LIVE UPDATES
Politike

Fushata në rrjetet sociale! Kandidatët shpenzuan gjysmë milioni dollarë, Veliaj harxhoi 18 mijë dollarë, Meta 8 mijë dollarë

Nga 2021 kur Facebook ka filluar monitorimin janë gati 562 mijë dollarë të harxhuara, ndërsa Top Channel ka analizuar dhe 90 ditët e fundit, për fushatën lokale.

13 Maj 2023, 12:28 Nga A.B
Fushata në rrjetet sociale! Kandidatët shpenzuan gjysmë milioni
Rrjetet sociale

TIRANË- Fushata politike përveç se terrenit ka edhe një tjetër fushëbetejë, atë të rrjeteve sociale. Në një përpjekje për të arritur audiencat e reja, kandidatët sponsorizojnë postimet e tyre elektorale për të fituar avantazh ndaj kundërshtarëve.

Nga 2021 kur Facebook ka filluar monitorimin janë gati 562 mijë dollarë të harxhuara, ndërsa Top Channel ka analizuar dhe 90 ditët e fundit, për fushatën lokale.

Fushata në rrjetet sociale! Kandidatët shpenzuan gjysmë milioni

Kështu nga përllogaritjet, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka harxhuar më shumë para se Partia Socialiste, edhe pse diferenca është e ngushtë. Në total partitë bashkë edhe me KQZ-në, kanë harxhuar rreth 103 mijë dollarë në financime për fushatat e tyre në 90 ditë në 12 qarqet e vendit. Sa i përket renditjes së qarqeve në krye qëndron Tirana me 56 mijë dollarë të harxhuara, ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça dhe Fieri.

Për kandidatët specifikë shumat më të mëdha janë harxhuar nga Erion Veliaj me 18 079 dollarë, por postimet e tij janë sponsorizuar nga Partia Socialiste e Tiranës. Pas tij, vjen kundërshtari në garë Belind Këllici që ka harxhuar rreth 13 821 dollarë te cilat i ka paguar vetë. Edhe bashkëpunëtori i Këlliçit, Grigels Muçollari rezulton se ka harxhuar rreth 3 mijë dollarë për fushatën e kandidatit të Bashkë Fitojmë.

Nga kampi i socialistëve kandidatja e Durrësit, Emiriana Sako vjen e dyta në radhë për shpenzimet me 5 125 dollarë paguar nga Partia Socialiste, ndërsa pas saj vjen Benet Beci i cili paguan privatisht. Një strategji e ndjekur nga socialistët është dhe financimi i kandidatëve nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, PS Shqipëri me 204 mijë ndjekës ku ka harxhuar në 3 muaj rreth 7381 dollarë.

Sa i përket kampit opozitar të bashkë fitojmë, Ilir Meta është politikani me aktiv me 8840 dollarë të harxhuara, i cili ka sponsorizuar takimet e tij por edhe ato të kandidatëve të ndryshëm.

Pas tij vjen kandidati i Shkodrës Bardh Spahia me 4226 dollarë të harxhuara. Ndërkohë pas tij vjen Luciano Boci me 1220 dollarë dhe 11 kandidatë të tjerë të koalicionit opozitar që kanë investuar më pak se 1 mijë dollarë për fushatat e tyre.

Edhe partitë që garojnë të pavarura kanë shpenzuar në Faccebook për Reklama politike. Më aktivi është Endri Shabani nga Nisma Thurje me 2402 dollarë, ndjekur nga Lëvizja Bashkë dhe PDIU. Pas tyre vjen Dashamir Shehi dhe Agron Duka./Marre nga Top Channel

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet