Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se pezullimi nga detyra nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se funksioni i ministrit nuk është e drejte themelore e njeriut. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se pezullimi nga detyra nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese.
Ai tha se neni 103 i Kushtetutës thotë se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetëve dhe kjo është interpretuar nga vetë Edi Rama dhe Belinda Balluku si imunitet për pezullimin. Lideri i PD-së tha se ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe se mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese.
"Neni 103 i Kushtetutës, paragrafi i tretë thotë se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetëve dhe kjo është interpretuar nga disa lakej të qeverisë dhe nga vetë Edi Rama dhe Lubi Balluku si imunitet për pezullimin. Është absolutisht pa bazë dhe e gënjeshtërt. Termi imunitet përdoret disa herë në Kushtetutë në kontekstin e mbrojtjes që gëzojnë institucionet të ndryshme kushtetuese si Avokati i Popullit, gjykatësi, etj, ndonëse Kushtetuta nuk ka një përkufizim unik për çdo rast. Me rastin e deputetit, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend. Pra, ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Të deputetit. Pra, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend, votat e dhëna, ushtrimin e funksionit në kolegjialitet parlamentar, pra të gjitha këto i mbron imuniteti parlamentar. Kjo mbrojtje përkthehet në mënyrë specifike nga Kushtetuta si garanci ndaj heqjes së lirisë të çfarëdo forme, kontrolli të banesës pa autorizim të parlamentit. Për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, imuniteti kufizohet tek mbrojtja për mendimet e shprehura dhe vendimet e dhëna, me kusht që këto të mos jepen për një interes vetjak ose në keqbesim.
Po kështu për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, neni 137, kryetarin e KLSH, neni 65, Avokatin e Popullit, neni 61/3, në të gjitha këto raste, mbrojtja që jep Kushtetuta është specifike. Pra ajo i përcakton fushat ku shtrihet mbrojtja. Në rastin e deputetit, mbrojtja përfshin dy kategori. Heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit. Kontrollin e banesës pa autorizim të Kuvendit. Kurse funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut. Nuk përfshihet kërrkund veçse në mendjen e sëmurë të hajdutëve Rama-Balluku. Mbrojtja quhet e plotë nëse respektohen këto dy kategori. Pra liria në çfarëdo dhe kontrolli i banesës. Por ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe për pasojë, mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese. Këta shkojnë edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin e mbajnë përpjetë. Guxojnë edhe t’i drejtohen gjykatës pasi janë kapur me presh në dorë." tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se dyshja Rama-Balluku kërkon të p&...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë përkohësisht nga qelia për t’u paraqitur sot ...
Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale është mbledhu...
Rama, Balluku,foto ilustruese TIRANA- Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancë paraprake për ankimin e qeverisë ...
Ilir Meta TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca e radh&e...
Flamur Noka KAMËZ- Një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratike në degën Kamëz–Paskuqan është shoq&...
Foto ilustruese Shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur ndjeshëm gjatë viteve 2021–2024, por realiz...
Albin Kurti KOSOVË- Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zgjedhur Albin Kurtin si kandidat për kryeminist...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, vendosi shpalljen “zonë me përparësi zhvillim...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka miratuar disa ndryshime, në rang ...