Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Gara për kreun e Forumit Rinor në Partinë Demokratike, zyrtarizohen 6 kandidatët (EMRAT)
Dita e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të PD do të jetë 1 tetori 2022.
31 Korrik 2022, 13:15Nga A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Miratohen kandidaturat për lidershipin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. KQZ në FRPD ka njoftuar se fushata zgjedhore do të jetë e hapur nga data 1 gusht deri në 30 shtator. Ndërkohë kandidatët për këtë post janë: Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi.
Dita e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të PD do të jetë 1 tetori 2022.
DEKLARATA E FORUMIT RINOR TË PARTISË DEMOKRATIKE:
Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022. Për njoftimet dhe përditësimet më të fundit na ndiqni në rrjetet tona sociale.