Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Enkelejd Alibeaj pretendon se ka përfunduar afati 1-vjeçar, koha që u ishte lënë për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike.
TIRANË- Vazhdon përplasja brenda Partisë Demokratike. Me anë të një njoftimi të shpërndarë nga grupi i Enkelejd Alibeaj, 4 deputetë janë përjashtuar me urdhërin e tij nga grupi parlamentar. Sot, kur data shënon, 10.01.2023, Alibeaj pretendon se ka përfunduar afati 1-vjeçar, koha që u ishte lënë për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike. Kështu që nga të pezulluar, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj, janë të përjashtuar.
"Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023,"-shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Lidhur me njoftimin e shpërndarë sot në media, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e kryedemokratit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike zyrtare.
Njoftim i Partisë Demokratike:
Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.
Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?
Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Sali Berishës me ata të Lulzim Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Pas ngjarjes, disa deputetë (përfshirë Berishën) u përjashtuan menjëherë, ndërsa të lartpërmendurve iu kërkua distancim publik nga ngjarja.
Albana Vokshi TIRANË- Partia Demokratike, ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme kallëzimin penal për kryebashkiakun, Er...
Fatmir Mediu TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojt...
Albana Vokshi TIRANË- Partia Demokratike, ka përgatitur kallëzimin penal për kryebashkiakun, Erion Veliaj, për shkeljet e rën...
Erion Veliaj TIRANË- Në lagjen e re “5 Maji”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe skandalin për tender...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme në lidhje me vulën e Partisë Demokra...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për ‘Sot Live në Shqip&...
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- "Nuk kam asnjë koment",-kështu është shprehur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta n&...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me grabitjen e nënë e bir në banesën e Alda Klosit. Nëp&eu...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu reagoi ditën e sotme mbi denoncimin e depute...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një konferencë me gazetarët, ës...