LIVE UPDATES
Politike

Shkresa e Salianjit drejtuar INSTAT, përgjigjet institucioni: Censi ka kushtuar 16.9 mln euro

INSTAT ka deklaruar se të dhënat e Censit, do të dalin në muajn qershor dhe se nuk ka pasur asnjë vonesë në publikimin e tyre.

7 Shkurt 2024, 12:05 Nga I.A
Shkresa e Salianjit drejtuar INSTAT, përgjigjet institucioni: Censi ka
INSTAT

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji i ka dërguar një kërkesë Institutit të Statistikave në lidhje me të dhënat e Censit të fundit. Salianji, i ka kërkuar sqarime INSTAT për Censin në lidhje me metodën e ndjekur dhe për shqetësimet nga ndërhyrja e qeverisë. INSTAT ka deklaruar se të dhënat e Censit, do të dalin në muajn qershor dhe se nuk ka pasur asnjë vonesë në publikimin e tyre. Nga përgjigja e SPAK theksohet se mbledhja e të dhënave për Censin i ka kushtuar buxhetit 16.9 milionë euro.

Përgjigjet e INSTAT ndaj shkresës së Ervin Salianjit:

Kur do të publikohen të dhënat e Censit të realizuar gjatë vitit 2023?

Rezultatet kryesore të Censit 2023 do të publikohen në muajin Qeshor 2024, sikurse janë parashikuar në planin e publikimeve të Censit, si dhe paraqitur në Planin Vjetor, 2024 të INSTAT në Kuvend. Në faqen zyrtare të INSTAT gjendet informacioni kronologjik mbi publikimin e rezultateve të Censit 2023.

Cili ka qenë afati i parashikuar për publikimin e këtyre të dhënave?

Siç e kemi sqaruar dhe më sipër, afati për publikimin e të dhënave ka qenë Qershor 2024 për rezultatet kyesore, dhe në vijim për të dhënat e tjera në nivel të detajuar.

Cilat janë arsyet e vonesës së publikimit të këtyre të dhënave?


Nuk ka pasur asnjë vonesë në publikimin e të dhënave të Censit. Ju bëjmë me dije se publikimi i rezultateve të Censit 6 muaj pas përfundimit të proceseve të terrenit (mbledhja e të dhënave, dhe anketa e post Censit) janë afatet më të afërta për publikimin e të dhënave të Censit sipas standardeve ndërkombëtare (Regulation (EC) No.763/2008 on Population and Housing Censuses).

A ka pasur ndonjë ndërhyrje nga ndonjë institucion i pushtetit qendror apo vendor lidhur me publikimin e këtyre të dhënave?

INSTAT është një institucion i pavarur i cili është në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas ligjit NR. 17/2018 PËR STATISTIKAT ZYRTARE. Ai udhëhiqet nga parimet e profesionalizmit, transparencës dhe besueshmërisë së statistitikave zyrtare të cilat i ka të shprehura në ligjin për statistikat. Mbi këto parime INSTAT monitorohet çdo vit nga institucionet ndërkombëtare, sidomos ato të BE-së, ku dhe qëndrimet e tyre janë të shprehura në raporte të ndryshme. Siç edhe ju duhet të jeni në dijeni, në raport progresin e KE nuk ka asnjë rresht ku vë në dyshim pavarësinë apo profesionalizmin e INSTAT.

A rrezikon vonesa në publikimin e këtyre të dhënave ndërhyrje të paautorizuara me qëllim manipulimin apo shtrembërimin e tyre?

Siç e sqaruam më lart, nuk ka vonesa në publikimin e të dhënave. Ato janë sipas planit të parashikuar dhe publikuar prej kohësh në faqen zyrtare të INSTAT, kësisoj nuk ka vend për asnjë dyshim të tillë.

Cilat janë masat konkrete të sigurisë të marra nga institucioni juaj me qëllim garantimin e vërtetësisë dhe saktësisë së të dhënave?

Në zbatim të legjislacionit në fuqi për statistikat zyrtare, mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikës së institucionit lidhur me sigurinë e informacionit, të dhënat mbrohen përmes proceseve teknike të enkriptimit; kontrollit dhe kufizimit të aksesit, duke u bazuar në parimin e aksesit minimal të nevojshëm për të kryer funksionet e punës; mekanizmave të autentifikimit që sigurojnë akses vetëm nga përdoruesit e autorizuar; monitorimit të aktivitetit gjatë mbledhjes apo përpunimit të të dhënave.

Sa ka qenë kostoja totale për realizimin e Censit dhe a ka krijuar kosto shtesë vonesa në publikimin e të dhënave?

Kosto totale e parashikuar e Censit të Popullisë dhe Banesave ka qenë 16.9 milionë euro (gjendet dhe në planin vjetor të dërguar nga INSTAT në Kunvendin e Shqipërisë). Duhet të theksojmë që aktiviteti i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 nuk përfundon me mbylljen e grumbullimit të të dhënave në terren apo dhe anketën e post Censit. Aktualisht INSTAT është në fazën e kodifikimit të klasifikimeve dhe pastrimit të dublikateve deri në publikimin e rezultateve kryesore në muajin Qershor 2024. Më tej, sipas planit të shpërndarjes do të vazhdohet me: Publikimin e rezultateve përfundimtare të Censit në nivel qarku/bashkie në muajin Tetor 2024, ndërkohë në muajin Dhjetor 2024 INSTAT ka parashikuar të dërgojë të dhënat e Censit dhe metadatat në Eurostat. Më tej do të vazhdohet me studimin e thelluar të të dhënave të Censit ku do të kryhen dhe analizat tematike.

instat ervin salianji

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë