All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Fitojmë nëse të rinjtë bëhen fytyra e kësaj fushate", Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Kryedemokrati ka deklaruar me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do rriten pensionet, rroga minimale do jetë 500 euro dhe rroga mesatare do jetë 1200 euro.

22 Mars 2025, 11:54 Nga r.ll
"Fitojmë nëse të rinjtë bëhen fytyra e kësaj
sali berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se programi i Shqipërisë Madhështore, mund të duket si program i ekzagjeruar, por është shumë real. Berisha tha se ky program do jetë që Shqipëria mos të njohë varfëri ekstreme.

Kryedemokrati ka deklaruar me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do rriten pensionet, rroga minimale do jetë 500 euro dhe rroga mesatare do jetë 1200 euro. Më tej kryedemokrati shtoi se pasuritë përrallore të Shqipërisë do t'i kthehen shqiptarëve. 

Ai akuzoi qeverinë socialiste se ka shkatërruar prodhimin "Made in Albania" me paratë e ardhura nga trafiku i narkotikëve. Berisha gjithashtu premtoi se për bizneset dhe qytetarët do të ulet çmimi i naftës dhe energjisë elektrike. Lideri i opozitës shtoi se Shqipëria do bëhet epiqendër të teknologjisë së lartë në rajon e më gjerë dhe do bëhet epiqendër e inteligjencës artificiale, kriptomonedhave, dataqendrave.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Programi i Shqipërisë Madhështore në pamje të parë duket si një program i ekazgjëruar, si një epitet i ekzagjeruar, por është shumë real. Se sa nuk ka pasur gjë më madhështore që të vendosësh pluralizmin në Shqipëri, në vendin e monizmit ekstrem.
Nuk ka pasur më madhështore se sa të nxjerrësh Shqipërinë nga honet e varfërisë ekstreme në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk ka pasur akt më madhështor se Shqipërinë, vendin më të pasigurt, ta anëtarësosh në aleancën me të fuqishme politike dhe shtarake, aleancën e Atlantikut të Veriut.

Nuk ka pasur akt më madhështor, se sa Shqipërinë që kishte përdorimin e internetit 4.5 përqind dhe ta 14-fishosh brenda një kohe 7-8 vjeçare. Edhe kjo përbën një akt madhështor. Të dyfishosh rrogat dhe pensionet, edhe ky është një akt madhështor. Ku e bazojmë ne këtë që flasim për Shqipërinë Madhështore? E bazojmë sepse ne kemi realizuar shumë momente madhështore. Por ato përsëri nuk krijonin atë që themi ne, Shqipërinë Madhështore.

Jo, Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme. Ne kemi gjetur çelësin e saj. Cili është çelësi? Ne do ua kthejmë paratë shqiptarëve. Paratë që mblidhen nga të ardhurat e tyre, një pjesë e mirë do shkojë për rroga dhe pensione. Nuk u themi ne pensionistëve që nuk do vëmë para në fondin tuaj se shembet Shqipëria. Shqipëria shembet po t’i lësh ata në gjendje të mjerë. Ndaj ne do vendosim minimumin jetik. Nuk do ketë shqiptar që do marrë më pak se 200 euro.

Do rriten pensionet. Rroga minimale do jetë 500 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Nuk do preket rroga maksimale sepse diferenca mes rrogës mesatare dhe rrogës maksimale është më e thella se në çdo vend tjetër që unë di në planet. Se kështu e bënë këta në mendësinë e tyre. Por përsëri kjo nuk është Shqipëria Madhështore. Kjo është Shqipëria jashtë dhimbjes. Shqipëria Madhështore është Made in Albania.

Do e bëjmë Shqipërinë një hotel apo një vend që prodhon kudo të mira për qytetarët e saj, që pasuritë përrallore do ua kthejë qytetarëve të vet? Shqipëria ka pasuri botërore në rezervat e saj nëntokësore. Ka një tokë ndër më pjelloret që mund të bëhet. Është një vend me më shumë ujëra se çdo vend i rajonit. Shqipërisë ia shkatërruan prodhimin. Ia shkatërruan duke vendosur standarde që nuk ekzistojnë askund në tregti. Ia shkatërruan prodhimin me narkoeuro. Çdo javë mbyllen ndërmarrjet e eksportit për shkak të rënies së vlerës së euros me 35 përqind. Dhe çfarë euro është? Është narkoeuro!
Imagjinoni ju, nga viti 2023-2024, eksportet ranë me 32 përqind. Mijëra e mijëra shqiptarë mbyllën vendet e punës dhe u detyruan të largohen jashtë vendit.

A ka mundësia t’i mbrojë? Plotësisht. Qeveria mbron kursin, kompenson kursin që droga ia uli euros dhe i kompenson eksportuesit për aq sa ka rënë euro dhe nuk humbasin qindra vende pune dhe nuk bllokohet prodhimi. Pra, Made in Albania do jetë krenari kombëtare. Do jetë gjeneratori kryesor i punësimit tuaj. Do jetë vendi i suksesit tuaj. Startup-et tuaja do mbështeten me çdo mënyrë për suksesin e tyre. Shqipëria do jetë vendi i taksave më të ulëta në Europë. Shqipëria do ketë çmimin më të ulët të energjisë dhe do shndërrohet në një superfuqi energjetike rajonale.

Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme të prodhimit të energjisë nga dielli, uji, era dhe gazi. Të gjitha këto janë potenciale të ndaluara gjer sot për shkak të korrupsionit, arbitraritetit, mungesa e sistemit të drejtësisë. Ne do i rikthehemi fuqishëm në mënyrë që qytetarët shqiptarë ta blejnë energjinë sa më lirë. Do ulet energjia për bizneset, do zbresë nga 24 lekë në 6 lekë. Do ulet energjia për qytetarët, do zbresë në 7 lekë. Do ulet nafta. Çfarë i duhet pensionistit nafta, i thoshte Edi Rama një zonje që e gozhdoi në ‘Opinion’.

Pse pensionisti nuk lëviz me autobus? Apo duhet të rrijë në shtëpi ai? Pra, ne kemi një program me të cilin ju mund të trokisni në çdo derë, në çdo zemër, në çdo mendje. A është vetëm ky programi? Jo. Shqipëria do bëhet epiqendër të teknologjisë së lartë në rajon e më gjerë. Do bëhet epiqendër e inteligjencës artificiale, kriptomonedhave, dataqendrave.
Pra, kjo do jetë Shqipëria Madhështore, plotësisht e realizueshme. Por këto janë të gjitha fjalë në ekran. Këto fjalë duhet të çohen në çdo derë. Këto fjalë duhet të çohen te çdo qytetar. Dhe u them unë një gjë se nuk ka mesazherë më bindës, më të pëlqyer, më të besueshëm se sa ju të rinjve. Pra, kjo fushatë është në duart tuaja. Jeni ju mesazherët e saj, ne fitojmë. Do bëheni ju fytyrë e vërtetë e saj, ne fitojmë. Do bëheni ju njerëzia e saj, ne fitojmë.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet