LIVE UPDATES
Politike

Enkelejd Alibeaj flet për amendamentin e PD për amnistinë penale: Sitemi i drejtësisë i mbingarkuar

Alibeaj thotë se Shqipëria është shëndërruar në një vend policer, ku për çështjet më minimale të natyrës ekonomike, sociale dhe politike, rreptësia policore ka sjellë si produk mbipopullim të veprimtarisë së prokurorive, gjykatave e për pasojë të sistemit të drejtësisë.

7 Shkurt 2024, 13:19 Nga S.N
Enkelejd Alibeaj flet për amendamentin e PD për amnistinë penale:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka folur në Komisionin e Ligjeve për amendamentin e PD për amnistinë penale. Ai thotë se akti i amnistisë penale është një akt mëshire. Alibeaj thotë se Shqipëria është shëndërruar në një vend policer, ku për çështjet më minimale të natyrës ekonomike, sociale dhe politike, rreptësia policore ka sjellë si produk mbipopullim të veprimtarisë së prokurorive, gjykatave e për pasojë të sistemit të drejtësisë.

Motivi kryesor i këtij amendamenti tha Alibeaj është ulja e ngarkesës së sistemit të drejtësisë. Amendamenti i paraqitur nga PD ka për synim të rregullojë situatën specifike të qytetarëve. Bëhet fjalë për qytetarët të cilët kanë rënë në konflikt me ligjin për arsye politike si dhe për qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në protesta të organizuara nga Partia Demokratike.


Fjala e Plotë e Alibeaj: Siç e bëra me dije unë kam depozituar një amendament pranë Kuvendit për amnistinë penale. Akti I amnistisë mbi të gjitha është një akt mëshire. Është ky frymëzimi kryesor mbi të cilën do të duhet të motivohet dhe të shtrihet dimensioni i impaktit që një ligj amnistie duhet të japëduhet të jemi të vemendshëm që kjo ndërhyrje është në fakt një ndërhyrjë në produktin e sistemit të drejtësisë. Nuk duhet të bien ndesh me performancën, me veprimtarinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë. Ky është një limit delikat dhe ky duhet të jetë një nga konsideratat që do të duhet ta kemi parasysh të gjithë.

Në këndvështrimin tonë, Shqipëria ndodhet sot në një shtet policer, pavarësisht se kolegët nuk e thonë, por po ti kthehesh fjalës së gjithësecilit në vetëdije të motivuar nga fakti që ky vend është shëndërruar në një shtet policer, ku për cështjet më minimale të natyrës ekonomike, sociale dhe politike është rreptësia policore që ka sjellë si produkt edhe një mbipopullim të veprimtarisë së prokurorive dhe të gjykatave dhe për pasojë të sistemit të drejtësisë. Ndaj ky është një nga motivet pryesore që më ka shtyrë për të paraqitur këtë amendament të cilin po e prezantoj.

Amendamenti I paraqitur nga PD synon të rregullojë situatën kategorike specifike të qytetarëve të cilët kanë rënë në konflikt me ligjin për një arsye politike dhe për qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ogranizuara nga Partia Demokratike dhe aleatët politik të saj në një periudhë që sipas ekspertëve tanë kanë bërë, nga 1 tetori i vitit 2018 deri në 31 dhjetor të vitit 2020. Dhe dua ta bëj të qartë për këdo, përgjegjësia për organizimin e këtyre protestave është e jona, të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Ne kemi detyrimin që përgjegjësinë politike ta mbajmë ne dhe të lehtësojë padrejtësinë juridike që u është bërë të gjithë këtyre qytetarëve që kanë rënë në këtë konflikt me ligjin. Ju kujtoj dhe është një nga synimet tona nëpërmjet këtyre amendamenteve që të përfshihen edhe qytetarë të cilët kanë organizuar edhe spontanisht protesta qytetare dhe po i përmend disa me idenë që edhe kjo pjesë e relacionit të amendamenteve të bëhet pjesë e dokumenteve parlamentare. Bëhet fjalë për serinë e protestave të banorëve të zonës së Astirit zë zhvilluar në një kohë relativisht të gjatë ditë për ditë për një të drejtë ekonomike dhe sociale. Së dyti, bëhet fjalë për serinë e protestave të organizuara kundër shembjes së Teatrit Kombëtar këtu në Tiranë.

Edhe në atë rast ka pasur qytetarë që për arsye të natyrës politike për të mbrojtur një vlerë të trashëgimisë kulturore, u ndodhën nën prangat e policisë, e për pasojë edhe nën procedimin e prokurorisë dhe të gjykatave. Së treti, seria e protestave të banorëve të Bregut të Lumit. E mbani mend se çfarë ka ndodhur, po j’ua kujtoj edhe ndërhyrjen brutale të policisë në 5 të mëngjesit me gaz lotsjellës për t’i nxjerr nga shtëpitë e tyre të ndërtuara me gjakë dhe mund dhe për t’i lënë në rrugë të madhe. Jo vetëm kaq, por një pjesë e madhe prej tyre përfunduan në sallat e prokurorive dhe gjykatave. Kështu edhe seria e protestave të zonës së Shkozës, e njëjta situatë si ajo e Bregut të Lumit.

Së fundmi është edhe seria e protestave të studentëve. E mbani mend, kërkesat e tyre të drejta të cilat nuk morë një përgjigje nga ana e qeverisë përveçse shkopinjve të gomës dhe procedimit penal. Dhe ju kujtoj këtu edhe një ngjarje të dhimbshme, ishin protestat e zhvilluara nga qytetarët kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha. Qytetarë të irrituar nga ato skena të ashpra, dramatike, tragjike që ndodhën nën reptësinë policore e më pas të prokurorive dhe gjykatave. Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat tona të Partisë Demokratike, të cilat shpesh kemi ofruar edhe mbrojtje juridike falas, rezulton se gjatë këtyre protestave të kësaj periudhe, për shkak edhe të revoltimit për të drejtat politike, ekonomike dhe sociale, disa prej tyre siç e thashë ndodhen në konflikt me ligjin.

Ka psur një debat të nxehtë mbi politizimin dhe padrejtësitë e veprimeve të organeve ligjzbatuese të ngarkuara për ndjekje penale, mbetet fakt se një numër i lartë i qytetarëve janë proceduar penalisht për veprat penale të tilla si: shkatërrim i pronës, shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore, kundërshtimin e punonjësit të policisë, kundërshtimit për shkak të detyrës dhe shkeljes së rregullave për lnëndët plasëse dhe djegëse, të parashikuara këto respektivisht nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282 të kodit penal. Sipas të dhënave tona disa prej tyre kanë përfunduar me dënimin e protestuesve dhe një pjesë tjetër janë në shqyrtim e sipër nga prokuroritë dhe gjykatat.

enkelejd alibeaj partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj