All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Më 2023 deklaroi se ishin mbjellë 1 mln pemë, Veliaj përgënjeshtron veten: Kemi mbjellë qindra mijë pemë

Ndër të tjera Veliaj nxjerr "bllof" veten në një nga çështjet më të lakuara prej tij mediatikisht gjatë detyrës. Bëhet fjalë për premtimin e Veliajt për mbjelljen e 1 milion pemëve në kryeqytet. 

30 Korrik 2025, 15:19 Nga M.B
Më 2023 deklaroi se ishin mbjellë 1 mln pemë, Veliaj
Erion Veliaj
All - Paragraf - 1

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tashmë i arrestuar, ka bërë sot në reagim në rrjetet sociale lidhur me komunikimin e akuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Ndër të tjera Veliaj nxjerr "bllof" veten në një nga çështjet më të lakuara prej tij mediatikisht gjatë detyrës. Bëhet fjalë për premtimin e Veliajt për mbjelljen e 1 milion pemëve në kryeqytet. 

Më 26 mars 2023 Veliaj deklaroi se në Tiranë u mboll pema e 1 miliontë. Në atë kohë, pema e “shënuar” u mboll nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe një grup fëmijësh në Parkun e Liqenit Artificial. Po atë ditë Veliaj shprehu ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.

“Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Nuk e di a e mbani mend, kush ka qenë në Tiranë para 7-8 vitesh, kjo hapësirë ishte e gjitha një landfill i madh, ku digjej plastikë. Vetëm këtu ka pasur 100 struktura pa leje, kurse sot është dyfishuar hapësira e Parkut të Liqenit. Mjafton të shikoni pemët që kanë çelur sythat e parë, për të kuptuar se ajo betejë dhe sakrificë ia vlejti. Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj në mars 2023.

Por sot jemi në korrik 2025 dhe kryebashkiaku në listën e tij "të arritjeve" në krye të institucionit "na befason" duke deklaruar se janë mbjellë qindra mija pemë. Pra ku shkruan mijëra e mijëra të tjera që duhej të përbënin 1 milion pemët?! Dhe a duhet hetur nga organet e drejtësisë edhe "zhdukja" e këtyre mijëra pemëve që pretendohej se ishin mbjellë në Tiranë?!

Pjesë nga reagimi i Veliajt korrik 2025:

Në finale të një vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri në 2025, dhe një persekutimi 2-vjeçar (fill pas fitores me rreth 160 mijë vota për të tretën herë në Tiranë), me një letër anonime të një kallëzimi të falsifikuar, në emër të një Nesti Angoni që, edhe sipas prokurorëve, “nuk ekziston”, konkluzioni i akuzës qe ky:

Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës - të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK.

 

Veliaj dhe SPAK

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat.   

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë