LIVE UPDATES
Politike

Prezantimi i Luçiano Boçit/ Berisha nga Elbasani: Do ia çjerrim maskën Edi Ramës

Sali Berisha tha shqiptarët do i çjerrin maskën e bamirësit Edi Ramës, duke iu referuar rritjes që ai premtoi se do i bënte pagave dhe pensioneve.

9 Prill 2023, 19:21 Nga k.m.
Prezantimi i Luçiano Boçit/ Berisha nga Elbasani: Do ia
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, më 14 Maj do të konkurrojë me një nga figurat kryesore të tij, nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Bashkë me Ilir Metën, Berisha gjithashtu mbajti një fjalë prezantuese, duke u shprehur se 14 Maji do të përcaktojë fatin e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ku do të jenë përballë monizmi me idealet e pluralizmit. Berisha tha shqiptarët do i çjerrin maskën e bamirësit Edi Ramës, duke iu referuar rritjes që ai premtoi se do i bënte pagave dhe pensioneve.

"Sot ai, këto ditë për të fshehur fytyrën e hajdutit të shëmtuar ka vendosur maskën e bamirësit, dhe iu thotë pensionistëve: ja ku keni një pesë mijë leksh. U thotë infermierëve dhe policëve, se aq e kaq do rrisë rrogën. Tani do t’iu them unë pensionistëve dhe rrogëtarëve, se vetëm me bordet komuniste. Me çmimet që rriti me bordet e naftës, të ushqimeve, sipas ekonomisë ai ka grabitur 430 mijë lekë çdo qytetari. Një rrogë. Pra, njeriu që premtoi rrogën e 13-të, mori edhe rrogën e 12-të, ua vodhi qytetarëve. Tani, dua t’i them këtu. Ligji elektoral është ligj elektoral. Ti vërtetë ke vendosur maskën e bamirësit, por të garantoj se më datë 15 maj do të të çjerrim çdo maskë dhe do të të nxjerrim para shqiptarëve fytyrën e shëmtuar që ke. Një hajdut që nuk njeh ligj. S’ke moral, s’ke standart. Ka ligje elektorale, ka norma elektorale në çdo vend dhe në çdo komb që ti i shkelmon dhe mendon se do t’i kalosh ato me maskën e bamirësisë. Mbaje mend këtë fjalë, ja ku jemi: Më 15 maj maskën do të ta çjerrim! Qytetarë dhe qytetarë të Elbasanit. Kjo varfëri në rritje ka një shkak dhe vetëm një: vjedhjet që bën! Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton një kilometër rrugë në fushë 24 milionë euro, në një kohë kur në Gjermani ndërtohen me 2 deri në 3 milionë euro. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton Shkollën me 6 milionë euro, në një kohë kur në Paris dhe në Berlin ndërtohen me 700 mijë euro,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E SALI BERISHËS: 

Është në detyrimin tonë, të secilit prej nesh të shtrojmë pyetjen. Çfarë ndodhi në 8 vite? Pse kjo braktisje masive nga shqiptarët e Shqipërisë? Në shumë aspekte mund të analizojmë, por monizmi është sistemi i shtypjes, i mohimit të vlerave. Është sistemi i asfiksisë së shoqërisë. Pluralizmi politik ka faktuar në të gjitha kohërat, është sistemi i mundësive, zhvillimit, begatimit të shoqërive. Monizmi i cilitdo natyre qoftë, ideologjik, marksist, leninist, teokratik, apo mobokratik, ky i fundit, i bazuar në bandat, vjedhjet, drogën. Zhvilim nuk kanë. Ndalojnë kohën, janë të pamëshirë.

Mendoni për një moment Elbasanin. Çfarë zhvillimesh ka patur në 9 vite kjo krahinë? Ka patur një rrangall në Papër, që herë punon dhe herë nuk punon. I shkundur, teknologji e viteve 1970, me hirin e tij toksik helmon qytetin, në një kohë kur ju të gjithë keni paguar taksa dhe shumë më të larta se më parë. Në një kohë kur qytetarët e Elbasanit kanë paguar taksa dy deri në pesë herë më të larta se më parë. Në një kohë kur fermerët e Elbasanit kanë falimentuar njëri pas tjetrit, sepse nuk kanë asnjë përkrahje nga qeveria. Në një kohë kur universiteti mezi mbahet, arsimi është shtetëzuar bëhet pronë e PS. Atëherë, çfarë ndodh? Ky monizëm duhet të pësojë fatin e të parit. Ndaj dhe këto janë zgjedhjet e jetës tonë, nga 1992 e deri më sot, më të rëndësishme. Ju jeni misionarë të përmbysjes së monizmit dhe rivendosjes së pluralizmit. Miqtë e mi!

Pse ikin shqiptarët? Themelore, shkaku më kryesor i ikjes së tyre është varfëria e frikshme, varfëria në rritje. Në 2008, ne kombi më i varfër i planetit që ishim në 1992, gjithesëj me 4 dollarë për frymë, dhe Sali Berisha që flet sot para jush president, kishte një rrogë 16 dollarë. Në 2008 u ngjitëm, me lumenj të djersës suaj, me reforma, me përpjekje. U vendosëm në familjen e OKB me të ardhura të mesme të larta. Në 2012, shqiptarët ishin qytetarët më të paguar të Ballkanit, Në 2005-2013 u ndërtuan 11 km rrugë, mijëra shkolla, qendra shëndetësore dhe punëra të tjera publike u kryen. Kjo, jo se kishte para më shumë se këto 8 vite, përkundrazi. Paratë ishin më pak, sepse ne borxh morëm gjithsej rreth 4% të prodhimit të brendshëm, kurse Edi Rama në këto 8 vite, ka rritur borxhin me 43%. Ka marrë 5 milirdë euro borxh. Edi Rama në këto 8 vite, ka vjedhur qytetarët sa asnjë kryeministër në Europë dhe në botë.

Sot ai, këto ditë për të fshehur fytyrën e hajdutit të shëmtuar ka vendosur maskën e bamirësit, dhe iu thotë pensionistëve: ja ku keni një pesë mijë leksh. U thotë infermierëve dhe policëve, se aq e kaq do rrisë rrogën. Tani do t’iu them unë pensionistëve dhe rrogëtarëve, se vetëm me bordet komuniste. Me çmimet që rriti me bordet e naftës, të ushqimeve, sipas ekonomisë ai ka grabitur 430 mijë lekë çdo qytetari. Një rrogë. Pra, njeriu që premtoi rrogën e 13-të, mori edhe rrogën e 12-të, ua vodhi qytetarëve. Tani, dua t’i them këtu. Ligji elektoral është ligj elektoral. Ti vërtetë ke vendosur maskën e bamirësit, por të garantoj se më datë 15 maj do të të çjerrim çdo maskë dhe do të të nxjerrim para shqiptarëve fytyrën e shëmtuar që ke. Një hajdut që nuk njeh ligj. S’ke moral, s’ke standart. Ka ligje elektorale, ka norma elektorale në çdo vend dhe në çdo komb që ti i shkelmon dhe mendon se do t’i kalosh ato me maskën e bamirësisë. Mbaje mend këtë fjalë, ja ku jemi: Më 15 maj maskën do të ta çjerrim! Qytetarë dhe qytetarë të Elbasanit. Kjo varfëri në rritje ka një shkak dhe vetëm një: vjedhjet që bën! Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton një kilometër rrugë në fushë 24 milionë euro, në një kohë kur në Gjermani ndërtohen me 2 deri në 3 milionë euro. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ndërton Shkollën me 6 milionë euro, në një kohë kur në Paris dhe në Berlin ndërtohen me 700 mijë euro.

Shqipëria është i vetmi vend në botë me një kryeministër që blen vazon e drurit 4 milionë euro. Që shpenzon 22 milionë euro me avion. Një kryeministër që nuk ka shpirt, s’ka ndjenja njerëzore për qytetarët e tij. Një kryeministër dhe një qeveri shikon te qytetari viktimën që e ka vjedhur, dhe e urren atë. Edhe ne, në 14 maj do t’i presim atij biletën që meriton. Duke përfunduar, ju bëj thirrje. Këto ditë që kemi përpara, si misionarë të vërtetë të çojmë në çdo familje të Elbasanit, te çdo qytetar programin e Luçiano Boçit. Programin e nryshimit të thellë të Elbasanit. Programin e interesave qytetare. Programin e zhvillimit të këtij qyteti të bekuar. Programin e respektimit të dinjitetit të qytetarëve dhe rikthimit të elbasanasve. Programin e rikthimit të shpresës dhe besimit te Elbasani. Programin e rikthimit të pluralizmit politik në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit