LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Zbardhet skema sesi vartësit e Veliajt kanë vjedhur fondet, prokurori Braho e ka nisur gjysmë hetimin

Këlliçi ka vijuar të deklarojë detaje të reja, sipas tij, lidhur me skemën e përdorur nga ana e vartësit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Nga ana tjetër Këlliçi ka deklaruar se prokurori i çështjes Braho, e ka nisur përgjysmë hetimin. 

27 Mars 2024, 16:16 Nga h.k
Këlliçi: Zbardhet skema sesi vartësit e Veliajt kanë
Foto ilustruese

TIRANË-Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD-së ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme. Këlliçi ka vijuar të deklarojë detaje të reja, sipas tij, lidhur me skemën e përdorur nga ana e vartësit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Nga ana tjetër Këlliçi ka deklaruar se prokurori i çështjes Braho, e ka nisur përgjysmë hetimin. 

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetarë,

U bënë sot 334 ditë nga regjistrimi i kallëzimit penal që kam depozituar në SPAK ndaj kompanisë famoze 5D KONSTRUKSION.

Kompania e vartësve të pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ku truri është drejtori i korruptuar i Bashkisë Tiranë, Maringlen Qato.

Kompania 5D KONSTRUKSION ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e Erion Veliajt.

Gjatë hetimeve të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës.

Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje.

Sot që flasim, pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara, duke i lejuar këta shtetas të vazhdojnë të pacënuar bizneset e tyre, madje duke përfituar dhe një leje të re ndërtimi, fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më?

Mbase përgjigjen do ta gjejmë tek kallëzimi penal që Mirel Mërtiri bëri kundër këtij prokurori, duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin e organizuar në vend.

Pra sot, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës.

Personalisht kam qenë i pari që kam dalë nga kjo foltore në mbrojtje të këtij prokurori në momentin që u shantazhua publikisht nga banda e Inceneratorit të Tiranës, por sot i bëj thirrje publike të mos pluhrosi më dosjen e kompanisë 5D dhe të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, sëbashku me këtë të fundit, i cili e ka kthyer sot institucionin e bashkisë në monumentin më të madh të korrupsionit në vend.

Vetëm një drejtësi pa regji, është zgjidhja e vetme për korrupsionin galopant në të cilin lundron sot vendi ynë.

Vetëm një drejtësi e cila nuk ka dy standarde e nuk burgos pa asnjë provë apo akuzë Kryetarin e Opozitës, por çon përpara drejtësisë bazuar mbi fakte dhe dokumenta të pakontestueshme hajdutët në qeveri e bashki, është ilaçi i duhur për këtë situatë kritike me shpërdorimin dhe vjedhjen e fondeve publike në vend.

Ju faleminderit.

belind kellici

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet