi se Rexhepi, ashtu si dhe 3 komandantët e tjerë të ndodhur në Hagë janë thirrur të paguajnë për një çmim që nuk e meritojnë.

All - Paragraf - 1

“Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë por që jeta e solli këtu, nga ana jonë përveç shtrirjes së dorës së vëllazërisë kemi detyrën të bëjmë atë që mundemi për ta bërë më të lehtë barrën e tyrë në një përpjekje që është totalisht e pabarabartë”, tha kreu i qeverisë.

Rama garantoi bashkëshorten e Selimi dhe dy fëmijët se shumë shpejt do të kenë në dorë pasaportat  shqiptare.

"Rastësisht sot, pak përpara mora vesh diçka që nuk e dija, jo se dua të heq ndonjë faj nga vetja, që Shqipja nuk e ka akoma pasaportën e kësaj Republike dhe jam i bindur se ne mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh. Do të jem shumë i lumtur nëse më jepet mundësia që shumë shpejt t'ua dorëzoj pasaportën jo vetëm ju por edhe fëmijëve që familjarisht të jeni dhe me dokumenta qytetarë të Republikës së Shqipërisë se me zemër dhe mendje ju jeni".

"Në emër të lirisë"/ Ekspozitë me veprat

Fjala e plotë e Kryeministrit:

Në pozitën time ndodh shpesh që të japin merita që nuk i ke ashtu sikurse na ndodh që të të marrin meritat që ke, por në këtë rast është e para. Kjo ekspozitë nuk do ishte e mundur pa dy revolucionarë që rriten si Leart Kola dhe Andi Kananaj të cilët ishin të parët që më propozuan idenë e kësaj ngjarjeje kaq të veçantë. Dua t’i falënderoj ata për meritat që mora pa i pasur.

Së dyti patjetër që iu bashkova me shumë kënaqësi, më vjen mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, një prej 4 komandantëve të UÇK-së që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për t’u treguar sot por edhe i një fati të shenjuar nga barra më e madhe sesa vetë ata, një barrë që e morën përsipër kur ishin të rinj dhe janë të detyruar ta mbajnë deri në fund pavarësisht se kjo barrë vjen si zgjedhje ose pamundësi për të zgjedhur ndryshe. Është nder i veçantë që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftëtaren dhe bashkëvuajtësen e Rexhep Selimit, kemi të bëjmë me një çift bashkëluftëtarësh.

Për të thënë dy fjalë për këtë ekspozitë e cila nuk është e një artisti por e një njeriu që në izolimin e imponuar, ka gjetur rrugën e krijimit që në këndvështrimin tim është një rrugë lutjeje. Unë gjithmonë kam menduar qysh se kam hyrë në këtë arenë se politika është luftë e arti është lutje dhe kush ka fatin t’i bëjë të dyja ka gjithmonë një hapësirë të vetën intime për të reflektuar apo për të lëpirë plagët siç do të thuhej për luanët. Të tilla janë të gjitha këto vepra që do t’i quaja lutje me ngjyra. Lutje jo për mëshirë, jo për drejtësi por për njerëzillëk edhe për mundësinë e një udhëtimi brenda vetes që e kemi të vështirë në të përditshëm në të cilën vetja jonë është e detyruar të përshtatet dhe të përballet me pengesa të cilat të bëjnë të harrosh se veç vetes. Eksplorimi i kësaj zone në kushtet e një izolimi dramatik siç është ai në Hagë janë momente vërtet prekëse dhe është privilegj që na u dha kjo mundësi. Në ditët kur këto punë të jenë të varura në mure, krijuesit të përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjesh, takimesh, reflektimesh për atë që është historia e Kosovës, e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e UÇK-së. Ne bëhemi mikëpritësit e kësaj historie eventesh.

Edhe meritën për krijimin e këtij eventi kryesor ta mbani me dinjitet deri në fund, dua t’i shpreh solidaritetin tim të gjithë familjarëve dhe bashkëluftëtarëve që nuk kanë bërë asnjë mëkat tjetër perveçse kanë guxuar përtej të gjitha parashikimeve dhe kundër çdo opinioni , për të çliruar vendin e tyre. Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë por që jeta e solli këtu, nga ana jonë përveç shtrirjes së dorës së vëllazërisë kemi detyrën të bëjmë atë që mundemi për ta bërë më të lehtë barrën e tyre në një përpjekje që është totalisht e pabarabartë.  Dua të respektojmë deri në fund krijuesin e këtyre veprave. Shumë faleminderit të gjithëve dhe rastësisht sot mora vesh diçka që nuk e dija, që Shqipja nuk ka pasaportë shqiptare, ne mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh dhe do jem shumë i lumtur nëse do më jepet mundësia që shumë shpejt tua dorëzoj pasaportën, jo vetëm ju por edhe fëmijëve që të jeni qytetarë të Shqipërisë edhe me dokumenta, jo veç me zemër.

edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet