Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Salianji përmes një postimi në Facebook vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e Imzot Joanit në ringritjen e Kishës Ortodokse, duke theksuar se puna e tij në Mitropolinë e Korçës e ka bërë atë një udhëheqës të denjë fetarisht dhe kombëtarisht.
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar mbi zgjedhjen e Imzot Joanit si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Salianji e ka cilësuar këtë një moment historik dhe kulmor për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Salianji përmes një postimi në Facebook vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e Imzot Joanit në ringritjen e Kishës Ortodokse, duke theksuar se puna e tij në Mitropolinë e Korçës e ka bërë atë një udhëheqës të denjë fetarisht dhe kombëtarisht.
Salianji e renditi Kryepiskopin e ri ndër figurat më të rëndësishme të historisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke e krahasuar me emra si Fan Noli dhe Kristofor Kisi. Ai shprehu urimin që Imzot Joani të vazhdojë udhën e peshkopëve martirë shqiptarë dhe të drejtojë Kishën drejt një të ardhmeje të fortë dhe të zhvilluar.
Postimi i Salianjit:
Zgjedhja e sotme, si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, i Fortlumturisë së tij, Imzot Joanit, shënoi një kulm shpirtëror! Fronëzimi i tij, 27 vite më parë, në Korçë, ishte si pika kulmore që solli ringritjen e plotë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Puna dhe devocioni i tij, në krye të mitropolisë më të madhe ortodokse në vend, ia doli të ringrejë një kishë të denjë fetarisht dhe kombëtarisht, me mbështetje dhe në ndihmë të besimtarëve, duke u bërë pasardhës i denjë i paraardhësve të tij, Jerothe Jahos, Kristofor Kisit, Fan Nolit, Vangjel Çamçes, Evllogji Kurillës dhe Pais Vodicës! Uroj që në gjurmët e peshkopëve martirë shqipëtare, Imzot Joani të jetë i denjë në detyrën e tij të shenjtë dhe ta drejtojë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në zhvillim dhe forcim të mëtejshëm, në kapitullin e saj të ri historik. I denjë!

fotot ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të ...
Hirësia e tij, Joan Pelushi dhe Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Faceb...
Celibashi TIRANË- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, KQZ gjatë seancës së sotme ka miratuar listat e kandidatëve për depu...
Akil Kraja TIRANË-Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja në je deklaratë për mediat është sh...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonis&eum...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonis&eum...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ...
Vangjeli TIRANË-Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka reaguar në lidhje me tragjedinë ...
Celibashi TIRANË- Kreu i Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi ka bërë me dije se d...