LIVE UPDATES
Politike

Gazetari i BILD këmbëngul: Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur non grata Berishën, e kam me fakte dhe dokumente nga drejtësia amerikane

Herbert Bauernebel shprehet se faktin që ai denoncon në artikull, se Edi Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur non grata Sali Berishën, është e bazuar në fakte dhe dokumente nga drejtësia amerikane.    

10 Shkurt 2023, 19:49 Nga F.M
Gazetari i BILD këmbëngul: Rama ka përdorur FBI-në për
Herbert Bauernebel

TIRANË- Herbert Bauernebel, gazetar i BILD dhe autor i shkrimit në gazetën gjermane këmbëngul se kryeministri Edi Rama ka ndikuar që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të shpallej non-grata. Në një intervistë nga New York-u për Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Bauernebel rrëfeu se si nisi investigimi dhe ku i bazon dyshimet në artikull. Ai tha se dyshimet nisën prej dy aktakuzave, një në New York për lidhjet e tij me oligarkun rus Deripaska dhe aktakuza nga Uashington D.C që merret me kontaktet e tij me kryeministrin Rama e Dorian Duçkën në Shqipëri. Herbert Bauernebel shprehet se faktin që ai denoncon në artikull, se Edi Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur non grata Sali Berishën, e ka të bazuar në fakte dhe dokumente nga drejtësia amerikane.    

Intervista

Armela Ferko: Çfarë të dhënash keni ju në raport me dosjen mbi të cilën është ngritura akuza për McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë?

Herbert Bauernebel: Ajo që mund të mësojmë prej aktakuzave që formulohet në mënyrë jo të saktë, se agjenti akuzohet vetëm me krimin e mundshëm nëse dënohet se nuk ka raportuar për të gjitha aktivitetet e tij shtesë jashtë pune, nuk i ka raportuar te shefat e tij te FBI. Ka tre pjesë kritike në këtë akuzë kundër McGonigal dhe pasojat e mundshme për politikanët në Shqipëri. Një incident që përshkruhet në aktakuzë që McGonigal ka folur me Ramën për licencat me naftën. Nuk është ende e qartë se për cilat kompani po lobonin. Pjesa e dytë përfshin një situatë ku një politikan dhe bniznesmen shqiptar ka kontaktuar McGongial se jeta e tij ishte në rrezik dhe ishte një plan për ta lënduar atë person. Dhe e treta është se McGonigal ishte i përfshirë në një kërkesë të mundshme prej kryeministrit për të lobuar një lobist i cili po lobnte në SHBA për të mirën e një partie opozitare në Shqipëri. Kjo është pjesa më interesante e kësaj aktakuze, se gjithë informacionet e tjera që po hetohen momentalisht jo vetëm prej sistemit të drejtësisë, por edhe prej gazetarëve.  Siç përmenda edhe më parë, aktakuza është disi jo e saktë. McGonigal këtu në Nju jork ishte zyrtar shumë i lartë i FBI dhe disa prej hetimeve përfshijë informacione të klasifikuara sa i takon Deripaskës, përkundrejt asaj të Shqipërisë. Ka informacion sensitiv sidomos në lidhje me qeverinë e SHBA. Ndaj këto aktakuza nuk janë aq të sakta sac do të shpresonte një gazetar apo një qytetar. Por duket se në terma më të gjeëra McGonigal po punonte për zotin Rama dhe ndihmoi dukshëm që të facilitonte interesat e Shqipërisë këtu në SHBA, sa i takon të paktën kryeministrit. 

Armela Ferko: Ju hidhni dyshime se shpallja non grata e Berishës ka ndodhur gjatë kohës që McGonigal ishte në detyrë. Çfarë dini më shumë rreth kësaj çështje?

Herbert Bauernebel: Kjo është një fushë shumë interesante dhe i përket pjesës së tretë të akuzave kundër McGonigal dhe pasojave të mundshme me kryeministrin Rama. Kjo bazohet pjesërisht në dokumente prej departamentit të drejtësisë amerikane dhe kërkimeve të gazetarëve këtu në SHBA. 

Armela Ferko: Në aktakuzë siç dihet flitet edhe për Agron Nezën e Dorian Duçkën. Ju thoni se Duçka është person kontaktues i Ramës me politikanë gjermën. Çfarë dini më shumë rreth këtyre lidhjeve të Dorian Duçkës me politikanë gjermën?

Herbert Bauernebel: Kjo pjesë është e ditur prej kolegëve të mi në Berlin, që kanë kontribuar në këtë histori. Ata janë në dijeni të aktiviteteve të tij dhe kanë burimet e tyre të informacionit. Kjo pjesë është shkruar prej meje dhe një kolegu në Berlin. Pjesë e hetimeve janë bërë prej selisë tonë në Berlin. 

Armela Ferko: Ju e keni titulluar artikullin "Agjent i korruptuar, tërmet Ballkanik në Berlin. Pse u zgjodh ky titull dhe si afekton ambientin politik të Gjermanisë kjo çështje?

Herbert Bauernebel: Sigurisht çdo çështje ndërkombëtare duket që përfshin çdo vend në Europë dhe ka një lidhje gjermane. është tërësisht e paqartë nëse në ndonjë mën yrë lidhje me hetimet kriminale këtu në SHBA. Duket qartë se Duçka kishte lidhje me shumë persona në botë dhe një prej lidhjeve të çon në Gjermani. Përmendet në një prej dosjeve, përmendet se në një prej atyre takimeve sa i përket disa aktiviteteve që përshkruhen në aktakuzë, po ndodhnin edhe ato në Gjermani. 

Armel Ferko: Ka patur takime McGonigal në Gjermani? Ka të dhëna, prova?

Herbert Bauernebel: McGonigal nuk duket se ka takuar dikë në Gjermani. Mendoj se ishte një takim mes Duçkës ndoshta dhe një personi tjetër në Gjermani, përsa tregojnë dosjet. Takimet e McGonigal kanë ndodhur ose në New York ku është takuar me kryeministrin dhe në Vjenë me personat e tjerë të lidhur me Shqipërinë dhe sigurisht në Tiranë. 

Armela Ferko: Për t'u kthyer te Dorian Duçka, mbi bazën e informacioneve që ju keni, a ka fakte apo dyshime që Dorian Duçka që lidhjet e tij me politikanë dhe mediat gjermane t'i ketë përdorur për interesat politike të kryeministrit të Shqipërisë, Rama, keni dijeni nëse ka ndonjë hetim në këtë drejtim? Nëse jo, mendoni se drejtësia gjermane duhet të nisë hetim për këtë çështje?

Herbert Bauernebel: Mendoj se në këtë fazë është shumë herët që të flasim dhe të bëjmë gjithë këto lidhje. Jemi thjesht duke filluar të kuptojmë sa i madh ishte ky rrjet. Këtu në SHBA sapo kanë filluar. Na duhet të presim që të shikojmë se çfarë do të tregojnë hetimet e mëtejshme. Një informacion që doli nga New York Times që për shkak të skandalit McGonigal dhe hetimeve, informatorët e FBI në Kinë janë zhdukur së fundmi, aq e lartë dhe aq e rrezikshme janë këto hetime të mundshme me persona në botë.  

Artikulli juaj mori një vëmendje shumë të gjerë shumë shpejt në Shqipëri, por u vu re që pas një ore ky shkrim nuk gjendej online. Çfarë ka ndodhur?

Herbert Bauernebel: Edhe unë u habita për këtë, por çfarë ndodhi nuk është me natyrë të çuditshme, ishte një gabim. Artikulli ishte caktuar për botim në fundjavë dhe për shkak të një gabimi njerëzor u botua më herët dhe do të kthehet online në fundjavë, siç ishte planifikuar.

BILD-i gjerman hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, të cilin e ‘shënjestroi’ si personin që ka përdorur Byronë Federale të Hetimit (FBI) për të shpallur non-grata kryedemokratin Sali Berisha. Por, vetëm një orë pas publikimit, shkrimi u fshi. Gjithsesi, gjithçka duket se ka qenë aksidentale dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë gazetari. Herbert Bauernebel, gazetari që publikoi dhe fshoi sot artikullin në BILD, thotë se arsyeja e fshirjes së artikullit është thjesht se ai u publikua më herët se ç'ishte planifikuar. Bauernebel shton se artikulli do të jetë nesër në faqen e medias gjermane, njësoj siç u publikua sot.

herbert bauernebel bild charles mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje