LIVE UPDATES
Politike

Çështja Partizani/ Gjokutaj: E gjithë çështja ndaj Malltezit është një falsifikim i madh

Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj ngiti akuza të rënda për manipulim të fakteve dhe prapavijë tërësisht politike të dosjes.

6 Shkurt 2026, 11:47 Nga D.S
Çështja Partizani/ Gjokutaj: E gjithë çështja ndaj
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se çështja ndaj Jamarbër Malltezit, është ndërtuar mbi një zinxhir falsifikimesh. Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj ngiti akuza të rënda për manipulim të fakteve dhe prapavijë tërësisht politike të dosjes.

Sipas tij, vetë kallëzimi i kësaj çështje i bërë nga Taulant Balla është i falsifikuar dhe përmban atribuime të cilat vetë prokurorët i kanë vërtetuar që nuk janë të vërteta. Gjokutaj pretendon se edhe vetë hetimi ka qenë i falsifikuar duke shtuar se mbrojtja ka paraqitur akte pafund gjatë hetimit paraprak ndërsa SPAK i ka kthyer mbrapsht.

Genci Gjokutaj: Në fakt, zoti Malltezi dhe kolegët shpaluan dhe tre elementë, po themi, pikantë që ka kjo çështje, por unë desha që t'ju sjell në vëmendjen tuaj në mënyrë shumë të shkurtër, për t'ju thënë që në këtë çështje ka si fill falsifikimin. Pse? Kemi të bëjmë me një kallëzim të falsifikuar. Vetë kallëzimi i kësaj çështje i bërë nga Taulant Balla është i falsifikuar dhe përmban atribuime të cilat vetë këta prokurorë i kanë vërtetuar që nuk janë të vërteta. Që te pretendimi i shtetëzimit që nuk ka ekzistuar. Ne kemi provuar të gjitha me dokumenta këto. Vazhdon me një hetim të falsifikuar dhe që për çudi, të gjitha këto gjykohen nga një gjyqtare falsifikatore. E vërtetuar së fundmi, përgjegjëse për veprën e falsifikimit. Pra, shikoni se çfarë profili ka kjo çështje, duke ndjekur, për dijeninë tuaj, ne kemi paraqitur akte pafund gjatë hetimit paraprak dhe SPAK-u nuk ka dashur, nuk ka dashur t'i pranojë dhe na e ka kthyer mbrapsht.

I tillë është ky hetim dhe dëshira e tyre për të hetuar në mënyrë objektive. Pra, çfarë ka ndodhur? Ata vetë kanë provuar falsitetin dhe në vend që këtë çështje ta pushojnë se s'ka fakt penal se nuk ka vepër penale, se nuk ka pasojë, sepse gjithmonë një krim shoqërohet me një pasojë, të cilën ata nuk dinë ta thonë se çfarë është. Dhe pa pasojë nuk ka vepër penale. E kanë provuar dhe me një guxim të marrë e nisin në gjyq, ndonëse fabula e kallëzimit me fabulën e kërkesës për gjykim dhe akuzës nuk kanë ngjashmëri, janë si dita me natën. Dhe ata vazhdojnë, akuzojnë sot e kësaj dite. Do t'ju them dhe dy elementë pse ne themi që kjo çështje ka një profil pastërtisht politik, sepse historia nisi që me KLGJ-në, që brenda tre javëve KLGJ-ja në lidhje me shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka, thotë, po, është e vërtetë që në vitin '96, KLD-ja me në krye ish-presidentin Berisha, e ka shkarkuar gjyqtarin Irena Gjoka, ndërsa mbas tre javëve kur e kërkon parlamenti, thotë nuk kam nuk kemi databazë.

Pra, kanë shkarkuar, kanë fshirë databazën. Është kjo KLGJ që merr këtë vendim dhe nuk i hyn hetimit të kësaj gjyqtareje ndonëse i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme hetim të thelluar, Prokuroria e Përgjithshme ia sjell materialin dhe kjo thotë, nuk e miratojmë ne, thotë, relacionin e katër anëtarëve të saj. Dhe e fundit, që është çështja në themel të çështjes, duhet të dini jo vetëm zoti Berisha, që nuk ka përgjegjësi penale pasi vendimmarrja është kolegjiale, është, vendimmarrja është në kuadër të një programi politik të Partisë Demokratike për rregullimin e marrëdhënies së pronës së pronarëve dhe ligji i ri sigurisht ka elementë shumë më shtrëngues dhe filtra shumë më të qartë në lidhje me problemin e pronës, nga e cila kanë përfituar me qindra mijëra shtetas, por zoti Jamarbër Malltezi ç'punë ka këtu?

Sepse dispozita e thotë qartë, zyrtari i lartë shtetëror. Dhe do ta mbyll me një kazus, me një çështje, me, në fakt janë dy çështje të Gjykatës së Lartë. Në mars, Gjykata e Lartë, ne kemi kërkuar gjithë kohës që zoti Jamarbër Malltezi, gjeni nenin, se nuk mund të përgjigjet për korrupsion të zyrtarit të lartë kur nuk ke qenë asnjëherë në jetën tënde zyrtar i lartë. Çfarë ka ndodhur? Në mars të vitit 2024, Gjykata e Lartë, në gjykimin e masës së sigurimit ndaj zotit Malltezi, thotë që, edhe duke mos qenë, thotë, zyrtar i lartë, justifikohet masa, dhe e ka legjitimuar që edhe pa ekzistencën e këtij subjekti mundet. Në 8 prill, mos gaboj, të 2025-ës, në rastin e një çështje pikërisht për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, Gjykata e Lartë, i njëjti trup gjykues, dhe kjo është, kjo është ajo pjesa më pezhorative, i njëjti trup gjykues, e njëjta treshe, thotë, vepra penale, thotë, e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, kërkon, thotë, domosdoshmërisht ekzistencën e këtij subjekti të posaçëm, zyrtar i lartë shtetëror. Pra, nga marsi i 2024-ës deri në prill të 2025-ës, i njëjti trup gjykues, Gjykata e Lartë, jo shkalla e parë, mban dy qëndrime.", u shpreh Gjokutaj./Dosja.al

jamarber malltezi genc gjokutajj ceshtja partizani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj