LIVE UPDATES
Politike

"Fondet e buxhetit mjaftojnë për rritjen 100% të pagave dhe pensioneve", Berisha: Rama kërkon të vjedhë

Berisha akuzoi sërish Ramën për fshehjen e buxhetit, i cili sipas Berishës, është më i madhi i kohërave.

25 Tetor 2024, 13:45 Nga ZH.LL
"Fondet e buxhetit mjaftojnë për rritjen 100% të pagave dhe
Berisha në konferencë

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka theksuar se fondet e buxhetit janë të mjaftueshme për rritjen e pagave dhe pensioneve. Berisha akuzoi sërish Ramën për fshehjen e buxhetit, i cili sipas Berishës, është më i madhi i kohërave.

Këtë e bëri publike në konferencën me gazetarët, teksa tha se kjo nuk mundësohet nga Rama për shkak se fajëson bizneset për këtë, si e vetmja formë që sipas Berishës, do t’i mundësonte atij vjedhjen. Sipas liderit të opozitës, Rama u përpoq të paraqesë para pensionistë si mburojë për talljen e tij, murin e informalitetit.

"Ku ishte ligësia dhe pashpirtësia ekstreme e Edi Ramës? Ishte mashtrimi i dytë i tij. Ai kishte marrë biznesmenë në sallë dhe vetëm sa nuk u thoshte se keni kryer krime kundër njerëzimit, pensionistëve, se ju mbani punëtorë informalë apo deklaroni rroga të ulëta. Ju lutem shumë çdo pensionisti dhe pensionisteje, çdo qytetari dhe qytetareje të më ndjekë në këto moment. Edi Rama ka dërguar në parlament buxhetin prej 8 miliardë euro dhe me krenarinë se është buxheti më i madh i kohërave.

Ky buxhet 8 miliardë euro, të dashur pensionistë, asnjë qindarkë nuk vjen nga qeveria dhe administrata, i tëri vjen nga bizneset. Por unë po ndalem përsëri, fondet e nevojshme për të rritur, për të vendosur minimumin jetik 200 euro dhe për të pasur për çdo shqiptar një pension 200 euro dhe për të rritur çdo pension tjetër mbi 20 përqind, ekzistojnë pa asnjë lloj shtrëngimi në 8 miliardëshin që paguajnë biznesmenët shqiptarë, taksa, tatime, etj.

Pra, Edi Rama u përpoq të paraqesë para jush të dashur pensionistë si mburojë për talljen e tij me pensionet tuaja, murin e informalitetit. Ai nuk e shpiku, informaliteti ekziston dhe duhet luftuar,por çdo qeveritar dhe çdo qeveri, rrogat dhe pensionet, rritjen e tyre e bazon në të ardhurat që mbledh për buxhetin, dhe këto të ardhura sipas tij do jenë 8 miliardë euro. Doja t’u shpjegoja me të gjitha mundësitë e mia se sa i pashpirt është ky njeri. Mos harroni se rrogat e shqiptarëve janë në total rreth 800 milionë euro, pra 7.2 miliardë euro teprojnë në buxhet. U garantoj ju edhe për të rritur 100 përqind rrogat dhe pensionet.

Por si ka mundësi që këta shpifarakë dalin para jush e u thonë se fajin e kanë këta që nuk regjistrojnë punëtorin, në një kohë kur unë kam këtu para 8 miliardë? Por këta nuk i japin se i vjedhin dhe vetëm i vjedhin. Ua përsëris, për zgjerimin të rrugës 34 km Tiranë-Durrës, e cila ju garantoj me përgjegjësi absolute se nuk mund të shkojë kurrë më shumë se 50 milionë euro, këta pasi përcaktuan 150 milionë, Lubi Balluku me Edi Ramën kalojnë në 300 milionë euro brenda një harku kohor njëmujor. Jo, thanë, dy korsitë që do shtohen në autostradë do kushtojnë 300 milionë euro. Apo rruga Tiranë-Ndroq, një rrugë 37 km, e cila nuk mund të kushtojë më shumë se 35 milionë euro, në terren fushor, të butë kudo që kalon, nga 40 e ca milionë që ishte parashikuar, u dyfishua, kaloi në 90 milionë", tha Berisha.

sali berisha non grata ne britani edi rama konference per mediat edi rama ne pogradec pensionet e te moshuarve

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait