LIVE UPDATES
Politike

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se gati asnjë parti nuk bën përjashtim nga shkeljet e tilla të dyshuara, e njësoj as vetë Qeveria.

23 Nëntor 2024, 22:11 Nga I.A

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje

KOSOVË- Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por para-fushata e tyre ka shkaktuar shqetësime për ndërhyrjen e mundshme në procesin zgjedhor dhe për keqpërdorimin e burimeve publike.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se gati asnjë parti nuk bën përjashtim nga shkeljet e tilla të dyshuara, e njësoj as vetë Qeveria. Instituti i tij është pjesë e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, që bën vëzhgimin e proceseve zgjedhore.

Cakolli, si ndërhyrje të Qeverisë në procesin zgjedhor, merr shembull përpjekjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për miratimin e një memorandumi bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilit synonte të siguronte “bashkëpunim mes palëve në organizimin dhe administrimin e të gjitha formave të votimit” për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa, keqpërdorimi i burimeve publike për qëllime të fushatës zgjedhore thotë se është i pranishëm te të gjitha partitë, ndonëse më i theksuar sërish te pushteti, apo Lëvizja Vetëvendosje.

Përfaqësuesit e partive që iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për komente, i mohojnë këto pretendime.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve konfirmojnë se kanë pranuar memorandumin e MPJD-së për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në diasporë, por thonë se nuk e kanë marrë fare në shqyrtim.

“Memorandumi ka pasur elemente, për të cilat kemi konsideruar se në disa pika e cenonin sovranitetin e KQZ-së”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ilir Gashi, anëtar i kryesisë së KQZ-së, por nuk specifikon më shumë.

Disa media në Prishtinë raportuan se MPJD-ja, në atë memorandum, i ka caktuar vetes kompetenca që me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme nuk i takojnë.

Mes tjerash, mediat përmendën sigurimin e “hapësirës së përshtatshme për zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor”.

MPJD-ja nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar. Për Cakollin, kërkesa për memorandum të tillë është e paprecedente. Të tillë e cilëson edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Ajo thotë se në të kaluarën, kur janë organizuar zgjedhje parlamentare, nuk ka pasur përpjekje të ngjashme nga ndonjë dikaster qeveritar.

“Fakti që ka tendencë nga pushteti për t’i futur duart në zgjedhje, e dëmton procesin zgjedhor”, sipas Dakës.

Cakolli thotë, po ashtu, se Qeveria e Kosovës ka keqpërdorur burimet publike për të marrë vendime që kanë ndikim elektoral.

Në këtë aspekt, ai përmend vendimin për rritjen e pagës minimale në 350 euro, pastaj për rritjen e pensioneve për 20 për qind dhe për rritjen e pagave në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit të ardhshëm dhe për 55 të tjera nga korriku.

Të gjitha këto vendime janë marrë në muajt e fundit dhe, sipas Cakollit, kjo tregon për “tendenca të qarta” të Qeverisë për t’i ndikuar votuesit.

“Po të ishin paraparë më herët, mbase nuk do të kishte problem”, thotë ai.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si i komenton këto pretendime të sektorit civil.

Cakolli thotë se ka pasur, gjithashtu, një rritje të sponsorizimeve të postimeve në platformat digjitale nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast kanë shpenzuar mijëra euro deri më tani.

Për më tepër, sipas tij, LDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se në listat e tyre zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, do t’i përfshijnë si kandidatë për deputetë edhe disa kryetarë komunash.

“Kjo si formë, në radhë të parë, paraqet keqpërdorim të besimit publik”, thotë ai dhe shton se angazhimi në fushatë, këtyre kandidatëve u krijon mundësi për përdorimin e burimeve publike.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmojnë se së paku katër kryetarë aktualë të komunave do të jenë në listën e saj zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, thotë se kandidimi i tyre për deputetë të Kuvendit, nuk përbën ndonjë shkelje ligjore.

“Në momentin që zgjidhen, mbetet në vullnetin e tyre të vendosin se a duan ta mbajnë mandatin e kryetarit apo ta marrin mandatin e deputetit”, thotë Haziri.

Ai shton se ligjërisht, por edhe sipas parimeve të partisë që përfaqëson, përdorimi i burimeve publike nga kandidatët për deputetë është krejtësisht i ndaluar.

Ngjashëm shprehen edhe në PDK dhe AAK sa i përket përdorimit të burimeve publike, ndërsa nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk u përgjigjën.

Aktivitetet e partive politike para se të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore, nuk janë të rregulluara me ligj.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili është organ i përhershëm, i pavarur dhe kompetent për të vendosur lidhur me ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, mund të shqiptojë gjoba vetëm ndaj partive të certifikuara dhe që shkeljet i kryejnë gjatë fushatës zgjedhore zyrtare.

Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, për zgjedhjet e 9 shkurtit, është deri më 24 dhjetor.

Cakolli thotë se, për aq kohë sa subjektet politike nuk janë të certifikuara për të marrë pjesë në zgjedhje dhe shkeljet eventuale nuk i bëjnë gjatë fushatës zgjedhore zyrtare, ato “amnistohen”.

Ai thekson se tendencat e shprehura deri më tash për ndërhyrje në procesin zgjedhor, e dëmtojnë integritetin e tij, por “nuk janë të atij niveli për të qenë 100 për qind përcaktuese të rezultatit zgjedhor”.

Megjithatë, thotë se aktorët politikë do të duhej të ndërmerrnin hapa për ndërprerjen e tyre, “duke u thirrur në vlerat e mira të transparencës dhe integritetit zgjedhor”.

“Ne patëm menduar edhe idenë që partitë politike të nënshkruanin një lloj deklarate, përmes së cilës do të zotoheshin... por që e njëjta nuk do të kishte karakter obligativ”, thotë Cakolli.

Por, sipas tij, mënyra e vetme për t’i ndaluar veprimet që dëmtojnë integritetin zgjedhor, mbeten ndryshimet ligjore.

Ato, thotë ai, do të duhej të përcaktonin se kufizimet për shfrytëzimin e resurseve publike, obligimet për raportimin financiar dhe të gjitha dispozitat tjera rregulluese, vlejnë që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit, e jo vetëm që nga fillimi i fushatës zgjedhore zyrtare, e cila zgjat vetëm 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Cakolli thotë se për ndryshime të tilla tani nuk ka kohë, por se ato do të mund të bëheshin për zgjedhjet e tjera në të ardhmen. Periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025. Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë./REL

eugen cakolli instituti demokratik i kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet