LIVE UPDATES
Politike

“Firmosa nën presion!” Avokatët e Xoxës reagojnë për deklaratën e ish-drejtoreshës së TKOB: Strategji që synon të prodhojë fajësi mediatike, mungon baza juridike

Avokatët thonë se nuk ekziston asnjë marrëdhënie financiare apo institucionale ndërmjet tyre dhe ndonjë institucioni shtetëror sa i përket aktivitetit në fjalë. 

1 Gusht 2025, 17:00 Nga M.B
“Firmosa nën presion!” Avokatët e Xoxës reagojnë
Abigeila Voshtina, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

TIRANA- Avokatët e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxës, kanë reaguar lidhur me deklaratën e publikuar në media të ish-drejtoreshës së TKOB-së, Abigeila Voshtinës në kontekstin e hetimit mbi dosjen "Veliaj". Në deklaratën e avokatëve të Xoxës thuhet se bashkëshortja e kryebashkiakut, dhe as ndonjë prej subjekteve juridike që ajo administron, nuk kanë përfituar asnjë fond publik nga aktiviteti kulturor që përmendet në deklaratën e Voshtinës.

Avokatët thonë se nuk ekziston asnjë marrëdhënie financiare apo institucionale ndërmjet tyre dhe ndonjë institucioni shtetëror sa i përket aktivitetit në fjalë. Sipas tyre, çdo pretendim për të kundërtën është i pavërtetë dhe i shpërndarë me qëllim manipulimin e opinionit publik gjatë një procesi hetimor në zhvillim dhe para çdo verifikimi të plotë, objektiv e të pavarur.

Ata shtojnë se kjo është strategji që synon të prodhojë një fajësi mediatike aty ku mungon çdo bazë juridike. Sipas avokatëve të Xoxës, kjo mënyrë veprimi është vetëm tregues i dobësisë së akuzës, që kërkon të imponojë në publik një narrativë të pavërtetë, e që për më tepër nuk reagon ndaj publikimit të detajeve nga një proces hetimor që është në zhvillim.

"Sa i përket deklaratës së znj. Abigeila Voshtina, sqarojmë se fondi i përmendur është miratuar nga Këshilli i Ministrave për Ministrinë e Kulturës dhe më pas i është kaluar për administrim Teatrit të Operas dhe Baletit. Znj. Ajola Xoxa nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte asnjë rol në këtë proces", thuhet në deklaratë.

Deklarata nga avokatët e Ajola Xoxës:

Në vijim të një publikimi të shpërndarë nga disa portale online, ndjejmë detyrimin të reagojmë ndaj një përmbajtjeje manipuluese, të nxjerrë nga konteksti hetimor dhe të ndërtuar mbi deklarata të pjesshme, me qëllim denigrimin e znj. Ajola Xoxa, por edhe pozicionin e saj në një proces juridik.

Sqarojmë se as znj. Ajola Xoxa, as ndonjë prej subjekteve juridike që ajo administron, nuk kanë përfituar asnjë fond publik nga aktiviteti kulturor që përmendet në deklaratën e Znj. Abigeila Voshtina. Nuk ekziston asnjë marrëdhënie financiare apo institucionale ndërmjet tyre dhe ndonjë institucioni shtetëror sa i përket aktivitetit në fjalë.

Çdo pretendim për të kundërtën është i pavërtetë dhe i shpërndarë me qëllim manipulimin e opinionit publik gjatë një procesi hetimor në zhvillim dhe para çdo verifikimi të plotë, objektiv e të pavarur. Kjo është strategji që synon të prodhojë një fajësi mediatike aty ku mungon çdo bazë juridike.

Kjo mënyrë veprimi është vetëm tregues i dobësisë së akuzës, që kërkon të imponojë në publik një narrativë të pavërtetë, e që për më tepër nuk reagon ndaj publikimit të detajeve nga një proces hetimor që është në zhvillim.

Sa i përket deklaratës së znj. Abigeila Voshtina, sqarojmë se fondi i përmendur është miratuar nga Këshilli i Ministrave për Ministrinë e Kulturës dhe më pas i është kaluar për administrim Teatrit të Operas dhe Baletit. Znj. Ajola Xoxa nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte asnjë rol në këtë proces.

Gjithashtu, sqarojmë edhe se është fakt se as znj. Xoxa vetë e as subjektet nën administrimin e saj nuk janë paguar asnjë cent nga ky fond. ZERO! Zonja Xoxa nuk është institucion, por një individ nën hetim, ndaj çfarëdo përpjekjeje për ta stigmatizuar publikisht përpara se të gjykohet është jo vetëm moralisht e papranueshme, por edhe një dhunim i rëndë i parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë.

Ne kemi treguar që kemi gjithë durimin për të respektuar procesin e të mos reagojmë me të njëjtën mënyrë si ata që shkelin çdo parim kushtetues. Por kjo, sigurisht nuk mund të keqkuptohet si dorëzim. Shpifja nuk është informim. Gjysma e së vërtetës është gënjeshtra më e madhe. Publikimi i sekreteve hetimore është vepër penale.

 

Ajola Xoxa dhe SPAK

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

ajola xoxa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj