LIVE UPDATES
Politike

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë: Situata e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

29 Korrik 2025, 22:01 Nga M.B
Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë: Situata e Luginës
Shaip Kamberi

SERBIA- Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në këtë institucion lidhur me situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë, dhe ka propozuar që kjo temë të jetë pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Ata jetojnë në Luginën e Preshevës - term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Në draft-rezolutën e Kamberit kërkohet që Kuvendi i Serbisë “të pranojë qasjen diskriminuese dhe të shprehë përkushtim institucional për të përmirësuar pozicionin e komunitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Dokumenti bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, dhe për pezullim të menjëhershëm të masave administrative për pasivizim të adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar. Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. Përveç kësaj, në mesin e problemeve tjera të shqiptarëve janë përmendur edhe: mosnjohja e diplomave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, mungesa e një përfaqësimi të drejtë dhe proporcional në institucione shtetërore, pengesat në përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik në atë rajon. Në draft-rezolutë është thënë se për shkak të mungesës së rezultateve nga përpjekjet e kaluara institucionale, propozohet që statusi i shqiptarëve në jug të Serbisë të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, “në kuadër të përpjekjeve gjithëpërfshirëse për të arritur paqe të qëndrueshme”.

“Miratimi i rezolutës do të ishte dëshmi e gatishmërisë politike për t’i zgjidhur problemet e zvarritura me dekada dhe për të garatuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë – çka është kusht bazik për zhvillim demokratik dhe përparim drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kamberi.

Draft-rezoluta është nënshkruar nga dy deputetë tjerë nga Partia për Veprim Demokratik e Sanxhakut. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e ka hedhur poshtë propozimin e Kamberit, duke thënë se pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë nuk është, dhe nuk do të jetë pjesë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk do të kenë sukses tentimet për ta keqpërdorur dialogun me Prishtinën dhe për ta instrumentalizuar politikisht nga politikanë të papërgjegjshëm në pjesën qendrore të Serbisë”, ka thënë Petkovio.

Ai pretendon se “Serbia njihet si shtet që ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm me minoritetet dhe që është model për të gjithë në rajon”.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, prej vitit 2011. Palët i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Aktualisht dialogu është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara. Përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë janë deklaruar shpesh për problemet dhe kanë thënë se diskriminohen, diçka që Beogradi e mohon.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur disa herë se janë të përkushtuara për të ngritur zërin për shqetësimet e banorëve të Luginës së Preshevës, dhe kanë ndarë miliona euro si ndihmë për ta. Megjithatë, mungesa e investimeve dhe barrierat e vazhdueshme besohet se kanë ndikuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve prej këtij rajoni, kryesisht drejt shtetit të Kosovës./ REL

shaip kamberi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion