LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja Rama-Meloni/ Liderja e PD-së në Itali: Në menaxhimin e kampeve të emigrantëve infiltrohen interesa ekonomike dhe mafioze

Schlein ka folur edhe për raportin që ajo ka me kryeministrin Edi Rama, raport të cilin e cilësoi si të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

16 Prill 2024, 17:21 Nga r.ll
Marrëveshja Rama-Meloni/ Liderja e PD-së në Itali: Në
elly schlein

ITALI- Liderja e Partisë Demokratike në Itali, Elly Schlein ka treguar folur lidhur me marrëveshjen e firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeminstres italiane Giorgia Meloni për strehimin e refugjatëve

Ajo ka treguar për gazetaren e Syri Tv, Alba Kepi se përse opozita italiane nuk veproi si ajo e shqiptare dhe nuk e çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen. Schlein ka folur edhe për raportin që ajo ka me kryeministrin Edi Rama, raport të cilin e cilësoi si të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

Alba Kepi: Qeveria Meloni ka deklaruar se brenda datës 20 maj, qëndrat e emigantëve në Shqipëri mes të cilëve dhe një qendër burgimi do të jenë operative. Në Shqipëri, pakti Meloni Rama u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, forca më e madhe opozitare. Ju si parti opozitare votuat kundër këtij pakti në parlament për motive të qenësishme, po pse nuk e dërguat në Gjykatën Kushtetuese?

Elly Schlein: Jam një mike e Shqipërisë, siç e kujtuat dhe ju. Kam punuar shumë vite më parë si europarlamentare në procesin e integrimit, asociimit e stabilizimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk kam ndryshuar ide. Jam e mendimit se pakti Meloni - Rama është një gabim, është i gabuar. Por e them këtë nga këndvështrimi italian, nga këndvështrimi i Italisë. Ne kemi në Kushtetutën tonë, neni 10, se një të huaji që i mohohen të drejtat në vendin e tij, i jepet e drejta të kërkojë azil në territorin italian. E mendojmë se të deportosh në një vend të tretë si Shqipëria persona që kërkojnë azil në Itali, është një ide jo e drejtë.

Mendoj se është një marrëveshje e kushtueshme e fondet duheshin përdorur për të forcuar sistemin e azilkërkuesve në Itali që prej kohësh është nën stres. Por e djathta sa herë që vjen në pushtet bën veç propagandë e të kundërtën e asaj që duhet. Shkatërron sistemin e strehimit të shpërndarë, këtë sistem që krijon përfshirje, që mund ta kontrollosh mbi fondet e lëvruara, që përfshin kryetarët e bashkive e autoritetet lokale e jo i vë nën urdhrat e ministrive.

Në vend të kësaj e djathta italiane preferon kampe të mëdha emigrantësh, ku zhduken të drejtat e tyre, ku infiltrohen interesa ekonomike e disa herë dhe interesa mafioze. Kjo është historia italiane. Mendoj se shumë më mirë këto burime fondesh mund të përdoreshin për të përmirësuar sistemin e azilkërkuesve në Itali e këtë gjë e kërkojnë dhe autoritete lokale e kryetarë bashkie të së djathtës që qeveris.

E gjej mizore, jo humane, që persona të shpëtuar në mes të detit, me gjithë vështirësitë që qeveria ka krijuar me ligjet e reja që ka nxjerrë, janë njerëz që vuajnë e janë të mbijetuar të një udhëtimi vdekje e duhen dërguar në portin më të afërt, por jo në një vend më të largët si Shqipëria duke i lënë të lundrojnë dhe tre ditë të tjera. Pra është absurde. Pra ne vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin europian por kur ka divergjenca të tilla ne duhet t'i themi.

Alba Kepi: Insistoj mbi pyetjen e raportit tuaj me socialistin Rama.

Elly Schlein: Siç ju thashë, është një raport i drejtpërdrejtë, i sinqertë. Ku ka gjëra që duhen thënë i themi e kemi bërë këtë gjë dhe gjatë reformës së drejtësisë. Menjëherë pas nënshkrimit në Romë më 6 nëntor 2023 të paktit Meloni-Rama, Partia Demokratike italiane u shpreh fortësisht kundër madje duke kërkuar sipas mediave dhe përjashtimin e Edi Ramës nga Partia Socialiste Europiane. Partia Demokratike italiane sqaroi dhe pse nuk kanë avancuar konkretisht me një kërkesë të tillë, janë të mendimit se ky fakt prekte një tematikë politike e principet e grupit të partive të PSE.

elly schlein edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj