10 Nëntor 2022, 21:21
Nga k.m
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bwrw njw prezantim tw shkurtwr tw asaj qw pritet nw protestwn e 12 nwntorit tw organizuar nga opozita e vendit. I pyetur se çfarë do të ndodhë në protestën e 12 nëntorit. Në një lidhje me 'Skype' në emisionin 'Opinion', Berisha u shpreh se Shqipëria po zien e se qytetarët do të shkojnë deri në mosbindje civile për të mbrojtur votën e lirë. Po ashtu, në daljen e sotme, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa lidhur me Partinë e Lirisë u shpreh se janë bashkë për të zhdukur të keqen, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga intervista
Fevziu: A rrezikon kjo protestë të jetë një bast i rrezikshëm, që nëse do jetë më e vogël se ajo e 7 Korrikut dëmton strategjinë tuaj?
Berisha: Asnjë bast dhe asnjë rrezik. Kjo protestë do të jetë një protestë që do të grijë nga themelet një regjim të bazuar në drogën dhe krimin.
Fevziu: Nëse nuk ndodh kthehet në boomerang…
Berisha: Zoti Fevziu, një vend me liri fiktive që ka zbritur 4 vende më poshtë për lirinë dhe të drejtat e njeriut, është një vend që duhet të ngrihet në revoltë për të gjetur rrugën e zgjedhjeve të lira.
Fevziu: A do të jetë Partia e Lirisë?
Berisha: Për protestën është bërë takim paraprak me kryetarin e PL dhe shoqërinë civile dhe të gjitha këto do të jenë të pranishëm, do i adresohen popullit opozitar. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër, i cili bën gjithçka për të fshehur aferat e tij, i cili flet në parlament me gjuhën e një ordineri të shpërfytyruar për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga ligji i portit të Durrësit ku është aksioner, të paktën 20-30%.
Pyetja: Çfarë do ndodhë në protestë?
Berisha: Tek protesta është simboli i revoltës popullore. Shqipëria po zien, mezi po presin të mëdhenj e të vegjël që të mbushin sheshin në rrugët e Tiranës. Kjo protestë do të dridhë nga themelet regjimin e Edi Ramës. është një vend që duhet të ngrihet në revoltë. PL do jetë aktive lirisht në protestë. Për protestën është bërë një takim paraprak me kryetarin e Partisë së Lirisë dhe të gjitha këto do të jenë dëshmi dhe të pranishëm. Do shkojmë deri në mosbindje civile për votën e lirë.
sali berisha
Politike
10 Nëntor 2022, 21:10
A.B
Edi Rama
TIRANË- Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për m...
Politike
10 Nëntor 2022, 20:59
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dha sinjale se bisedimet me grupin e Enkelejd Alibeajt për të dalë...
Politike
10 Nëntor 2022, 20:51
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i PD-së, Edi Paloka u shpreh se nuk e kuptoi se përse u ndërpre seanca e ditës së sotme në K...
Politike
10 Nëntor 2022, 20:18
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka mohoi edhe një herë që të ketë qënë në gjen...
Politike
10 Nëntor 2022, 20:15
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka komentoi pretendimet e socialistëve se deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Buja...
Politike
10 Nëntor 2022, 19:57
A.B
Ori Nebiaj dhe Grida Duma
TIRANË- Moderatorja dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj ka folur rreth për...
Politike
10 Nëntor 2022, 19:53
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur mbi deklaratat dhe ofendimet e fundit të kryeministrit Edi Rama...
Politike
10 Nëntor 2022, 19:44
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se për Projektin e Portit të Durrësit, PD nuk ishte njoftua...
Politike
10 Nëntor 2022, 19:40
A.B
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se përdor lëndë narkotike....
Politike
10 Nëntor 2022, 18:21
k.m.
Selia e PD
TIRANË- 7 kandidatët që garojnë në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë ...