LIVE UPDATES
Politike

Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare/ Balluku: Shqipëria po realizon përafrimin e rregulloreve dhe legjislacionit të Rojës Bregdetare me ato të standardeve të BE

Balluku tha gjatë fjalës së saj se mbajtja e forumit në Shqipëri tregon vëmendje të shtuar të Komisionit Evropian në drejtim të hapësirës Adriatiko-Joniane.

31 Tetor 2024, 16:51 Nga r.ll
Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare/ Balluku:
pamje nga forumi

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare që u mbajt për herë të parë në Shqipëri. Balluku tha gjatë fjalës së saj se mbajtja e forumit në Shqipëri tregon vëmendje të shtuar të Komisionit Evropian në drejtim të hapësirës Adriatiko-Joniane.

Ajo u shpreh se Shqipëria, në kuadër të integrimit evropian, po realizon përafrimin e rregulloreve dhe legjislacionit të Rojës Bregdetare me ato të standardeve të Bashkimit Europian, të FRONTEX”. Sipas saj, rruga që ka zgjedhur Shqipëria është ajo e një reforme përmes integrimit të funksioneve ligjzbatuese në det, duke synuar që “Roja Bregdetare të marrë një rol qendror”.

FJALA E PLOTË E BALLUKUT:

Mirë se keni ardhur në Shqipëri. Për mua është një nder i veçantë që këtu sot, me ftesën e Ministrit të Mbrojtjes, zotit Vëngu, të marr pjesë në këtë Forum kaq të rëndësishëm për ligjzbatimin në det që për Shqipërinë tashmë është një sfidë, jo vetëm për shkak të angazhimit tonë në negociatat për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Euriopian, por edhe për faktin që Shqipëria tashmë luan një rol të rëndësishëm rajonal, në të gjithë zonën e Mesdheut dhe nga ana tjetër është kthyer një nga vendet më atraktive për turizmin mesdhetar, sidomos gjatë vitit 2022, 2023 dhe 2024.

Është gjithmonë kënaqësi e veçantë kur na jepet mundësia që të mirëpresim në Shqipëri aktivitete të këtyre përmasave dhe veçanërisht kur vjen puna për të vendosur piketat e bashkëpunimit të mëtejshëm mes strukturave tona ligjzbatuese, sidomos në hapësirën kaq jetike për ne, Detin Mesdhe.

Fakti që konferenca e Rojeve Bregdetare të Mesdheut zhvillohet për herë të parë në Shqipëri është padyshim një shprehje e vëmendjes së veçantë nga Komisioni Evropian në drejtim të hapësirës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria synon të rrisë kontributin e saj në sigurinë kolektive. Teksa Komisioni i ri pritet të nisë punën, është evidente vigjilenca e shtuar ndaj dimensionit mesdhetar dhe Shqipëria e mbështet fuqishëm këtë përpjekje.

Tema kryesore e Forumit të këtij viti është impenjative: “Sfidat e reja në Detin Mesdhe mes ekonomisë blu, tranzicionit ekologjik dhe funksionet e Rojës Bregdetare". Sigurisht të treja këto kolona kanë një rëndësi të veçantë padyshim duke pasur parasysh ekonominë blu dhe kontributin e saj në të gjitha ekonomitë e vendeve të cilat lagen nga Deti Mesdhe. Faktin e tranzicionit ekologjik që tashmë mjedisi zë një rol të rëndësishëm në politikat e të gjithë shteteve europiane, ashtu dhe shteteve të cilat aspirojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe padyshim çka është më e rëndësishmja ka të bëjë me ligjzbatimin. Ligjzbatimin në territoret detare ku padyshim risqet hibride shtohen çdo ditë dhe më shumë.

Në këtë kontekst Roja Bregdetare duhet të përshtatet dhe të pajiset më instrumentet e duhur të cilat nisin nga rregullatori, në instrumentet financiarë dhe ato teknologjikë, por pa harruar çka është më e rëndësishmja ngritjen e kapaciteteve njerëzore që për ne, për Qeverinë Shqiptare, mbetet një nga asetet më të rëndësishme.

Rruga që ka zgjedhur Shqipëria është ajo e një reforme përmes integrimit të funksioneve ligjzbatuese në det, duke synuar që Roja Bregdetare të marrë një rol qendror. Kjo për të rritur efiçencën ekonomike të investimeve tona, por gjithashtu me bindjen se nuk ka personel më të kualifikuar për të kontrolluar zbatimin e ligjit në det se sa forcat që dalin nga gjiri i Forcës Detare.

Për të thënë të drejtën ne kemi kohë që e kemi nisur një punë parapërgatitore për këtë reformë të thellë detare dhe mbi të gjitha sigurisht që jemi bazuar mbi praktikat më të mira të vendeve fqinje me ne apo vendeve që lagen nga Deti Mesdhe që nga ana tjetër kanë një trashëgimi në menaxhimin e detit qindra vite do të thoja, ashtu siç është Greqia apo Italia.

E kemi evidentuar rëndësinë dhe nevojën e integrimit të kapaciteteve dhe nevojën e një bashkëpunimi civil-ushtarak përgjatë bashkëpunimit shumë të mirë që ka pasur mes Policisë Kufitare dhe Rojës Bregdetare me FROTEX, Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, e cila mbështet shtetet anëtare të BE-së, por edhe vendet anëtare të Shengenit në menaxhimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian si dhe në luftën kundër krimit ndërkufitar.

Vlen të përmend gjithashtu faktin që Shqipëria, në kuadër të integrimit evropian, po realizon përafrimin e rregulloreve dhe legjislacionit të Rojës Bregdetare me ato të standardeve të Bashkimit Europian, të FRONTEX.

Investimet tona të rëndësishme në disa prej porteve të vendit dhe dua të përmend këtu planin tonë, që tashmë ka nisur të realizohet, për ndërtimin e një porti të ri në zonën e Durrësit, një port modern, quhet porti i Porto-Romanos, i cili tashmë ndodhet në fazën e garës ndërkombëtare dhe ku ne krenarisht mund të themi që interesi për ndërtimin e këtij porti është i jashtëzakonshëm dhe nga kompani europiane, pasi Shqipëria është e qartë në qëndrimet e saj me aleatët. Ne kurrë nuk kemi luajtur me ambiguitetin e bashkëpunimit të diplomacisë, por kemi qenë të qartë në qëndrimet tona, kështu që investimet në Republikën e Shqipërisë në infrastrukturat kritike janë gjithmonë të mirëpritura nga aleatët tanë, apo edhe nga shtetet europiane.

Kështu që në këtë garë, ne kemi nisur këtë proces, kemi evidentuar kompani të mëdha europiane të cilat do të vijnë për të investuar bashkërisht në vendin tonë për ngritjen e një nga porteve më moderne në zonën e Durrësit, i cili synon jo vetëm të akomodojë volumet tregtare, por në aspiratat tona është që të kthehet dhe një nga bazat më të rëndësishme të NATO-s në të ardhmen.

Gjithashtu do të përmendja edhe një port tjetër, i cili po ndërtohet në ndërkohë në zonën shumë strategjike do të thoja, si për turizmin, ashtu edhe për sigurinë kombëtare të Vlorës. Porti i Triportit, dikur një port peshkimi, i cili po kthehet në një port tregtar modern, të rëndësishëm, ku do të integrohen një sërë procesesh të industrisë detare, apo edhe njësi të tjera të marinave komerciale që do të shtrihen përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Mbi të gjitha këto janë tregues i qartë i sfidave të reja që duhet të adresojë tashmë Roja Bregdetare dhe Forca jonë Detare.

Siç e thashë dhe në hyrje të fjalës bashkëpunimi midis partnerëve është çelësi i suksesit për arritjen e objektivave dhe rezultateve sa më të mira, ndaj dhe Qeveria Shqiptare, si dhe të gjitha strukturat qendrore në vend, përfshirë këtu Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të jenë në vijimësi të hapura dhe të angazhuara për të forcuar bashkëpunimin midis dy palëve apo disa palëve të përfshira në këtë proces të rëndësishëm.

Në mbyllje të fjalës time, sigurisht duke dalë pak nga kostumi zyrtar i hapjes të këtij Forumi, i cili ka ditën e dytë të zhvillimit, do t’ju ftoja të gjithëve që me ndihmën e Ministrit të Mbrojtjes dhe të stafit të tij, që do të thoja që është një nga stafet më të mira në performancë, ta vizitoni Tiranën për aq sa keni mundësi, sepse Tirana është një shembull i Shqipërisë dhe është një shembull i ndryshimit radikal që vendi ynë ka pësuar në dekadat e fundit për t’ju përafruar Europës, jo vetëm përsa i përket rregulloreve dhe legjislacionit, por mbi të gjitha lirisë, demokracisë, ligjit, zbatueshmërisë së tij padallim dhe akomodimit të një jetese më të mirë për qytetarët tanë, duke reflektuar kështu një vend të sigurt për vizitorët, për turistët, për investitorët dhe për të gjithë miqtë e Shqipërisë.

Zoti ka qenë bujar me ne në gjithçka që na ka dhënë në natyrë, në talentin tonë të mikpritjes dhe kemi qenë disi të keqtrajtuar nga perceptimi më shumë se nga realiteti në vendin tonë. Por perceptimi ka ndryshuar falë të gjithë reformave dhe falë ndihmës së Bashkimit Europian, kështu që do të desha sot që në përfundim të këtij Forumi ju të gjeni mundësinë për të vizituar një qytet i cili nuk ka asnjë lidhje me perceptimin dhe realiteti me të vërtetë do t’ju impresionojë.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta