LIVE UPDATES
Politike

Berisha: S’ka vend të begatë pa fshat të zhvilluar, Fieri ka tokat më pjellore, por Rama do t’i mbushë me drogë

Sipas Berishës, Rama beson se Shqipëria duhet të mbushet në drogë, në një kohë që Shqipëria është tokë e bekuar. Kreu i PD-së tha se Fieri ka fushën më të madhe të naftës në Europë, ka tokat më pjellore në Shqipëri e Europë, ujërat më të shumta por njerëzit e braktisin këtë vend për shkak të varfërisë.

8 Prill 2023, 20:00 Nga F.M
Berisha: S’ka vend të begatë pa fshat të zhvilluar, Fieri
Sali Berisha

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do të ketë në fokus zhvillimin e fshatrave. I ndodhur në Fier, në prezantimin e kandidatit për Bashkinë e këtij qyteti, Berisha tha se në zbatim të programit të PD, do të ketë një interes madhor për fermerët në të 4 anët e këtij qarku. Kreu i PD-së tha se nuk ka vend të begatë pa fshat të begatë dhe se sipas tij Edvar Kodheli do të bëjë gjithçka për të ndihmuar fermerët e Fierit, për të ndihmuar në organizimin e veprimtarive të tyre, për të lehtësuar taksat që i rëndojnë, për të investuar në sistemin e kanalizimeve, infrastrukturës.

Ai u bëri thirrje fermerëve të Myzeqesë, të kujtojnë sa pak herë ka folur kryeministri Edi Rama për qumështin, lopën, vreshtin, plantacionet e ullishtet dhe se sa shumë herë ka përmendur kanabisin e drogën. Sipas Berishës, Rama beson se Shqipëria duhet të mbushet në drogë, në një kohë që Shqipëria është tokë e bekuar. Kreu i PD-së tha se Fieri ka fushën më të madhe të naftës në Europë, ka tokat më pjellore në Shqipëri e Europë, ujërat më të shumta por njerëzit e braktisin këtë vend për shkak të varfërisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne nuk jemi parti e qendrave të qytetit. Jo ua them këtu haptas, ne nuk kemi asgjë me qendrat, por ne kemi filozofi tjetër, filozofia jonë është që qytetarët kudo që jetojnë duhet të gëzojnë po atë infrastrukturë që gëzojnë edhe lagjet e qytetit.  Pse u ndala unë këtu, sepse Edi Rama në 8 vite ka shpenzuar duke vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme, 2.3 miliardë euro vetëm rrasa guri në qendrat e qyteteve, që po të kishin qenë gurë gjysëm të çmuar nuk do të kushtonin kaq shumë. Dhe që janë bërë në mënyrë absolute, në motivin kryesor për të vjedhur, se shpenzimi për to, të paktën 70% e shpenzimeve janë vjedhur dhe shpërdoruar nga Edi Rama dhe grupi i tij. Ndërkohë Shqipëria rurale nuk ekziston për këtë qeveri. Ju bëj thirrje fermerëve të Myzeqesë, të kujtojnë pak sa herë e kanë dëgjuar atë të flasë për qumështin, lopën, vreshtin, plantacionet, ullishtën. Sa herë e kanë dëgjuar të flasë për kanabisin, drogën, me qindra herë. Ky është kryeministri që beson se Shqipëria duhet të mbushet në drogë, në një kohë që Shqipëria është tokë e bekuar, është një kopsht i vërtetë i Europës Juglindore thoshte Konica.

A e keni dëgjuar të flasë ndonjëherë për fshatin, fshatarët. Po ua them unë, shkon e gjen ndonjë resort agrobiznesi dhe e poston.  Por nuk janë vetëm agrobizneset. Por çdo fermer është një biznes, çdo fermë është një biznes.  Në vitin 2013 Myzeqeja kishte 35 mijë lopë rrace, Shqipëria  eksportonte qumësht falë Myzeqesë. Por çfarë ndodhi, ku shkuan lopët e rracës, çfarë ndodhi me tokën. Hapi kufinjtë me Ballkanin e Hapur, mbushi Shqipërinë me qumësht pluhur, krijoi monopolet private në të gjithë imputet bujqësore dhe fermerit i kushton dengu i barit aq shtrenjtë sa nuk e mban lopën e qumështit më, e ther. Cilat janë mbështetjet që i jep, fermerëve kjo qeveri. Kjo është armike e fermerëve ua them unë.  Po pse është armike se është pak fjalë e ashpër. Është armike sepse e përdor TVSH-në vetëm për të ndëshkuar fermerët shqiptarë. Ka hequr TVSH në blerje dhe e ka vendosur vetëm në shitje. Nuk ka vend në botë që e bën këtë. TVSH me ligj është në blerje dhe në shitje. Për këtë shkak përpunuesit, që të gjithë preferojnë mallin e importit dhe lënë në fushë mallin e fermerit shqiptare. Për të mos folur për subvencionet.  Ishin 5.2 miliardë një vit më parë, zbritën në 3.2 miliardë këtë vit dhe shumica i marrin administrata. Subvencionet për fermerët në Shqipëri, janë 6 herë, 8 herë më të ulëta se në Kosovë se në Maqedoni, se kudo. Kosova subvencionon, çdo hektarë grurë, 400 euro, subvencionon çdo hektar sera 1 mijë euro. Subvencionon çdo hektarë perime në fushë, 500 euro, subvencionon çdo hektar vreshtë, 1 mijë euro, subvencionon çdo lopë 90 euro. Subvencionon çdo kilogramë qumësht 30 cent, subvencionon çdo bletë, 25 euro, çdo dhi, çdo derr, çdo dele, 25 euro. E këto janë më të ulëtat se të tjerët i kanë më të larta. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi i kanë më të larta subvencionet. Kurse ky pothuajse zero, ose disa militantë. Pra ne do të kthemi dhe këta qytetarë të parë do të japin sinjalet e para, përpjekjet e para për fermerët shqiptarë.

Si ka mundësi të ikin nga Fieri, i cili si rreth ka fushën më të madhe të naftës në Europë, ka tokat më pjellore në Shqipëri e Europë, ka ujërat më të shumta, ka brigjet më të bukura, ka njerëzit më punëtor, më të mençur, më të zotë. Po atëherë çfarë ndodh, pse ikin, pse e braktisin këtë vend. Ka vetëm një arsye, varfëria e frikshme në rritje e këtyre 8 viteve. Nga 2007-2014, popullata në Fier dhe Shqipëri rritej nga viti në vit. Po është statistikë e dy viteve më parë kjo që them. Po tani. Rënie katastrofale, sepse në vitin 2013 ne ishim qytetarët me rroga më të  larta në Ballkan. Ne paguheshim më shumë se bullgarët, se rumun, se serbët, malazezët. Po pse paguheshim më shumë ne. Sepse nuk ka vend të pasur se Shqipëria, ua them unë ju, kjo tokë është e pasur se çdo vend në Ballkan dhe qytetarët meritonin plotësisht. Po, po me atë buxhet me ato të ardhura jeni dëshmitarë, u ndërtuan 11 mijë km rrugë, u ndërtuan 1300 shkolla, u ndërtuan qindra sisteme kanalizimesh, qendra shëndetësore e spitale, u ndërtuan mbi 14 impiante të ujërave të zeza, dhe prap se prap, paratë arritën për të dyfishuar rroga e pensione. Ai ishte një qëllim madhor. Ne ishim rropatur në dhjetëvjeçarë dhe shekuj në varfëri, duke jetuar në një tokë të bekuar, në një tokë me pasuri të mëdha, ne nuk meritonim kurrë varfërinë.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen