Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
FOTO-LAJM/ Veliaj dhe Alibeaj bëhen bashkë për Pashkë, kryebashkiaku e mban 'sekret'
Veliaj shihet teksa përshëndetet me Alibeajn, ndërkohë që krah tij qëndrojnë dhe mjaft socialistë të tjerë.
10 Prill 2023, 09:04Nga F.M
Erion Veliaj, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Zgjedhjet janë afër, por kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti Enkelejd Alibeaj e kanë lënë në plan të dytë luftën për Bashkinë e Tiranës. Dyshja kanë festuar pashkët katolike në një takim që ka bërë bashkë politikanët. OraNews ka publikuar dhe dy foto ku Veliaj shihet teksa përshëndetet me Alibeajn, ndërkohë që krah tij qëndrojnë dhe mjaft socialistë të tjerë.
Sipas OraNews, fotoja është marrë nga një postim i bërë nga kryebashkiaku Veliaj në Instragram, por Dosja.al bëri një verifikim. Në postimet e bëra nga Veliaj, kjo foto nuk gjendet. Postimi mund të jetë fshirë nga Instagrami i kryebashkiakut, por fakti që dyshja kanë festuar bashkë, qëndron ende.