LIVE UPDATES
Politike

Erion Veliaj 'hedh' një pistë për sulmin në Top Channel: Nuk është cicmic, dikush në nivele të larta është shqetësuar

Veliaj u solidarizua me stafin e televizionit dhe tha se kjo goditje ndaj TCH, është një goditje ndaj çdo qytetari shqiptar

28 Mars 2023, 23:02 Nga I.A
Erion Veliaj 'hedh' një pistë për sulmin në Top
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur publikisht në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj Top Channel. Veliaj u solidarizua me stafin e televizionit dhe tha se kjo goditje ndaj TCH, është një goditje ndaj çdo qytetari shqiptar. I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, Veliaj deklaroi se ky sulm nuk është një incident i parëndësishëm, apo një “cicmic”, por në momentin që dikush është i gatshëm të djegë një makinë që kushton më shumë se 6 shifra euro, do të thotë se dikush në nivele të larta është i shqetësuar.

“E thashë dhe dje gjatë ditës dhe gjatë mundësisë që kisha për të prezantuar kandidatët, që gjëja më e rëndësishme është të jemi solidarë me njëri-tjetrin në një ditë të rëndë jo vetëm për Top Channel, por për mënyrën se si funksion jeta publike në Shqipëri. Dhe kam përshtypjen se i madh dhe i vogël, nga Presidenti, kryetarja e Kuvendit, Kryeministrit, Kryetari i bashkisë deri te çdo qytetar i thjeshtë që ka lidhur kujtimet e tij me Shqipërinë, me fjalën e lirë me Top Channel, jo vetëm për pjesën e argëtimit por edhe për pjesën e informimit dhe debateve të mëdhaja. Top Channel është si një pjesëtar i familjes së çdo shqiptari. Është televizioni i parë i hapur që solli ato grimcat e para të perëndimit, dhe  sot një nga projektet më avangarde të Shqipërisë. Ndaj një goditje ndaj Top Channel është një goditje ndaj çdo qytetari shqiptar. Por sidomos këtu në tiranë, ku Topi ka selinë dhe punon çdo gazetar.

Ndaj ndihem vërtet i keqardhur por dhe i motivuar për të kërkuar drejtësi dhe për të inkurajuar çdo prokuror që të merren me një çështje vërtet serioze që nuk është një shantazh apo bullizëm rutinë, jo se ato duhen lejuar por ku goditet një televizion kombëtar, natyrisht vëmendja duhet të jetë më e madhe. Qartazi kjo nuk është një konflikt, apo cicmic, një incident i parëndësishëm. Kur dikush është i gatshëm të djegë një makinë që kushton më shumë se 6 shifra euro, dmth që dikush në nivele të larta, nuk ka rëndësi në cilën fushë, është i shqetësuar. Kështu që gjithë shoqëria duhet të shqetësohet që ti shkohet deri në fund kësaj çështjeje. Mesazhi për ju është kokën lart, keni mbështetjen, dashurinë dhe solidaritetin e të gjithë nga veriu në jug dhe nga çdo krah, sepse Top Channel është sot një institucion, interes kombëtar që duhet mbrojtur pavarësisht se nuk mund të na pëlqejë se si kritikon etj. Duhet mbrojtur dhe mbështetur sidomos në këto ditë të vështira," tha Veliaj.

Si ndodhi sulmi?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

erion veliaj sulmi me arme te topi vritet roja i top channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet