LIVE UPDATES
Politike

Zhupa: Ndryshimet e kodit penal vendosin censurën dhe godasin lirinë e shprehjes! Cënohen gazetarët në ushtrimin e profesionit

Zhupa shtoi se edhe ndryshimet që lidhen me publikimin e informacionevë lidhur me një operacion ose hetim në proces prekin drejtpërdrejt mediat.

30 Korrik 2025, 12:17 Nga N.F
Zhupa: Ndryshimet e kodit penal vendosin censurën dhe godasin lirinë e
Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal. Zhupa shkruan se këto ndryshime vendosin censurë dhe  godasin lirinë e shprehjes. Ajo më tej shton se ndryshimet janë të ngjashme me vendet e diktaturës.

Sipas saj ndryshimet e bëra në lidhje me drejtësinë cënojnë gazetarët si dhe qytetarët në pretendimet e tyre për vendimet që do merren nga drejtësia. Zhupa shtoi se edhe ndryshimet që lidhen me publikimin e informacionevë lidhur me një operacion ose hetim në proces prekin drejtpërdrejt mediat.

Deputetja thekson se liria e shprehjes dhe e drejta e informimit janë bazat e një shoqërie demokratike dhe të lirë. Sipas saj këto ndryshime janë  të papranueshme dhe do të kundërshtohen me forcë.

Kodi i Ri Penal që u prezantua të premten ku parashikohen masa të reja ndëshkuese për ata që zbulojnë të dhëna sekrete. Këto të dhëna kanë të bëjnë me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Ndryshimet e kodit penal vendosin censurën, godasin lirinë e shprehjes, edhe cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit. Qeveria ka vendosur të ndryshojë në mënyrë rrënjësore Kodin Penal, një nga elementët më shqetësues janë nenet që prekin direkt lirinë e shprehjes për gjithë shoqërinë dhe profesionin e sigurinë e gazetarëve në vecanti.

Nene autokratike, të ngjashme me vendet diktatoriale parashikohen në kodin e ri penal.
Së pari, neni 536, i cili ka të bëjë me drejtësisë, në fakt synon të censurojë edhe pretendimet e çdo qytetari dhe kryesisht të gazetarëve për të komentuar veprimet e drejtësisë. Neni i ri 536 parashikon dënim me burg për komentet para dhënies së një vendimi gjyqësor që synojnë ndikimin në aftësinë e gjykatës mbyll plotësisht mundësinë të çdo analize apo kritike të pavarur që ka në fokus proceset gjyqësore, sidomos ato me interes publik.

Duket qartësisht që kodi penal është bërë mbi shënimet e fjalimeve të Edi Ramës kur shprehet qe ne nuk komentojmë për drejtësinë, po ska asgjë me standartet perëndimore, me konventën të drejtat e njeriut dhe me kushtetutën e Shqipërisë. Së dyti dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ose ngjarje kriminale, sipas Kodit të ri Penal, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 517 ndalon ‘dekonspirimin’ e operacioneve policore dhe hetimeve, duke prekur drejtpërdrejt punën e mediave, veçanërisht në rastet e investigimit. Kur një gazetar publikon informacion lidhur me një operacion ose hetim në proces, ligji tashmë e përkufizon si dekonspirim.

Paragrafi 4 i nenit thotë: “Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura (…) shton dënimin deri në një të tretën e tij”. Aktualisht ka vetëm një nen në Kodin Penal, por që nuk është specifik për publikimin e të dhënave sekrete. Mirëpo tani është futur ekzaktësisht termi ‘publikim’, që duket se minon punën e gazetarëve.

Të dyja këto ndryshime janë të ngjashme vetëm me kodin e heshtjes “omerta” që i nevojitet mafias për të kontrolluar territorin dhe për të ruajtur pushtetin në qetësi. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit janë bazat e një shoqërie demokratike dhe të lirë. Janë totalisht të papranueshme dhe do të kundërshtohen me forcë, si jashtë çdo standarti.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet