LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj për projektligjin e lustracionit: Gabimi më i madh nuk është rënia në kllapi, por moszgjimi prej saj

Deputeti i PD sqaroi se sipas tij institucionet shqiptare kanë mbetur pa reagim në lidhje me një situatë të tillë.

14 Tetor 2022, 16:28 Nga A.B
Alibeaj për projektligjin e lustracionit: Gabimi më i madh nuk
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Grupi i deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn kanë depozituar ditën e sotme në Kuvend projektligjin për lustracionin. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se gabimi më i madh nuk është rënia në kllapi, por moszgjimi prej saj.

Alibeaj siolli në vëmendje rezolutën 1096 e Asamblesë Parlamentare ët Këshillit të Europës, ku thuhet se rreziqet e një procesi tranzicioni të dështuar janë të shumëfishta dhe se në rastin më të mirë, oligarkia do të mbretërojë në vend të demokracisë, korrupsioni në vend të shtetit ligjor dhe krimi i organizuar në vend të të drejtave të njeriut. Deputeti i PD sqaroi se sipas tij institucionet shqiptare kanë mbetur pa reagim në lidhje me një situatë të tillë.

POSTIMI I ALIBEAJT:

I. KOMUNIZMI NË SHQIPËRI
34 135 të burgosur për arsye politike.
59 009 të internuar.
7 022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shtazarak.
984 të vdekur në burgjet e komunizmit
6027 të ekzekutuar me dhe pa gjyq
308 persona kanë humbur aftësitë mendore në burgje nga torturat,
mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, nuk iu janë gjendur eshtrat ende sot!
II. EUROPA PËR KOMUNIZMIN NË SHQIPËRI
Rezoluta 1096 e Asamblese Parlamentare
3. Rreziqet e një procesi tranzicioni të dështuar janë të shumëfishta. Në rastin më të mirë, oligarkia do të mbretërojë në vend të demokracisë, korrupsioni në vend të shtetit ligjor dhe krimi i organizuar në vend të të drejtave të njeriut. Në rastin më të keq, rezultati mund të jetë "rivendosja e butë" e një regjimi totalitar, apo më keq një përmbysje me dhunë e demokracisë së re. [...]. Çelësi i bashkëjetesës paqësore dhe një procesi të suksesshëm tranzicioni qëndron në arritjen e ekuilibrit delikat të ofrimit të drejtësisë pa kërkuar hakmarrje.
11. Lidhur me trajtimin e personave që nuk kanë kryer asnjë krim që mund të ndiqet penalisht […], por që megjithatë kanë mbajtur poste të larta në ish-regjimet totalitare komuniste dhe i kanë mbështetur ato, […] disa shtete e kanë parë të nevojshme futjen e masave administrative, si ligjet e lustracionit apo dekomunistizimit. Qëllimi i këtyre masave është të përjashtojë këta persona nga ushtrimi i pushtetit qeveritar nëse nuk mund t'u besohet se do ta ushtrojnë atë në përputhje me parimet demokratike, pasi ata nuk kanë treguar asnjë përkushtim apo besim në to, në të kaluarën dhe nuk kanë interes apo motivim për t’a bërë tani.
12. […], këto masa mund të jenë në përputhje me një shtet demokratik nën sundimin e ligjit nëse plotësohen disa kritere. Së pari, fajësia, duke qenë individuale, e jo kolektive, duhet të provohet në çdo rast individual – kjo thekson nevojën e zbatimit individual dhe jo kolektiv të ligjeve të lustracionit. Së dyti, duhet të garantohet e drejta e mbrojtjes, prezumimi i pafajësisë derisa të provohet fajësia dhe e drejta për t'u ankuar në gjykatë.
Hakmarrja nuk mund të jetë kurrë qëllim i masave të tilla dhe as nuk duhet të lejohet keqpërdorimi politik apo social i procesit të lustracionit që rezulton. Qëllimi i lustracionit nuk është të ndëshkojë njerëzit e supozuar fajtorë - kjo është detyrë e prokurorëve që përdorin ligjin penal - por të mbrojë demokracinë e saposhfaqur, prej tyre.
III. SHQIPTARËT PËR KOMUNIZMIN 2022

GABIMI MË I MADH NUK ËSHTË RËNIA NË KLLAPI, POR MOSZGJIMI PREJ SAJ

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet