LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe serbë. Rama po hetohet nga FBI

• Sali Berisha ka bërë deklarata të forta nga selia blu. • Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është në hetim ndërkombëtar. • Berisha tha se në një email të Mec Gonigal, i cili po hetohet nga FBI, është gjetur një komunikim me Edi Ramën. • Ndërsa e akuzoi edhe për ndëhyrje në drejtësinë shqiptarë, duke përmendur dosjen e lobimeve ruse të Lulzim Bashës. • Sa i përket sulmeve kibernetike, Berisha tha shkatërrimi i infrastrukturës digjitale erdhi nga hakera iranianë, nga vetë qeveria, rusë dhe serbë. Kjo sepse ka biseda të qeveritarëve me grupe kriminale. • Madje përmendi edhe shkarkimin e ish-kryepolicit, Gledis Nano. • Numri një i PD-së pretendon se iku për probleme të Belinda Ballukut. • Sa i përket aksionit politikë, Berisha paralajmëroi një vjeshtë "të nxehtë" me protesta dhe me greva. Sigurisht që në bashkëpunim me Partinë e Lirisë dhe aleatin Ilir Meta. • Ndërsa për reformën territoriale, u shpreh se nuk i besonte propozimit të PS për dakordësimin e shtimit të bashkive, por mbetet i hapur për negociata.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ç'lidhje ka ministrja Balluku me shkarkimin e Gledis Nanos? Berisha qesh: "Cherchez la femme"

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpjeguar deklaratën e tij në Kuvendin e Shqipërisë se shkak për shkarkimin e Gledis Nanos si kryepolic, është bërë edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se nuk ka pasur asnjë indicie që Nano ka pasur lidhje me bandat, por ka pasur probleme me pushtetin, një ndër to, është edhe Belinda Balluku. Edhe pse u pyet për më shumë detaje, kryedemokrati tha "cherchez la femme" ("Kërkoni femrën"), pa dhënë komente të tjera. 

"Mund t'ju them që në 30 vite është ndër aktet më mafioze, sepse Gledis Nano ishte një polic, komisar i gjeneratës së re. Emri i të cili nuk figuronte në 130 narkokomisarët. Nuk kam pasur iluzion se do ishte njeri i suksesit, por nuk kam pasur informacion për lidhje të tij me grupe kriminale. Mungesa e këtyre lidhjeve është diçka pozitive. Pra ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat. Ai u përball me këto probleme. 

Problemi kryesor, u përball me ministrin që donte me çdo kusht, këshilltarin e tij të shkarkuar për lidhje me drogën nga ministra socialistë, i larguar për në Gjermani, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së drogës, Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij. Së dyti, doli jahti me vela plot drogë. Ju e keni parasysh reagimin e Çuçit, kur e lidha me shoqatën e skafistëve, tha se ishte i shoqatës së velistëve. Pak ditë mbrapa një velist plot drogë u kap në Itali. Se çfarë bën ministri në shoqatën e velave, se ku e gjeti këtë pasion kaq të madh për velat? Drogë është pasioni.

Ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën, call centrat. Doli emri i Olsi Ramës. është një hetim gjerman. Së fundmi, siç edhe fjala franceze "cherchez la femme" ("Kërkoni femrën") del që të ketë pasur probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave gjithmonë. Të gjitha bënë që të largohet si agjent i imperializimit amerikan,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Harta e re territoriale, Berisha: Ka pasur një marrëveshje mes Ramës e opozitës, do shtonin 5-6 bashki

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka dëgjuar më parë, se ka pasur një marrëveshje për zgjatjen e vettingut. Gjatë konferencës së sotme, Berisha shtoi se në atë kohë u ra dakord që të shtohen 5 ose 6 bashki e se kjo e sotmja është vazhdimi i një pseudo reforme. 

PJESË NGA BISEDA:

Pyetja: Jeni në dijeni të një marrëveshje mes Alibeajt dhe Ramës për ndarjes së re territoriale, flitet për një hartë me 71 Bashki? 

Berisha: Kanë deklaruar një herë se ka pasur një marrëveshje kur është votuar zgjatja e vettingut, në të cilën u ra dakord që të shtohen 5 apo 6 bashki, kjo është vazhdimi i pseudo reformës. Studimet janë serioze, janë të bëra me ndihmën e dy qeverive, me atë demokratike shumë të konsoliduara, ne i kemi gati, por Rama me siguri do të përdorë pseudo reformën se mendon se do të marrë pushtetin. 

3 VITE ME PARE

'SKAP-i i partisë të shqyrtojë çdo vendim timin'/ Berisha: Unë kam firmosur me Kushtetutë para, jo fap e fap

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në rastet kur ka hedhur firmën, ka qënë korrekt, me Kushtetutë para. Gjatë konferencës së sotme, Berisha tha se do të shkojë sa herë që e thërrasin, duke iu referuar SPAK, pasi nuk ka bërë asnjë veprim që bie ndesh me ligjin. 

'E ftoj SKAP-in e partisë që të shqyrtojë çdo vendim të Sali Berishës nga viti 1991 deri gjer më sot. Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD. Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së. Mund të jap një shembull: Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dërgojnë SKAP-it një dekret të mëkëmbësit të mbretit Jakoman.

I thonë se ky dekret dëshmon se trojet e rikthyera disa familjeve tiranase janë shpronësuar me këtë dekret. Çfarë tregon dekreti? Ka emrat e shtatë familjeve, asnjëra nuk i përket kompleksit të klubit Partizani.

Çdo prokurori serioze në botë, merr vetëm një vendim: hap çështje penale ndaj atij që bën padi të rreme. Këtë e parashikon Kodi Penal dhe Procedura Penale e çdo vendi. SKAP-i i partisë, në vend që të marrë në hetim, Taulant Sharrën, SKAP-i bën sikur nuk disponon këtë falsitet madhor. Ky nuk është presion, ky është një turp.

Sa herë të më thërrasin, unë nuk njoh asnjë formë parashkrimi. Unë nuk kam firmosur fap e fap, unë kam firmosur duke pasur ligjet dhe Kushtetutën përpara.'- u shpreh Berisha.

3 VITE ME PARE

Non-grata nga BE? Berisha për Ballën: Të bëhet zëdhënës i BE kreu i bandës së Elbasanit është problem

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan shumë problem faktin që kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëhet zëdhënës i Bashkimit Europian. Berisha tha se Balla shumë shpejt do të marrë vendin që i takon. 

' E konsideroj, të bëhet zëdhënës i BE kreu i bandës së Elbasanit, është një problem në vetvete, kam bindje se dhe Taulant Sharra do marrë vendin e tij'- tha Berisha, teksa u pyet për deklaratën e Ballës, se Berisha do të shpallet non grata dhe nga BE.

3 VITE ME PARE

Reforma territoriale/ PS pranoi të shtonte Bashkitë, Berisha: Qeveri mashtrimi, manovra

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan pranimin e PS për reformën territoriale si një mashtrim. Ditën e sotme, në konferencën për mediat, Berisha tha se nuk i besohet qeverisë shqiptare, ndërsa për reformën shtoi se PD e ka bërë punën e saj. 

Pyetja: Reforma territoriale. E mbështesni propozimin e PS?

Berisha: Janë manovra për të mashtruar opinionin publik. Qeveria është makineri gjigande mashtrimi, ata nuk do pranojnë por ne e kemi bërë punën tonë. 

3 VITE ME PARE

E FORTË! Berisha: Edi Rama është në hetim ndërkombëtar, ja dosja që ndodhet në FBI

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- “Kryeministri Rama është nën hetim ndërkombëtar,"- kështu pretendon kryedemokrati Sali Berisha. Në daljen e përjavshme për gazetarët, Berisha tha se pas hetimit që është hapur në SHBA ndaj ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte në një deklaratë për mediat nga selia blu. Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama është nën hetim për shkak se në emailin zyrtar të McGonigal, është gjetur një email privat i tij, ku i kërkonte që t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni.

"Sistemi TIMS dhe MEMEX ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishta, nuk ka lidhje me portalin. Ka komunikime dhjetra orë me grupet e krimit, në Shqipëri, Dubai dhe Amerikë Latinë, e kudo. Unë mund t'u deklaroj se Edi Rama është sipas të gjitha indicjeve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar. Rama po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal. Po lexoj mandatin e gjykatës: Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë: -çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët.

Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët. Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, emailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës. Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri. Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës. Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë. McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit? Por ka edhe çështje të tjera. Ajo me kartelin Sinaloa. E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës? Dje e kishte Washington Examiner këtë problem. A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush?,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'E kam konfirmuar nga burime të trefishta'/ Berisha: Infrastrukturën dixhitale na e sulmuan hakerat e qeverisë, rusë dhe serbë

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në sulmin kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare të vendit, janë përfshirë hakera iranianë por edhe shqiptarë, rusë dhe serbë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po u fsheh të vërtetën qytetarëve dhe se hakerimi ka nisur që nga dosja e patronazhistëve.

"Nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale janë përveç të tjerash, janë pjesëmarrës hakerave të qeverisë, rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. Të vërtetën shqiptarëve ua fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqipërtarët e dijnë se hakerimi masiv filloi me patronazhistët. Vazhdoi me targat. Letërnjoftimeve. Pra që të gjitha këto janë pa asnjë diskutim, se nuk besoj që Irani i dha të dhënat patronazhistëve. Ia dha Edi Rama me grupin e tij. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'S'ka lidhje me e-albania'/ Berisha: Qeveria asgjësoi sistemet e policisë, tentoi zhdukjen e provave

Sulmet kibernetike, Berisha: Ishin hakerat e qeverisë, rusë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se sulmi kibernetik për sistemin TIMS- është bërë për të shkatërruar provat të lidhjes së Edi Ramës me krimin. Berisha tha se qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë në mënyrë që të shkatërrojë punën e 30 viteve të Policisë së shtetit shqiptar. 

'Qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës, Ballës, Gjiknurit, Veliajt me krimin. Në një akt të paprecedent, të revanshit të krimit në këtë vend dhe këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë. TIMS-in, databazën e policisë shkencore, e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale, ka shkatërruar MEMEX-in dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të Policisë së Shtetit shqiptar. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe qeveritarë të tjerë. Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve.

Edhe në rast se prokuroria, për aksident ka në diskonim në dosje të dhëna të tilla, ato validizohen vetëm duke u gjetur në arkivën e tyre. Dënoj këtë akt, ndër më të papërgjegjshmit dhe më të rrezikshmit. Sot gjurmët e gishtave të çdo shqiptari janë në çdo vend që dëshiron t’i ketë. Sot, asgjë, asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më, bazuar në dokumentim shkencor. E sigurt është se ky është një bashkëpunim qeveritaro-policesk, ky është një operacion i paprecedent në ndonjë vend, përveçse në shtetin e mafias, në Shqipëri.'- u shpreh Berisha.

berisha 23 shtator 2022 sali berisha

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria