LIVE UPDATES
Politike

Çeli fushatën e PS për 14 majin, Rama mban fjalim: Jam krenar!

Edi Rama zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, duke përmendur herët që Partia Socialiste ka fituatr zgjedhet, duke përmendur vetëm vitin 2009 si humbje. 

11 Prill 2023, 18:07 Nga k.m.
Çeli fushatën e PS për 14 majin, Rama mban fjalim: Jam krenar!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore për 14 majin. Në fjalën e tij para socialistëve, Rama zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, duke përmendur herët që Partia Socialiste ka fituatr zgjedhet, duke përmendur vetëm vitin 2009 si humbje. 

"Kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje. Atë të 2009 më shumë se e humbën na e morën. Por të fitosh zgjedhjet është një gjë, gjë tjetër është ta kthesh në vlerë të shtuar për vendin dhe njerëzit. Jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë. Jemi vend krejt tjetër në sytë e botës. Sot marrëdhëniet tona janë në nivelin më të lartë dhe deri në nivelin më të lartë. Takimet nuk janë më ngjarje të rralla por pjesë e punës tonë si faktor me rol të veçantë në rajon. Ky aspekt ka një rëndësi të posaçme. Kjo sjell me vetë më shumë hapje, interes dhe siguri në vendin tonë. Rritja e paimagjinueshme e turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë e një të ardhme me shpresë, aty e ka bazën transformimi si dita me natën. Zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, sesa çfarë gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos dhënë votën, sa shumë punë nuk do ishin bërë pa votën e PS, dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e PD,”- tha Rama.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Këto ditë nis zyrtarisht fushata jonë e nëntë qëkur unë kam privilegjin të udhëheq Partinë Socialiste. Kemi  fituar së bashku 7 nga 8 palë zgjedhje, duke humbur vetëm një, atë të 2009-ës, të cilën më shumë sesa e humbëm ne na e morëm por megjithatë, nuk e fituam ne, e morën ata. Sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa një gjë krejt tjetër është ta kthesh fitoren e zgjedhjeve në vlerë të shtuar për vendin, njerëzit, komunitetet, gjeneratat e tjera. Prandaj, shumë më tepër sesa për bilancin  historik të fitoreve 7 me 1 përballë kundërshtarësh sa të egër aq edhe të dobët, unë jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e Partisë Socialiste kanë sjellë për Shqipërinë.

Sot, Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës. Për herë të parë në historinë tonë na janë besuar edhe role të dorës së parë në arenën ndërkombëtare, që nga presidenca e OSBE-së, deri tek ulësja e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sot marrëdhëniet tona ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë dhe deri në nivelin më të lartë janë konstante, miqësore, janë active. Takimet e nivelit të lartë nuk janë më ngjarje të rralla, por pjesë e punës sonë si një faktor me peshë të veçantë në rajon dhe aktorë të respektuar të bashkësisë euro-atlantike. 

Ky aspekt i ndryshimit transformues që ne kemi sjellë me fitoret e Partisë Socialiste ka një rëndësi të posaçme për vendin, për kombin dhe për popullin tonë sepse do të thotë, jo thjeshtë ndryshim rrënjësor i pozicionit tonë në botën e jashtme, por ndryshim rrënjësor i botës së jashtme ndaj nesh dhe kjo sjell me vete, siç po sjell hap pas hapi, më shumë vëmendje, më shumë interes, më shumë besim dhe siguri tek vendi ynë si një destinacion për t’u vizituar, për të investuar, punuar dhe  pse jo edhe jetuar. 

Rritja deri para disa vjetësh e paimagjinueshme, megalope e prurjeve të përvitshme të turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë i një të ardhmeje plot shpresë dhe prosperitet. e cila e ka zanafillën dhe bazën e saj pikërisht tek ato 7 fitoret e Partisë Socialiste në 8 zgjedhjet e fundit; aty e ka bazën edhe transformimi  si dita me natën i qyteteve tona në këto vite, edhe vijimi i transformimit historik të Tiranës, i cili pas grabitjes së mandatit tonë legjitim për bashkinë e Tiranës në vitin 2013 ndali siç ndal zemra e njeriut nga një atak kardiak sepse zgjedhjet kanë shumë më tepër rëndësi për një vend, për një qytet, për një komunitet, për një zgjedhës sesa ç’gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos e ushtruar të drejtën e votës së tyre.

Sa shumë punë nuk do të ishin bërë pa votën e Partisë Socialiste dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën për ata të tjerët? Pa votën për Partinë Socialiste, sot asnjë nga qytetet që ne kemi qeverisur nuk do të ishte transformuar sikundër është transformuar. Mjafton të shikoni Shkodrën ku vota kundër Partisë Socialiste nuk ka sjellë as edhe një nga ndryshimet pozitive që meriton ai djep kulture dhe historie në të cilin kanë lindur figurat themelore të botës shqiptare. Përkundrazi, vota në vijimësi kundër Partisë Socialiste në Shkodër ka krijuar një pashallëk mediokriteti dhe harbutllëku të një force politike e cila, duke drejtuar vetëm mbrapsht, e ka katandisur një prej kryeqendrave të vendit në shëmbëlltyrën e papastërtisë, paaftësisë, palëvizshmërisë.

Pa votën për PS nuk do ishin kryer tërë ato punë të vështira, reforma të dhimbshme dhe s’do ishin marrë ato masa të forta të cilat po i japin pak e nga pak, po pathyeshmërish formë një shteti të ri që sot, negocion anëtarësimin në BE dhe ka arritur që pas vitesh të ngarkuara me barrën e disa krizave marramendëse të mundësojë tanimë dhe rritjen historike të pagës mesatare nga 530 euro këtë fillimvit në 900 euro fillimvitin e ardhshëm.

Rritja historike e pagave e cila ka nisur të konkretizohet është frut i mundimit dhe i durimit të të gjithë atyre që na kanë ndjekur në rrugën e re për Shqipërinë, që na kanë besuar vijimësisht me votë dhe na kanë mbështetur jo me fjalë por me punën, djersën, kontributin e tyre në ekonomi. Kjo rritje pagash nuk është vetëm fundi  shpërblyes i një kapitulli ndryshimi të shkruar me shumë vështirësi, por dhe fillimi i një kapitulli të ri që do ta shkruajmë së bashku duke mos e hequr asnjë minutë nga mendja majën ku kemi marrë përsipër ta ngjisim Shqipërinë e 2030-ës. Në këto vite ne thuajse i kemi dyfishuar të ardhurat për frymë të Shqipërisë, nga 3300 euro në 6400 euro, por ambicia ime është që t’i çojmë në 10 mijë euro në rrugën drejt Shqipërisë 2030 dhe të kemi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet