LIVE UPDATES
Politike

"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën italiane!" Çështja "Veliaj"/ Dosja: Arkëtimi i lekëve u zgjidh falë ndërhyrjes së Xoxës

Gjithashtu në dosje zbulohen dhe faturat fiktive për një projekt që kishin me ambasadën italiane, ndërsa arkëtimi u zgjidh nga Xoxa.

30 Korrik 2025, 16:28 Nga M.B
"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa, sipas dosjes së SPAK, kishte kontroll të plotë në funksionimin e OJF-ve që nga momenti i aplikimit për projekte në institucione shtetërore e deri te lëshimi i faturave fiktive duke përdorur dhe emra të personave që nuk ishin pjesë.

Në dosje paraqitet rasti i italianit Domenico Chirici që rezulton të ishte kurator i një ekspozite tjetër, por emri i tij u përdor për të lëshuar një faturë për një event në të cilin nuk kishte marrë pjesë. Gjithashtu në dosje zbulohen dhe faturat fiktive për një projekt që kishin me ambasadën italiane, ndërsa arkëtimi u zgjidh nga Xoxa.

Driant Zeneli, i cili në letra kishte postin e drejtorit ekzekutiv të organizatës, nuk vepronte si i tillë. Xoxa kontrollon dhe organizatën "BYL- A" dhe, sipas dosjes, në një moment ajo u thotë vartësve se dy organizatat, "BYL-A" dhe "Harabel" do të prezantohen bashkë si organizata simotra me qëllim rritjen e raportit financiar vjetor.

Shumë të dhëna për hetuesit u zbardhën nga komunikimet e punonjëses së qendrës "Harabel" Ketrina Braho dhe financieres Adela Kondakçiu.

Pjesë nga dosja e SPAK dhe komunikimet:

Ndërsa flitet për një faturë për Ambasadën Italiane, Adela pyet nëse kanë fatura për ta. Ketrina Braho i përgjigjet se kanë mandatet që bëjnë vetë dhe se e duan ata për të rritur bilancin, duke i thënë në fund se është me Ajolën dhe se do ja shpjegojë të nesërmen nga afër. Pasi sqaron se ka patur pagesa që duheshin bërë urgjente, Ketrina Braho i thotë se ambasada i bie të paguajë sa ata ("Harabel") rimbursim, sa ata dhe veç e veç, por Ajola do që t'ja kalojnë atyre ("Harabelit"). Kjo, për të dalë në fund të vitit që kanë menaxhuar shumë lekë si Harabel.

Pra, ky është qëllimi pavarësisht se këto fatura dalëse prodhohen fiktivisht, qëllimi është që në llogaritë e OJF-ve të mos mbesin shuma të hollash.... Madje në projektin me ambasadën italiane, arkëtimi i lekëve u zgjidh ‘falë ndërhyrjes së Ajolës e cila kishte dërguar një mesazh. Është kjo e fundit dhe që lajmëron Ketrinën se lekët kishin kaluar.

Adela: Obobo. Por ato të auditit nuk besoj t’i thonë gjë, por ato të KRK Po.

Ketrina: Do i bëj prapë, nuk kanë ca të bëjnë.

Adela: Mos përdorni më letra me kokë

Ketrina: Ok

Ajola njofton: Do aplikojmë tek ministria e Kuluturës.

E pyetur nga Adela për vlerën, Ketrina i përgjigjet 30% e 640 000 pra 192 000 lekë. Lihet të kuptohet se bëhet fjalë për këstin e parë të pagesës nga ministria e Kulturës. Për këtë qendra Harabel lëshon faturën përkatëse e cila dërgohet me screenshot nga Adela tek Ketrina.

Adela: Më thotë Ajola ti bëjmë një pagesë.

Kur Ketrina i thotë që po i  them Ajolës, Adela i thotë se duhet ta bëjë përshkrimin “Produkcion/ coordination curator for Spa: Reprocjet.

Fiktiviteti i faturave të lëshuara përsa i përket zërave në buxhet në raport me atë cfarë paguhet në realitet evidentohet dhe në një tjetër komunikim

Ketrina pyet: A është kjo ( Ky përshkrim) tek buxheti?
Se ok se e bëmë por mos e bëjmë kot

Adela i përgjigjet: Se në fakt coordinator sikur vumë Ajolën

Në këtë pikë Adela e pyet Ketrinën nëse shtetasi Italian është në të vërtetë pjesë e projektit apo jo

Ketrina i përgjigjet shkurt: Jo. Se kjo gjë nuk ekziston.

Se nuk mund të jetë edhe production dhe coordination, ose curator.

Përshkrime të cilat ishin të referuara nga Ajola për Adelën por të treja këto nuk kanë shanse, vijon Ketrina.

Adela vijon duke i thënë: Ta bëje dicka të përgjithshme invoicen, ta bëjë vetëm curator

Në përgjigje Ketrina Braho e thotë qartë se ky shtetas nuk ka fare lidhje me projektin Spa:re.

Por Adela vazhdon duke thënë: dhe përshkrimin e pagesës ia bëj unë, si duam ne pastaj.

Ketrina i përgjigjet: Tani, nëse do e bëjmë për projektin, deklarimin hajde ta gjejmë tamam ca duhet.. Pra, të duhet invoice(fature)  si curator

Por, Adela i përgjigjet se nuk ka më zëra projekti për të paguar nga Harabel.

Në fakt fatura më në fund lëshohet nga shtetasi Domenico de Chirico për shumën për të cilën foli Adela në komunikimet më lart. Bëhet fjalë për 1.000 euro dhe përshkrimi është pikërisht ai që i sugjerohet nga Adela dhe Ketrina. Pra, si Kurator i ekspozitës personale "Rear- vieë mirror" të Idlir Kokës.

"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën

"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën

"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën

"Flitet për një faturë fiktive për Ambasadën

Erion Veliaj dhe SPAK 

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat. 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Ajola Xoxa dhe SPAK

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Të dy janë marrë të pandehur së bashku me biznesmenin Mirton Lika, Gentian Sulën dhe Klotilda Bushkën.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

erion veliaj ajola xoxa


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta