16 Mars 2025, 10:47
Nga DOSJA
Vangjeli
TIRANË-Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me "Giro d’Italia" që do të mbahet këtë vit në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj Vangjeli u shpreh se "Giro d’Italia" i kushton vendit tonë 7 milionë euro dhe do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit.
Ajo theksoi se itinerari i eventit përfshin qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës nis në datën 9 Maj, e vijon në datat 10 dhe 11 Maj. Sipas saj data 11 Maj është e papërshtatshme për zhvillimin e garave të çiklizmit pasi përkon edhe me datën e zgjedhjeve.
Vangjeli theksoi se Partia Demokratike kërkon të negociohen data të reja për zhvillimin e këtij eventi duke qenë se strukturat mbështetëse të këtij eventi kulturor ku përfshihet edhe Policia e Shtetit duhet të jenë në gatishmëri të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
"Edicioni i 108 i ‘Giro d’Italia’ që do të zhvillohet në Shqipëri në Maj i kushton vendit tonë 7 milionë euro dhe do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit. Më herët është alokuar fondi 1 milion euro për organizatorët , ndërsa në datën 6 Mars me anë të VKM nr.147 u miratua fondi 4 milion euro për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të ‘Giro d’Italia 2025’ dhe diferenca pritet të akordohet në vijim.
Itinerari i eventit përfshin qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës nis në datën 9 Maj, e vijon në datat 10 dhe 11 Maj, kjo e fundit ditë që përkon me datën e dekretuar nga Presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Në kuadër të zhvillimit të këtij procesi kaq të rëndësishëm për shqiptarët, data 11 Maj është e papërshtatshme për zhvillimin e garave të çiklizmit.
Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon të negociohen data të reja për zhvillimin e këtij eventi duke qenë se strukturat mbështetëse të këtij eventi kulturor ku përfshihet edhe Policia e Shtetit duhet të jenë në gatishmëri të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor," tha ajo.
zgjedhjet e 11 majit giro d\\\'italia ne shqiperi
Politike
16 Mars 2025, 10:09
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka reaguar në lidhje me tragjedinë ...
Politike
16 Mars 2025, 09:23
N.F
Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi ka bërë me dije se d...
Politike
15 Mars 2025, 22:08
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt këtë pasdite para Kryeministrisë p&...
Politike
15 Mars 2025, 21:29
B.Z
Protesta
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën që...
Politike
15 Mars 2025, 20:55
B.Z
Takimi
TIRANË - Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, ka surprizuar këtë të shtunë kryetaren e Kuvendit El...
Politike
15 Mars 2025, 20:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar për mbylljen e Zërit të Amerikës duke thënë se sipas ti...
Politike
15 Mars 2025, 20:02
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës që u mbajt k...
Politike
15 Mars 2025, 19:42
I.A
Mehdi Malkaj
TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka tërhequr një paralele mes protestave që po mbahen në Serbi, në Greqi dhe n&e...
Politike
15 Mars 2025, 19:20
I.A
Asllan Dogjani
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani e ka quajtur vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok-ut si nj&e...
Politike
15 Mars 2025, 19:08
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta e Opozitës kundër mbylljes së TikTok ka nisur në sheshin Skëndërbej. Qindra të ...