LIVE UPDATES
Politike

"Flamur Noka më fshiu emrin nga lista," Renato Kumrija: Vendin do t'ia lënë dikujt me më pak mbështetje nga Primaret! Sulmojnë që të kenë mundësi të bëjnë lirshëm dallaveret e tyre

Ai shtoi se arsyeja e heqjes nga lista e tij është e thjeshtë pasi vendin e tij duan t'ia lënë kandidatëve të tjerë me më pak mbështjetje nga Primaret. Kumrija theksoi se ka kuptuar se puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve nuk është primare për politikëbërësit.

16 Mars 2025, 14:55 Nga N.F
"Flamur Noka më fshiu emrin nga lista," Renato Kumrija: Vendin do
Renato Kumrija dhe Flamur Noka

TIRANË- Kandidati i PD në Elbasan, Renato Kumrija përmes një postimi ka njoftuar se emri i tij është hequr nga listat e hapura të PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Kumrija  ka hedhur akuza të forta drejt Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka duke shtuar se ka qenë ai i cili i ka komunikuar se nuk do të jetë pjesë e listave.

Ai shtoi se arsyeja e heqjes nga lista e tij është e thjeshtë pasi vendin e tij duan t'ia lënë kandidatëve të tjerë me më pak mbështjetje nga Primaret. Kumrija theksoi se ka kuptuar se puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve nuk është primare për politikëbërësit. Sipas tij është për të ardhur keq që figura si Flamur Noka tremben nga mbështetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshem dallaveret e tyre.

Postimi i plotë i Renato Kumrijas:

Te dashur anetare te partise Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkepunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partise Demokratike.

Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Pergjithshem PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe une nuk do te jem ne liste si kandidat per deputet. Arsyeja eshte e thjeshte, pasi duhet t’ia lene vendin dikujt tjeter, ndersa kane lene ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundershtova me force qendrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerezor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Dua te falenderoj gjithesecilin nga ju, te cilet me mundesuat qe une isha një ndër te rinjte më te votuar ne qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje, në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si nje ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si perfaqesues i PD-se.

Per fat te keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Une isha dhe jam nje si ju, bir i nje familjeje te thjeshte shqiptare, qe besova se ku me mire sesa nje njeri i “popullit” njihte me mire nevojat e shtreses sone.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmeroj që nuk do te jem pjese e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqte e mij, ju e kuptoni shume mire pse ndodhi kjo! A mos valle ka pazare apo negociata përgjatë natës se fundit te afatit per t’u regjistruar nga KQZ, kete e di vetem Flamur Noka dhe koha qe jam i bindur se do me jape te drejte mua dhe krejt Elbasanit, per të cilen ai ka hedhur poshtë Demokracine për votën e lirë ndaj nje fryme te re dhe nje te riu qe pat mbeshtetjen me te sinqerte nga familjet e Elbasanit.

Eshtë për te ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbeshtetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshem dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kerkojnë Humbjen ne zgjedhje.

Prandaj, për të mos rënë ndesh për parimet e mia për DEMOKRACI REALE, Kerkoj nga ana e juaj qe te mbeshtesni Partine Demokratike dhe Prof.Dr. Sali Berishen, sepse une do jem pjese saj gjithmon, eshte apo nuk eshte ai (Flamuri) pjese e saj. Mirenjohje te thelle per ju, pasi ju me bete te jem i zgjedhuri juaj me tempullin e demokracise dhe detyrimi im eshte te jem zeri juaj kudo dhe gjithnje, pavaresisht se Flamuri nuk eshte dakord! Respekte dhe faleminderit nga zemra!

renato kumrija flamur noka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj