LIVE UPDATES
Politike

Ina Zhupa: Po shkelet Kushtetuta, shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar në koncensionin e Butrintit

asi hetimi  gjyqësor mbi koncensionin e Butritint u mbyll në 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të riçelë seancën plenare pas kërkesës së Partisë Demokratike.

7 Shkurt 2024, 12:33 Nga S.N
Ina Zhupa: Po shkelet Kushtetuta, shteti shqiptar është i
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur sa i përket koncensionit të Butrintit, që aktualisht ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Pasi hetimi gjyqësor mbi koncensionin e Butritint u mbyll në 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të riçelë seancën plenare pas kërkesës së Partisë Demokratike.

Zhupa thotë se një nga shkeljet e evidentuara është se shteti shqiptar nuk ka një rol parësor në koncensionin e Butrintit. Ajo ka akuzuar shtetin shqiptar se nuk ëshët garant për identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Zhupa thotë se shteti shqiptar ishte i nënpërfaqësuar në koncensionin e Butrintit, pasi kishte vetëm 2 nga pesë përfaqësues gjithsej. Një prej anëtarëve të përfaqësuesve ishte edhe ish-ministria Elva Margariti, në periudhën kur ishte në detyrë si Ministre, ndërsa tani ka vetëm 1. Zhupa ka argumentuar se një Ministër e ka të ndaluar nga Kushtetuta e Shqipërisë që të kryejë këtë veprimtari si përfaqësues.

Ajo thotë se shteti shqiptar po shkel Konventën e Parisit dhe logjikën ekonomike. Pasi shteti shqiptar ka futur një koncension me vlerën e qindra miliona eurove, ndërsa pala private që futi 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh.

Deklarata e Plotë e Ina Zhupës: Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese me një seancë të riçelur. Pasi u mbyll hetimi gjyqësor dhe u dhanë konkluzionet finale më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi ta riçelëse seancën plenare pas kërkesës sonë në bazë të fakteve dhe provave të reja që ne vumë në dispozicion për raportin e UNESCO-s të fshehur nga pala shqiptare.
Sot unë do të jap disa fakte të reja.
Një nga shkeljet kushtetuese që ne kemi evidentuar mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në koncesionin e Butrintit, që tregon se shteti shqiptar nuk është më garant për identitetin, për historinë, për trashëgiminë kulturore, siç ia detyron Kushtetuta dhe Konventa e Parisit, por tashmë do të jetë një privat, garant për këtë.
Ne kemi argumentuar edhe në debatin gjyqësor se si shteti shqiptar ishte i nënpërfaqësuar, kishte dy përfaqësuese nga pesë gjithsej, pra,ish- ministrja Elva Margariti dhe noterja Fiona Boriçi, që më pas u zëvendësua me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore.
Në fakt, në të gjitha debatet në Kuvend, në daljet e ministres Margariti dhe në përballjen me mua, i kam thënë që jo vetëm është i nënpërfaqësuar shteti shqiptar, por edhe ky përfaqësim është nominal, si individ, me emër, Elva Margariti, dhe jo me funksion, që do të thotë kur ti përfaqësohesh me funksion, me humbjen e funksionit, zëvendësohesh nga ministri tjetër.
Elva Margariti me një deklaratë e kundërshton këtë.
Duke qenë se më 15 janar, Margariti është shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë detyrën ministri i ri Blendi Gonxhe, ne iu drejtuam me kërkesë Gjykatës së Shkallë të Parë Tiranë për të kuptuar se kush ishin anëtarët e Bordit pas shkarkimit të znj. Margariti. Dhe përgjigja që marrim më 1 shkurt nga kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë, është se ... “ndryshime të mëtejshme nuk ka”.
Pra, sot në rast se bëhet një mbledhje e Bordit të Butrintit, ne kemi atje katër përfaqësues privat dhe vetëm një: drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qiricin.
Me këtë dokument, ne kemi të vërtetuar dy lloj shkeljesh: një shkelje kushtetuese dhe një shkelje penale. Me shkelje kushtetuese ne kemi vërtetuar tashmë që Elva Margariti ka lënë shtetin shqiptar të papërfaqësuar në nivel funksionesh, por i ka përfaqësuar në nivel individësh dhe ka vendosur veten e saj. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon ministrat që të kryejnë veprimtari tjetër, të jenë anëtarë të OJF-ve, bordeve, koncesioneve, të veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe i ndalohet çdo veprimtari tjetër përveç asaj të ministrit.
Duke bërë këtë gjë, gjithashtu, tregohet se shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar dhe shkel Konventën e Parisit që thotë se duhet të ketë rol parësor, por shkel edhe atë që është logjika ekonomike. Kur shteti shqiptar fut në këtë koncesion një pasuri me vlera të jashtëzakonshme, qindra mijëra, miliona euro, si Butrinti, dhe nga ana tjetër pala private që fut 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh se këta që fusin më shumë para.

ina zhupa partia demokratike

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë