LIVE UPDATES
Politike

"Euro "prek" fundin, financat e zeza shkatërrojnë tregun shqiptar!", PD: Është rritur papunësia dhe bizneset po shkojnë drejt falimentimit

Gjyriqi shprehet se të prekura nga kjo, janë bizneset që kanë kontrata në euro, për të cilat thotë se raportojnë kosto të rritura dhe më pak të ardhura. 

26 Dhjetor 2024, 12:21 Nga r.ll
"Euro "prek" fundin, financat e zeza shkatërrojnë
blerina gjyriqi

TIRANË- Zëvendësdrejtuesja e Departamentit të sipërmarrjes në Partinë Demokratike, Blerina Gjyriqi ka folur në një deklaratë sot për mediat lidhur me zhvlerësimin e euros në vend. Sipas saj, monedha e përbashkët europiane ka arritur minimumin gjatë vitit 2024. Gjyriqi shprehet se të prekura nga kjo, janë bizneset që kanë kontrata në euro, për të cilat thotë se raportojnë kosto të rritura dhe më pak të ardhura. 

Më tej ka deklaruar se edhe bizneset, të cilat eksportojnë mallra kanë pësuar rënie, me mbi 14.3% krahasuar me një vit më parë, ku më rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, e njohur si fasoneria. 

"Zhvlerësimi i euros nuk pasqyron aspak një fuqizim të monedhës vendase, përkundrazi është rezultat i mbushjes së tregut me financa të zeza të pakontrolluara, që po shkatërrojnë çdo balancë ekonomike. Rënia e euros dhe mosreagimi lidhen me faktin se qeveria po shlyen një borxh publik më të lirë.", shprehet ajo ndër të tjera.  Lidhur me këtë Partia Demokratike në mbështetje të biznesit dhe të një ekonomie të shëndetshme kombëtare, kërkon që të merren masa të menjëhershme nga lehtësirat fiskale dhe deri te ndërhyrjet që ndalojnë rënien artificiale të euros.

DEKLARATA E PLOTË:

Monedha e përbashkët europiane prej disa vitesh ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm në Shqipëri, por gjatë vitit 2024 euro ka arritur minimumin. Aktualisht euro këmbëhet në tregun tonë valutor me 98.3 ALL, një rënie drastike krahasuar me jo shumë kohë më parë.

Bizneset që kanë kontrata në euro raportojnë kosto të rritura dhe më pak të ardhura, diçka që ka rritur presionin e mbijetesës në treg. Shumica kanë zgjedhur të sakrifikojnë nga marzhi i fitimit për të mbetur konkurrues. Gjithashtu edhe individët janë prekur nga kjo rënie: rreth 51% e atyre që marrin pagat në euro konfirmojnë se janë ndikuar negativisht pasi shpenzimet e tyre janë në lekë.

Edhe bizneset, të cilat eksportojnë mallra kanë pësuar rënie, me mbi 14.3% krahasuar me një vit më parë. Rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, e njohur si fasoneria. Shumica e bizneseve, prodhuese dhe eksportuese, kanë falimentuar dhe të tjerat janë drejt falimentimit. E gjithë kjo ka çuar në rritje të papunësisë: sipas INSTAT kemi 5 % humbje të vendeve të punës, por nga të dhënat tona ky numër është më i lartë se 10 mijë punonjës, referuar vetëm industrive fasoneri.

Fashoja më e prekur janë bizneset që kanë pasur më pak se 100 të punësuar. Efekti është i njëjtë dhe për sektorin e turizmit që kontratat i ka në euro. Kjo situatë e rënduar mbi këto industri e fut ekonominë shqiptare në një ngërç të madh pasi ka një impakt negativ ekonomik dhe social. Në prill të vitit 2024 është miratuar VKM për një paketë ndihme për bizneset në krizë, por me një afat kohor ekzekutimi të limituar (vetëm një muaj) shtator-tetor i vitit 2024, duke kufizuar aksesin për aplikim.

Edhe në këtë rast, sikurse të gjitha punët e qeverisë, edhe kjo vetëm për fasadë, për t’i mbyllur gojën bizneseve. Zhvlerësimi i euros nuk pasqyron aspak një fuqizim të monedhës vendase, përkundrazi është rezultat i mbushjes së tregut me financa të zeza të pakontrolluara, që po shkatërrojnë çdo balancë ekonomike. Rënia e euros dhe mosreagimi lidhen me faktin se qeveria po shlyen një borxh publik më të lirë. Sasia e madhe e parave të pakontrolluara dhe paaftësia apo padëshira e shtetit për t’i kontrolluar po prishin balancat ekonomike duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë.

Biznesi gjykon se Banka e Shqipërisë dhe Qeveria duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për të stabilizuar kursin e këmbimit. Partia Demokratike në mbështetje të biznesit dhe të një ekonomie të shëndetshme kombëtare, kërkon që të merren masa të menjëhershme nga lehtësirat fiskale dhe deri te ndërhyrjet që ndalojnë rënien artificiale të euros. Ministrja Balluku nuk ka nevojë të bëjë shoë nëpër fasoneri për reklamën e radhës, por të marrë masa të menjëhershme dhe t’i përgjigjet kërkesave të bizneseve, pasi ato janë promotorët e zhvillimit të vendit. Së bashku e shpëtojmë Shqipërinë!

blerina gjyriqi pd renia e euros

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet