LIVE UPDATES
Politike

Fluturimi i parë drejt Ruandas brenda 10-12 javësh, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet

Miratimi i projektligjit do të thotë se qeveria britanike mund të hyjë në fazën përfundimtare të planifikimit operacional, duke nisur fluturimet drejt Ruandës, si pjesë e përgjigjes ndaj sfidës botërore të emigracionit të paligjshëm.

23 Prill 2024, 19:21 Nga M.B
Fluturimi i parë drejt Ruandas brenda 10-12 javësh, Sunak:
Rishi Sunak dhe Edi Rama

BRITANI- Përpjekjet e Qeverisë Britanike për të ndalur gomonet e emigrantëve ilegalë shënuan një hap përpara, pasi projektligji për sigurinë kaloi në Parlament, mbrëmjen e së hënës. Miratimi i projektligjit do të thotë se qeveria britanike mund të hyjë në fazën përfundimtare të planifikimit operacional, duke nisur fluturimet drejt Ruandës, si pjesë e përgjigjes ndaj sfidës botërore të emigracionit të paligjshëm.

Fluturimi i parë drejt Ruandës të kryhet brenda 10-12 javësh. Ndërkohë, kryeministri britanik Rishi Sunak ka folur edhe për emigrantët shqiptarë, duke theksuar se marrëveshja me Shqipërinë ka reduktuar me më shumë se 90 për qind mbërritjet e gomoneve.

Pjesë nga fjala e kryeministrit britanik, Rishi Sunak:

Miratimi i këtij legjislacioni historik nuk është vetëm një hap përpara, por një ndryshim thelbësor në ekuacionin botëror mbi emigracionin.

Ne e prezantuam Projektligjin e Ruandës për të penguar emigrantët e pambrojtur të bëjnë kalime të rrezikshme si dhe për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave kriminale që i shfrytëzojnë ata. Miratimi i këtij legjislacioni do të na lejojë ta realizojmë këtë dhe ta bëjmë shumë të qartë se nëse ju vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni në gjendje të qëndroni.

Vëmendja jonë tani është tek fillimi i fluturimeve dhe jam i vendosur se asgjë nuk do të na pengojë ta bëjmë këtë dhe të shpëtojmë jetë.

Qeveria është gati të nisë fluturimin e parë të transferimit dhe ekipet po punojnë me ritëm për ta organizuar. Kjo përfshin:

* Një pistë në gatishmëri dhe avionë komercialë të rezervuar për periudha kohore specifike
* hapësirat e paraburgimit shtohen në 2200
* 200 punonjës të trajnuar, të përkushtuar të çështjeve janë gati dhe presin të përpunojnë në mënyrë të shpejtë pretendimet
* sistemi gjyqësor ka vënë në dispozicion 25 salla gjyqi për të trajtuar çdo çështje ligjore shpejt dhe me vendosmëri
* për të shoqëruar emigrantët e paligjshëm deri në Ruandë, kemi gati 500 individë të stërvitur dhe 300 të tjerë që do të stërviten në javët e ardhshme.
Duke ju përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga Gjykata e Lartë, projekligji mbi Sigurinë e Ruandës u paraqit në dhjetor të vitit të kaluar dhe mbështetet në Traktatin Mbretëri e Bashkuar-Ruandë.

Së bashku, këto masa dhe evidencat e ndryshimeve në Ruandë prej verës së vitit 2022, do të lejojnë qeverinë të zbatojë këtë politikë, duke mbështetur planin më të gjerë, për të ndaluar gomonet duke eliminuar nxitjen për të ardhur këtu në mënyrë të paligjshme.

Ligji i ri, i cili është një nga pjesët më të forta të legjislacionit të paraqitura ndonjëherë, mbështetet mbi Traktatin duke pasqyruar forcën e mbrojtjes dhe angazhimeve të Qeverisë së Ruandës që i janë kaluar Ruandës në përputhje me Traktatin. Gjithashtu:

* konfirmon se me Traktatin e ri, Ruanda është një vend i sigurt
* pengon gjykatat britanike të vonojnë apo parandalojnë largimin e një personi në Ruandë, për çështje që kanë të bëjnë vetëm me sigurinë e përgjithshme të Ruandës
* lejon një rrugë jashtëzakonisht të ngushtë drejt sfidave individuale për të siguruar se gjykatat do të interpretojnë dispozitat përkatëse në përputhje me vullnetin e Parlamentit
* shfuqizon seksionet përkatëse të Ligjit për të Drejtat e Njeriut 1998
* konfirmon se vetëm një Ministër i Kurorës mund të vendosë nëse do të respektojë një masë të përkohshme, të lëshuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Në nëntor 2023, Gjykata e Lartë mbështeti ligjshmërinë e rivendosjes së emigrantëve të paligjshëm me qëllim përcaktimin e kërkesave të tyre për azil, por kërkoi më shumë siguri që ata nuk do të ktheheshin në një vend jo të sigurt (“refouled”).

Traktati ndërkombëtar i detyrueshëm mes Ruandës dhe Mbretërisë së Bashkuar u njoftua nga Qeveria si përgjigje e kësaj gjetjeje dhe prezanton masa që qartësojnë se Ruanda nuk do të kthejë askënd në një vend të pasigurt.

Sipas Traktatit, Ruanda ka paraqitur gjithashtu një sistem më të forte azili, duke përfshirë, një gjykatë të re, të specializuar në apelimet e azilit, për të shqyrtuar apelimet individuale përkundër çdo kërkese të refuzuar. Ajo do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga Ruanda dhe një tjetër nga njëri prej vendeve të Komonuelthit si dhe do të përbëhet nga gjyqtarë prej vendeve të ndryshme.

Traktati rrit gjithashtu rolin e Komitetit të Pavarur të Monitorimit, i cili do të sigurojë respektimin e detyrimeve sipas Traktatit dhe do të ketë fuqinë të përcaktojë fushat e veta përparësore për mbikëqyrjen.

Por ky hap i rëndësishëm përpara mbetet vetëm një prej pjesëve të planit më të gjerë të qeverisë për të ndalur gomonet. Përparim i madh është bërë në numrin e mbërritjeve të barkave të vogla, një rënie me më shumë se një të tretën në vitin 2023. Puna jonë me partnerët ndërkombëtarë parandaloi më shumë se 26,000 kalime vitin e kaluar si dhe ndihmoi në shkatërrimin e 82 grupeve të krimit të organizuar, prej korrikut 2020.

Marrëveshja jonë e re me Shqipërinë ka reduktuar me më shumë se 90 për qind mbërritjet e gomoneve nga Shqipëria; dhe kohët e fundit nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me Frontex, Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, duke shënuar një hap tjetër vendimtar në sigurimin e kufijve tanë. Sakaq, projektligji pritet të marrë Miratimin Mbretëror në ditët e ardhshme.

 

emigracioni ne britani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj