LIVE UPDATES
Politike

Përçarje në PL? Endrit Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar: Faktorë të brendshëm e bënë të pamundur ushtrimin e detyrës time

Braimllari shprehet se e rëndësishme dhe primare për të është uniteti me njëri-tjetrin. 

16 Prill 2024, 18:47 Nga r.ll
Përçarje në PL? Endrit Braimllari jep dorëheqjen si
endrit braimllari

TIRANË- Ka dhënë dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Lajmin e ka dhë ai vetë ku ka falenderuar anëtarët e partisë, drejtuesin Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemadhi. 

Në letrën e tij ai shprehet se "i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion." Braimllari shprehet se e rëndësishme dhe primare për të është uniteti me njëri-tjetrin. 

Letra e Endrit Braimllarit:

Jap dorëheqjen nga funksioni i Nën Kryetarit të Partisë së Lirisë. Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite.

Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, po ju drejtohem si institucioni i cili më ka zgjedhur në funksionin e nënkryetarit të Partisë së Lirisë. Me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit.      

Gjej rastin të falenderoj gjithësecilin prej jush, çdo themelues dhe bashkëudhëtar të aksionit tonë politik.

Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur netë të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje.

Teksa shkruaja këtë letër, me erdhi në mendje dita e parë kur nisa angazhimin në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Atë kohë isha një gjimnazist 16 vjeçar plot energji, pasion dhe ëndrra për të ardhmen. Sot, pas 19 vitesh jam baba i dy vajzave dhe tani arrij të kuptoj që e gjithë sakrifica jonë ka rënë mbi familjen dhe të gjithë ne i detyrohemi shumë asaj për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Puna në këto 19 vite më ka njohur me shumë anëtarë dhe simpatizantë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe tek secili prej tyre kam ndjerë një angazhim maksimal ku ndryshe nga forcat e tjera politike ajo që na motivonte ishte energjia pozitive e ekipit dhe forca jonë e përbashkët për ti bërë ballë çdo beteje.

Gjatë 19 viteve kam ushtruar funksione të larta në parti.

Falenderoj kryetarin Ilir Meta për mundësinë e dhënë ndër vite.

Në të gjitha funksionet e mia jam udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit, solidaritetit dhe meritokracisë. Kam vlerësuar punën në terren dhe komunikimin e përditshëm si një mundësi për të mbajtur kontaktet me gjithësecilin prej jush dhe për të ndarë sëbashku problemet tona të familjes politike por jo vetëm. Në shumë raste kam qenë ekuilibrues i problemeve tona të brendshme, me bindjen maksimale që në parti duhen të gjithë dhe partia është e të gjithëve.

Ndihem krenar, që si kryetar i forumit Rinor i dhamë jetë një aksioni ku me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë e kthyem LRI-në në organizatën më të fortë rinore në vend dhe më gjerë. Puna jonë me rininë në të gjithë Shqipërinë na afroi më shumë me njëri tjetrin duke u bërë një strukturë solide.

Me kënaqësinë më të madhe them se sot shumë bashkëudhëtarë të forumit rinor vijojnë të japin kontributin e tyre në parti.

Në memorien time, viti 2008 ka qenë dhe do të jetë i paharruar pasi beteja për mbrotjen e Kushtetës ishte e drejtë. Së bashku me mijëra të rinj, na u desh të protestonim për ditë të tëra dhe të shpërndanim derë më derë, kauzën tonë të drejtë.

Viti 2017 për mua dhe për të gjithë ju, na përballi me një sfidë të vështirë, ku një pjesë zgjodhi pushtetin, ne vazhduam opozitën.

U përballëm në një betejë të fortë ekzistenciale për vendin, parlamentarizmin dhe vetë opozitën.

Aty qartazi, u treguan qëndrestarët e vërtetë që nuk panë interesin personal por u udhëhoqën nga interesi i përbashkët për të forcuar partinë në një opozitë të fortë,  duke treguar një bosht të fortë të qëndresës opozitare.

Në 6 vite, që kam mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, bashkë me shumë kolegë i dhamë ritëm partisë dhe opozitës duke u bërë një zë i fortë i mbrojtjes së interesit qytetar në Parlament dhe në rrugë. Kemi organizuar me qindra protesta kombëtare dhe lokale. Nuk mund të harroj, mbi 10-tra protesta kombëtare, mbi dy vite protesta tek Unaza e Re, ku çdo ditë unë me disa kolegë u angazhuam personalisht në mbrojtje të banorëve. E paharruar për mua është protesta e banorëve të Kukësit ku me shumë kolegë u zhvendosëm atje në mbrotje të interesit qytetar, protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ku u kthye në një betejë të vërtetë qytetare.

Nuk mund të harroj orët e panumërta, në komisariate policie, prokurori dhe gjykata në mbështetje të qytetarëve që besuan dhe u bashkuan me kauzën e opozitës dhe për këtë motiv dhunoheshin nga pushteti.

Për këtë përiudhë, dua të falënderoj Monika Kryemadhin e cila në detyrën e kryetares ishte në ballë të këtij aksioni dhe pse në momentet tona më të vështira, duke i dhënë zemër dhe ritëm aksionit tonë opozitarë.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, mora përgjegjësinë e drejtuesit politik për Qarkun Korçë.

Rrethanat politike dhe jo politike e bën të pamundur marrjen e mandatit në këtë qark. Personalisht bëra maksimumin, dhashë të gjithë kontributin dhe eksperiencën time në një fushatë të papreçendent. Isha i pari në betej dhe në denoncimet e përditshme kundër abuzimi me pushtetin. Për mua ekipi është i pari. Sakrifica sublime e atyre që mbështetën LSI-në në qarkun e Korçës meritonte dhe do ta ketë gjithmonë mbështetjen time. Për mua dhe sot ajo fushatë vazhdon të ketë koston e saj, duke u endur dyerve të gjykatave mbi proçese gjyqi pa fund të nisura politikisht kundër meje nga kundërshtarët politik gjatë fushatës. Por unë ndihem krenar edhe sot që besova tek një ekip i ri, i cili nuk zhgënjeu dhe është premtues për të ardhmen.

Të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion.

Po bëjë unë i pari disa hapa pasë për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri tjetrin.

Do të vazhdoj me përkushtimin maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor në këshillin bashkiak të Tiranës për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar shanse dhe mundësi për çdo qytetar të Tiranës.

Ju uroj suksese dhe punë të mbarë në rrugëtimin tonë të përbashkët!

endrit braimllari partia e lirise

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë